Pronat, pista kryesore për atentatin e bizesmenit të ndërtimit

Biznesmeni i ndërtimit që i shpëtoi dje atentatit, dyshohet nga policia se u qëllua me armë zjarri tip “Tomson”. Në makinë gjatë atentatit ka qenë dhe gruaja e tij, pasi të dy po ktheheshin për në banesën e tyre.

Lulëzim Kazani, ndërtuesi 56­-vjeçar u plagosme dy plumba, në afërsi të banesës së tij te “Komuna e Parisit” në rrugën “Medar Shtylla”. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00.

Policia dyshon se atentati tek Komuna e Parisit u krye nga dy persona, të pajisur me automatikë të vegjël. Pasi kryen atentatin, dy atentatorët i fshehën armët poshtë xhupave dhe u larguan me vrap, sipas policië. Një plumb e preku në bark, ndërsa një tjetër në dorë. Ai u dërgua menjëherë në një spital privat, ku mori ndihmën e parë për plagët. Pas mjekimit, Lulëzim Kazani u mor në pyetje nga policia. Për shkak të errësirës, ai tha se nuk i kishte dalluar mirë vrasësit.

LEXO EDHE  Tërheqje taktike apo presion i ambasadorëve? Rama shtyn miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Disa gjurmë plumbash kanë mbetur edhe në makinën e biznesmenit.

Mjekët kanë thënë mbrëmë se biznesmeni është jashtë rrezikut për jetën. Për këtë arsye, grupi i hetimit ka shkuar mbrëmë në spital dhe ka marrë në pyetje 56­ vjeçarin. Ndërkohë në polici është shoqëruar edhe gruaja e biznesmenit, e cila është marrë në pyetje nga grupi i hetimit. Ajo ka pranuar se i shoqi kishte konflikte pronësie, por pa dhënë detaje.

Kazani e ka disa procese gjyqësore të hapura në gjykatat shqiptare. Objekti i këtyre padive, veç të tjerash, në një rast është edhe përpjesëtimi i pasurisë në lidhje me një pronë 1244 metra katrorë në Tiranë.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here