• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Reformat e Qeverisë prodhuan vetëm arrestime, burg dhe dosje

10:56 : 03/04/2016
në INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Vetëm tre vepra penale, të konsideruara të lehta, kanë bllokuar thuajse tërësisht sistemin gjyqësor. Ashpërsimi i politikës penale ndaj ndërtimve të paligjshme, drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt dhe vjedhjes së energjisë, më shumë se sa rritjen e sigurisë për qytetarët, ka sjellë rritjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit. Kjo, pasi personat e arrestuar për këto vepra penale, në përfundim të procesit të gjykimit dënohen me gjobë, pasi kanë kaluar disa ditë ose javë në ambjentet e paraburgimit.

Në Gjykatën e Tiranës, mbi 40 përqind e çështjeve në gjykim ose të përfunduara u takojnë veprave të mësipërme penale. Në faqen e gjykatës së kryeqytetit, gjenden të dhënat të përditësuara mbi ecurinë e gjykimeve të veprave të ndryshme penale.

Në bazë të një përllogaritje të proceseve gjyqësore për vitin 2015, në total trupa gjykuese penale në Tiranë ka shqyrtuar rreth 5700 dosje. Prej këtij totali, 2250 dosje, ose thuajse gjysma e tyre, u përkasin vetëm tre veprave penale nga 260 të tilla që janë në Kodin Penal.

Në vitin e kaluar, gjykata e Tiranës ka shqyrtuar 1032 çështje gjyqësore për “Vjedhje të energjisë”; 1052 dosje penale për “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe 170 çështje për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”.

Operacionet policore për evidentimin e këtyre veprave penale, të deklaruara me forcë në publik si zgjidhja më e mirë për qytetarët, në fakt rezulton si mjet efikas për rritjen e financave shtetërore, pasi këto vepra penale në përgjithësi dënohen me gjobë. Por, derisa të përfundojnë proceset gjyqësore, të pandehurit kalojnë disa ditë ose javë në ambjentet e paraburgimit. Ministrat e drejtësisë së qeverisë aktuale, fillimisht Nasip Naço dhe në vijim Ylli Manjani, shpesh janë ankuar publikisht për mbipopullimin e ambjenteve të paraburgimit dhe burgjet, sidomos për shkak të të dënuarve për vepra të lehta penale.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Dhe në fakt, statistikat vjetore mbështesin shqetësimin e krerëve të ministrisë së Drejtësisë, ndërkohë që frika nga burgu është e përligjur, falë fjalorit të ashpërsuar të kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ngarkesa për trajtimin e këtyre veprave penale, të konsideruara “të lehta”, krahas gjykatës, ka rritur thuajse në limite volumin e punës edhe për hallkat e tjera të sistemit të drejtësisë.

Fillimisht, Policia e Shtetit, referuar raportimeve të saj periodike dhe javore, duket se e ka vënë theksin e punës së saj pikërisht tek evidentimi i ndërtimeve të paligjshme dhe drejtimit të mjeteve pa patentë ose në gjendje të dehur.

Për ndërtimet e paligjshme, ndërhyrja e Policisë së Shtetit është vlerësuar e nevojshme, për shkak të apatisë së strukturave lokale përgjegjëse për zbulimin e këtyre rasteve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave në shkelje të ligjit. Gjithësesi, ky angazhim policor është një kosto e lartë për buxhetin e shtetit, si edhe për efikasitetin e kësaj strukture në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.

Sa i përket angazhimit policor për sigurinë në rrugë, kjo është një detyrë e saj. Megjithatë, pavarësisht se kuadri ligjor penal për këtë vepër është ashpërsuar ndjeshëm, në bazë të komunikatave zyrtare të Policisë, duket se ato ende nuk kanë dhënë efektin e pritshëm. Numri i personave të arrestuar në gjendje të dehur vijon të jetë konstant.

Ngarkesa e veprimeve policore për këto vepra penale, shton në mënyrë direkte numrin e proceseve hetimore në Prokurori.

Në Raportin Vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, dorëzuar pak ditë më parë në Parlament dhe i publikuar tashmë, këto vepra vijojnë të kenë rritje në aspektin statistikor. Sipas të dhënave të Prokurorisë, për vitin 2015, në nivel kombëtar, janë regjistruar procedime penale dhe janë zhvilluar hetime për rreth 1100 raste të ndërtimit të paligjshëm, rreth 2800 raste të drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt dhe rreth 2100 hetime për vjedhje të energjisë elektrike

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Marina la futbollistin për Getoarin? “E nxonme” dedikim për bukuroshen

TË GJITHA

Përfundon numërimi në Vlorë dhe Berat, sa është diferenca e fitoreve të PS-së

11:11 : 13/05/2025

Përfshihet nga flakët një banesë, ja çfarë dyshohet

11:05 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Korçë, PS fiton me rreth 21 mijë vota diferencë

10:42 : 13/05/2025

Putini ynë

10:40 : 13/05/2025

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

10:37 : 13/05/2025

Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Lushnjë, arrestohet bashkë me të vëllain dhe shokun për mashtrim

10:30 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Lezhë/ PD ruan fitoren, sa është diferenca me PS-në

10:22 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com