Kongresi i PS, Mimoza Hafizi: Moszgjedhja e kryetarit të PS, rast flagrant

Deputetja e Partisë Socialiste në Shkodër, Mimoza Hafizi mbajti fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste, duke nxjerrë në pah edhe problemet që ekzistojnë në PS-në e Shkodrës.

Ajo tha se gjatë gjithë këtyre viteve, në PS e Shkodrës janë vendosur kryetarët që s’kanë lidhje me partinë, të cilët i etiketoi ‘aventurierë’.

Sa i përket zbatimit të statutit, Hafizi tha se moszgjedhja e kryetarit të Partisë Socialiste është një rast flagrant.

“E gjendur në kushtet e zhvendosjes së madhe të popullsisë, armikun më të madh PS e Shkodrës e ka pasur brenda vetes. Në këtë 10-vjecar, kjo parti ka patur një radhë kryetarësh të komanduar e të shkarkuar, pa asnjë përfaqësim me bazën. PS u la në dorë aventurierësh pa asnjë lidhje me PS. PS e Shkodrës duhet të ishte barrierë e korrupsionit, a e kemi të tillë? Fatkeqësisht jo! Janë dhe këto nga arsyet e humbjes së Shkodrës në zgjedhje. Beteja ime për qytetin e Shkodrës u bë e padukshme. Kjo situatë me Shkodrën më ka motivuar fort në veprimet që më keni parë ditët e fundit. Kushdo prej jush që e ka ndjekur veprimin e marrë prej nesh duhet ta ketë quajtur të dobishëm. Në fazën 8-mujore të riorganizimit të PS në Shkodër motoja ka qenë ‘jo më fiktivitet’. Ende një pjesë e organizatave në Shkodër nuk janë formatuar. A ka sens që normat të respektohen vetëm në bazë e jo në qendër sic është rasti i moszgjedhjes së kryetarit të partisë. A thuhet kemi hap përpara me PS-në e Shkodrës? Koha do ta tregojë. Ju bëj thirrje të merrni në dorë fatet e partisë”.

LEXO EDHE  VIDEO/ Vasili: Rama jep miliarda për PPP dhe koncensionet, lë pa fonde Gjykatën Kushtetuese


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here