• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Eurodeputeti Kukan: Rasti “Prenga” i papranueshëm për BE-në

18:46 : 06/04/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Eurodeputeti Eduard Kukan, ka bërë të se raste si i ai deputetit Armando Prenga janë të papranueshme për BE­-në dhe nuk duhen të përsëriten në zgjedhjet e ardhshme. Kukan shpjegon edhe insistimin e tij për amendamentin për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH­së. Rezoluta për Shqipërinë do të diskutohet në 13 prill dhe do tê votohet në 14 prill në seancë plenare të PE­së. Në një intervistë për ABC Neës Kukan bëri të ditur se do të prezantojë një amendament të ri për rezolutën e integrimit të Shqipërisë në BE për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ju jeni raportuesi në hije i rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, e cila nuk pati vëmendjen e duhur gjatë aprovimit në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, duke qenë se aprovimli i saj ndodhi ditën e shpërthimeve terrorriste në Bruksel. Cili është mesazhi kryesor që përçon kjo rezolutë?

Rezoluta për Shqipërinë ka për qëllim inkurajimin e palëve për të vazhduar përgatitjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Jam i kënaqur me përmbajtjen e rezolutës dhe besoj, se se do ta aprovohet ne seancën plenare javën e ardhshme pa ndryshime.

Ju keni prezantuar dy amendamente. Një prej tyre ka të bëjë me lirinë e shtypit. Nuk jemi mësuar t’ju dëgjojmë të ndërhyni për këtë çështje. Pse insistuat për këto amendamente?

Njëri prej amendamenteve ka të bëjë me emërimin e drejtorit të Radio Televizionit Publik dhe u aprovua. Mund t’ju them, se nuk ishim në një mendje me zotin Fleckenstein për këtë, ndërkohë që ne jemi përgjithësisht dakort mbi gjithçka. Unë e pashë të rëndësishme të insistoja mbi këtë, sepse versioni i proçedurës për emërimin është aprovuar katër vite më parë me insistimin e partisë socialiste. Dhe tani është pikërisht partia socialiste që e ndryshon këtë. Amendamenti u aprovua dhe jam i kënaqur për këtë. Ai shpreh shqetësimin për emërimin e drejtorit të RTSH­së, pasi nuk është korrekte që të ndërrohen gjërat në varësi të faktit nëse je në opozitë apo mazhorancë. Çdo qeveri duhet të mësojë që parime të tilla nuk vlejnë vetëm gjatë mandatit qeverisës, por ato kanë jetëgjatësi përtej mandatit qeverisës.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Ju do prezantoni një amendament të ri në seancën plenare. Pse?

Unë do të prezantoj një amendament lidhur me paragrafin për refomën zgjedhore. Ky amendament do të përforcojë gjuhën e përdorur në rezolutë sipas të cilës, institucionet e Bashkimit Europian presin zgjedhje të lira dhe të ndeshme në Shqipëri, që të njihen nga të gjithë dhe që të konsolidojnë situatën e brendshme në Shqipëri.

Lidhur me proçesin e dekriminalizimit, zoti Fleckenstein dhe ju keni luajtur një rol të pamohueshëm si ndërmjetësues të ligjit për dekriminalizimin. Pika kyçe aktualisht mbetet zbatimi i këtij ligji. Si po shkon zbatimi në këndvështrimin tuaj ? Zoti Fleckenstein ka shoprehur shqetësim për rastin Prenga. Ju ç’mendoni ?

Raste të tilla janë të papranueshme. Fatmirësisht, zoti Prenga nuk merr më pjesë në punimet e Kuvendit, përndryshe do të kishte qenë shumë e vështirë të pranohej kjo situatë. Por të gjitha aktet nënligjore të dekriminalizimit, janë aty që situata të tilla të mos përsëriten. Nuk duhet të ketë më persona me të shkuar kriminale në zgjedhjet parlamentare. Shoh që tek tuk ka ende probleme, por Bashkimi Europian do të insistojë që ky ligji të zbatohet tërësisht, që të mos ketë më përsëritje të rasteve të tilla, që janë thjesht të papranueshme në këndvështrimin e BE­së.

Reforma në drejtësi është parësore për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Edhe komisioneri Hahn gjatë dialogut të nivelit të lartë në Tiranë theksoi, se marrëveshja për këtë reformë mund të çojë në hapjen e negociatave të anëtarësimit. Besoni se do ketë marrëveshje?

Atë që shoh, se të dyja palët janë dakort për rëndësiën e aprovimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi. Secila palë e sheh ndryshe këtë reformë. Ky është problemi, por besoj, se ata janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e reformës. Tani që kemi rekomandimin e Komisionit të Venecias, që njohim qëndrimin e Komisionit Europian dhe SHBA­ve, nuk mbetet tjetër përveçse dakortësia. Nuk mund ta imagjinoj që kjo reformë të mos aprovohet dhe të mos zbatohet. Hapi që duhet hedhur tani është marrëveshje midis palëve. Ne nuk mund të bëjmë më shumë. Forcat nga jashtë nuk mund të bëjnë më shumë.

Ju ju referuat komisionerit me të drejtë, që reforma e drejtësisë, mund të çojë në hapjen e negociatave të anëtraësimit. Kjo nuk do të thotë që kjo do të ndodhi automatikisht. Mos më pyesni, nëse në rast se kjo reformë fillon të zbatohet, atëherë a do të ketë Shqipëria një datë për hapjen e negociatave ? Ajo që mund t’ju them, se është e qartë që pa këtë reformë, nuk është realiste të flitet për hapin e ardhshëm të integrimit europian.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Rrëfimi i dëshmitarit: Ja si e shpëtova pilotin në liqen

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com