Dalin detaje të reja të vrasjes mafioze të ish- policit në bllok

Ka qenë ora 22.00 e natës kur u ekzekutua Ajet Zeqaj, 35 vjeçari, ish-efektiv i policisë rrugore. Autori ende i paidentifikuar e ka pritur sa ka dalë nga një lokal bastesh në këtë zonë dhe më pas i ka shkuar nga pas duke e qëlluar një herë në kokë dhe një herë në trup.

Autori ka përdorur një pistoletë me silenciator, të cilën policia e ka gjetur pak metra larg vendit të ngjarjes. Pas ekzekutimit, dyshohet se autori është larguar në këmbë në rrugicat e lagjes.

Sipas policisë viktima, një ish-efektiv i policisë rrugore kishte vetë 20 ditë që ishte kthyer nga Franca. Pistat kryesore të hetimit janë ato të konflikteve të viktimës në Francë. Nuk është lënë jashtë vëmendjes edhe konfliktet familjare. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve afër vendit të ngjarjes.

LEXO EDHE  Vaksinat e gripit stinor, ISHP siguron 400 mijë doza/ Ja kategoritë që përfitojnë

ajet

Skedë/ Kush ishte Ajet Zeqaj

Ajet Zeqaj ishte nga qyteti i Përmetit.

I riu kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga qyteti i Lilës ku jetonte prej vitit 2006.

Para se të largohej për në Francë, Zeqaj ka punuar fillimisht si pjesë e ushtrisë te Forcat Speciale të Ministrisë së Mbrojtjes (1996­1998).

Më pas nga vitin 1999 deri në vitin 2001 ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit si agjent i antikrimit.

Kurse në periudhën 2001­-2002 si punonjës i Policisë Rrugore.

Kurse pas emigrimit në Francë, ka punuar fillimisht si roje sigurie në supermarket.

Në kopertinën e fotografive të profilit të tij në rrjetin social facebook, Ajet Zeqaj, ka vendosur foto nga një vend i shenjtë në Përmet, Teqeja e Baba Aliut.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here