• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gafa në Fletoren Zyrtare, 50 vjet burg për një armë pa leje

11:16 : 20/03/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake, prej vitit 2015 dënohet me burgim maksimal deri në…50 vjet. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka si dënime maksimale 35 vjet burgim ose burgim të përjetshëm.
Por, mesa duket,  një lapsus në Fletoren Zyrtare nr. 249 të vitit 2015 në zbardhjen e disa amendimeve të Kodit Penal, të miratuara me ligjin nr. 135/2015, ka sjell një problematikë në zbatimin në praktikë të tij.

Në nenin 17 të këtij ligji, i cili ndryshon neni 278 “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, thuhet shprehimisht: “Prodhimi, shitja, blerja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, tregtimi dhe transportimi i armëve dhe i municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave ose minave pa lejen e organeve kompetente shtetërore dënohet me burg nga pesë deri në pesëdhjetë vjet”.

Në bazë të legjislacionit shqiptar, ligjet hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, në të cilin gjenden të shpallur tekstet ligjore që kanë fuqi detyruese për t’u zbatuar në formën që paraqiten në këtë dokument shtetëror. Pra, në këtë rast, gjykatat shqiptare duhet të marrin parasysh dënimin e personave të akuzuar për veprën penale të mësipërme deri në gjysëm shekulli.

Ky dënim maksimal prej 50 vitesh burgim, siç gjendet i botuar në Fletoren Zyrtare, bie tërësisht ndesh me strukturën e ligjit penal shqiptar, i cili parashikon marzhet më të larta të dënimit për vepra që cënojnë jetën e personave. Në këtë frymë, dënimi maksimal me 50 vjet burgim për armëmbajtje pa leje duket qartë se është një lapsus, i cili duhet gjendur tek hartuesit ligjvënës ose në zbardhjen e tij nga Qendra e Botimeve Zyrtare. Logjikisht, numri 50 duhet të jetë 15 vite burgim, por gjithësesi, ai gjendet i shkruar qartësisht pesëdhjetë në Fletoren Zyrtare.

Por, pavarësisht se mund të konsiderohet si lapsus, ky parashikim ligjor mund të sjellë pasoja të pariparueshme në të drejtat e personave të akuzuar. Gjyqtarët, në pjesën më të madhe të gjendur nën presionin e ekzekutivit për lënien në liri të personave me precedent kriminalë, mund të shfrytëzojnë këtë “lapsus”, por që ka plotfuqshmërinë ligjore, për të treguar ashpërsinë e tyre ndaj kriminalitetit.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Deri më tani, ende nuk është bërë publik ndonjë rast që ndonjë person të jetë dënuar me dënimin maksimal 50 vjet burgim për këtë vepër penale sipas parashikimeve të ligjit 135/2015. Gjithësesi, ai lloj dënimi është në fuqi dhe gjykata, nëse e vlerëson, mund ta aplikojë atë në rastet që e konsideron të arsyeshme.

Neni 278 i Kodit Penal është ndër më të diskutuarit dhe të ndryshuarit gjatë dy viteve të fundit. Qeveria shqiptare, me qëllim ashpërsimin e dënimeve për armëmbajtjen pa leje, e ka ndryshuar tre herë në periudhën 2013-2015, nga një herë për çdo vit.

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese i muajit Shkurt 2016 shfuqizoi amendimet që i janë bërë këtij neni të Kodit Penal në vitin 2013 dhe 2014. Por, ndërkohë ka mbetur në fuqi neni në formën e shkruar para vitit 2013, së bashku me disa amendime të realizuara në vitin 2015. Në ndryshimet e fundit të nenit të Kodit Penal për “armëmbajtjen pa leje”, gjendet edhe dënimi 50-vjeçar, i cili do të duhet të zbatohet, nëse organi që e ka nxjerrë aktin, pra Parlamenti, nuk ndërhyn për të korrigjuar lapsusin.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Tmerr në Milot, makina përplas për vdekje dy persona

TË GJITHA

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025

Berisha denoncon me VIDEO: Patronazhistët blenë vota në Babrru

12:33 : 09/06/2025

Lojëra fati ilegale me makineta dhe celularë, arrestohet administratori i lokalit dhe dy klientët

12:24 : 09/06/2025

Aksident masiv në aksin Elbasan-Librazhd, 6 të plagosur/ Një mjet përfundon në lokal

12:23 : 09/06/2025

VIDEO/ Shkoza dy javë pa ujë, banorët: Ujësjellësi nuk zgjidh problemin, na thonë “lutuni Zotit”

12:07 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com