Ish-kryeministri Berisha ka bërë publik një tjetër shqetësim të qytetarëve. Këtë herë ai publikuar shqetësimin e banorëve të fshatit Gorre të Lushnjës, të cilët prej muajsh kanë probleme me shpërndarjen e pensioneve.
Statusi i ish-kryeministri Sali Berisha
Qytetari dixhtal denoncon:
Vjedhjen me taksen e re dhe shtyrjen prej 15 muaj te pagesave te pensionisteve nga rilindasit. Per me shume lexoni informacionin e tij. sb
“Pershendetje z Sali Berisha.
Un qe ju shkruaj jam nje banore e fshatit Gorre te Lushnjes.
Ne fshatin tone po behet nje padrejtesi shum e madhe nga Posta Shqiptare. Dhe pergjegjesi direkt esht drejtori RILINDAS zoti Arjan Cakalli. Zoti Arjan ne bashkpunim me punonjesin e zyres Postare Gorre ka urdheruar qe cdo pensionisti ti mbahet si taks sherbimi 500 lek te reja, sikur te most mjaftonte kj, gjysherit e mi para 3 ditesh moren shperblimin e vitit 2014 dhe pensionin e nentorit 2015. Nderkoh qe shperblimin duhet ta mernin ne dhjetor te 2014 dhe nderkoh tani duhet te mernin pensionin e muajit qe po kalojme (marsit). Ne e kemi ngritur zerin disa her por z.Arjan Cakalli na ka pritur ne zyr me justifikimin se fajin e kan sigurimet shoqerore.kur shkojm tek Sigurimet shoqerore punonjesit na ngren duart lart dhe na thon drejtohuni postes.
Keto lek te vjedhura padrejtesisht nga punonjesi i postes dhe drejtori i saj ndahen mes tyre dhe ata bejn nje jet luksoze ndersa gjysherit e mi nuk plotesojn leket e ilaceve dhe per me teper i marin pensionet ne fund me respekt.”