• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rihapet edhe njëherë koncesioni/ Qeveria “fsheh” taksën e rrugës së Kombit. Kostoja e mirëmbajtjes, nga 43-48 mln euro

17:19 : 10/04/2016
në KRYESORE

Ministria e Transporteve ka rihapur edhe njëherë shpalljen për dhënien me koncesion për 30 vite për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit. Sipas dokumenteve në Agjencinë e Prokurimit Publik, qeveria synon të japë një koncesion për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e Autostradës Milot – Morinë. Megjithatë, sipas dokumenteve që disponon Boldnews, në këto dokumente nuk është vendosur ende tarifa sa duhet të paguajnë mjetet që do të kalojnë në këtë autostradë.

Kjo autostradë përbën pjesë të rrjetit kombëtar të rrugëve dhe përbën projektin më të madh inxhinierik të ndërtuar në historinë e Shqipërisë. Duke lidhur Milotin, afërsisht 60 km në verilindje të Portit të Durrësit në Adriatik, me Morinën në kufirin me Kosovën, rruga përbën seksionin qendror të Autostradës më të gjerë Shqipëri – Kosovë, duke lidhur Durrësin me Prishtinën.

Sipas qeverisë, objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari i ardhshëm do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit. Koncesionari i ardhshëm do të grumbullojë dhe mbajë të ardhurat nga taksat e rrugës dhe si shkëmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar masat e përmirësimit të autostradës, të ndërtojë një Urë të re mbi Drin në Kukës, dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeo-teknike të stabilizimit.

Në dokument thuhet se në momentin e dorëzimit të ofertës, ofertuesve të mundshëm do tu kërkohet të dorëzojnë një sigurim oferte në shumën prej 250.000 euro. Afati i dorëzimit të kërkesës për kualifikim është data 9 maj 2016, në orën 15:00.

Mësohet se autostrada përmban 57 ura dhe 5 mbikalime. Nga 57 urat, 37 janë me dy vija kalimi për secilën anë, 16 janë me një kalim të vetëm, dhe pjesa tjetër janë duke u ndërtuar nga qeveria. Mësohet se objektivat kryesorë të koncesionit janë përmirësimi i autostradës, në veçanti punimet për stabilizimin e pjerrësive, dhe operimi dhe mirëmbajtja efikase e saj.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Mësohet se Ministria e Transporteve dhe këshilltarët e saj kanë përfunduar disa analiza. Është bërë analiza e trafikut dhe studimi i leverdishmërisë të taksave rrugore, që përfshijnë numërimin e automjeteve, intervista me përdoruesit e rrugës, anketat e gatishmërisë për të paguar, intervista me kompanitë e transportit dhe parashikime të trafikut dhe të të ardhurave. U bë një studim gjeo-teknik. Ka edhe një projekt konceptual të urës së re të Drinit. “Vlerësimet aktuale paraprake të vlerës së përgjithshme të investimit të ri kapital, duke përjashtuar mirëmbajtjen e madhe dhe shpenzimet kapitale të zëvendësimit, janë nga 43 deri në 48 milion euro” thotë ministria e Transporteve.

RFQ_Milot-Morine_

(B0ldnews)

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Fishekzjarrët e Edi Ramës në qiellin gri të Tiranës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025

Al Ittihad shpallet kampion në Arabi, festojnë Mario Mitaj dhe Benzema

22:38 : 15/05/2025

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

22:26 : 15/05/2025

Mbërrin në Rinas presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

22:26 : 15/05/2025

Vllaznia dështoi në finalen e titullit, mesfushori “braktis” kuqeblutë

22:21 : 15/05/2025

“Rama fitoi me gogolin Berisha”/ Qori: Kemi marrë rezultat dinjitoz, por meritonim më shumë!

22:18 : 15/05/2025

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

22:17 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com