Shtohet misteri për pistoletën e Strazimirit, hetohet një tjetër armë e tij

Sipas policisë së shtetit, Gent Strazimiri nuk ka patur në protestë pistoletën që dorëzoi para disa ditësh por një tjetër, të cilën dyshohet se e ka pa leje. Ka qenë një deklaratë e hedhur në Facebook nga një shtetas me emrin Pëllumb Nili, që e çoj policinë të mendoj se Strazimiri ka një tjetër pistoletë. Kjo deklaratë i është dorëzuar Prokurorisë.

Personi në fjalë, Pëllumb Nili ka dëshmuar se arma që mbante deputeti Gent Strazimiri në brez është një pistoletë e dhuruar prej tij, marka e së cilës është “Hekler und Kosh”.

Kjo gjë ka shtuar dyshimet e policisë, e cila e ka marrë në pyetje këtë shtetas që ka deklaruar se u kishte dhuruar dhjetë pistoleta disa shtetasve, mes tyre edhe një armë Gent Strazimirit.

Policia pretendon në materialet e referuara në Prokurori se arma që kishte Strazimiri nuk është arma që ai dorëzoi në polici e për të cilën ai kishte shkelur afatet e dorëzimit, por një armë tjetër.

LEXO EDHE  Vuri zjarrin në tokën e saj, por dogji ullishten e fshatit, procedohet një 45-vjeçare

Këto të dhëna i referohen Prokurorisë nga policia që këmbëngul jo vetëm hetimin e deputetit për armëmbajtje pa leje, por edhe për pranim dhurate.

Aktualisht në Prokurorinë e Përgjithshme për protestën e Liqenit janë kallëzuar nëntë deputetë, që të gjithë për kundërshtim të policisë dhe shkatërrim pronë e tubim të paligjshëm, raporton TCH.

Përpos këtyre veprave, deputeti demokrat Strazimiri është i kallëzuar edhe për armëmbajtje pa leje.

Gazeta TemA raportoi që dje se arma e dorëzuar nga Strazimiri, ishte një tjetër, dhe ajo që ai mbante në protestë.

Kjo gjë tashmë është konfirmuar edhe nga ana e policisë.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here