Ligji Antimafia, Prokuroria: Të konfiskohen pronat e Dashamir Gjokës

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e 9 pasurive të paluajtshme, në të cilat përfshihen komplekse tregtare, godina multifunksionale, tokë truall, tokë arë, si edhe një shoqëri tregtare, të gjithë të regjistruara në emër të Dashamir Gjokës dhe familjarëve të tij, për të cilat dyshohet se janë krijuar në bazë të të ardhurave të krijuara nga i pandehuri nga aktivitetit kriminal i “shfrytëzimit të prostitucionit…” dhe “trafikut të lëndëve narkotike…” në Itali.

Për këtë shtetas, pak ditë më parë edhe Prokuroria e Durrësit ngriti akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale…”, ndërkohë që Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e pasurive të tij, në bazë të ligjit “Antimafia”.

Fillimisht, ndaj këtyre pasurive, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive, me leje të Gjykatës për Krime të Rënda, në kuadër të hetimit pasuror që ishte filluar ndaj të pandehurit Dashamir Gjoka.

Gjatë fazës hetimore, i pandehuri dhe mbrojtja e tij paraqitën disa dokumenta jo-zyrtarë, në bazë të të cilave justifikonin faktin se pasuritë ishin krijuar nga huamarrja prej personave të ndryshëm. Në asnjë rast, këto raste huamarrjeje nuk provohen me dokumentacion të rregullt ligjor, duke krijuar bindjen se ato janë fiktive, me qëllim mbulimin e të ardhurave të pajustifikuara.

LEXO EDHE  Zgjedhja e anëtarëve të rinj të KED, reagon Meta

Sa i përket kërkesën për konfiskim, Prokuroria për Krime të Rënda vlerëson se plotësohen kushtet e parashikuara në ligjin Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë” (Ligji “Antimafia”).
Në bazë të hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur në konkluzionin se:

– Së pari, plotësohet kushti i ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm bazuar në indicie, për pjesëmarrjen e të hetuarit Dashamir Gjoka në veprimtari kriminale “Shfrytëzimit të prostitucionit, në rrethana rënduese”, parashkuar nga neni 114/a i Kodit Penal, veprimtari kjo e që fillon që nga viti 1999 në shtetin Italian; gjithashtu dhe kushti i ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm për shtetasin Dashamir Gjoka i cili dyshohet dhe për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të krimit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal