Tuesday, July 5, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Raporti i Crown Agents: Skandali me kontrabandën e makinave dhe pjesëve të këmbimit

12:03 : 09/03/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME
Raporti i Crown Agents: Skandali me kontrabandën e makinave dhe pjesëve të këmbimit

Ekspertëve të Crown Agent kur mbërritën për herë të parë në Shqipëri në fund të vitit 2013 Iu ka bërë përshtypje numri i madh i automjeteve me targa të huaja, kryesisht targa britanike, por edhe italiane, amerikane e të vendeve të tjera.

“Kemi zbuluar mbi 1058 raste të tilla dhe në 90% të tyre besojmë se qëllimi i përdorimit të regjimit të përkohshëm ka qenë për të shmangur pagesën e taksave për importin e automjetit” thuhet në një përmbledhje zyrtare që Crown Agtens, kompania e konsulencës në dogana ka bërë në mbyllje të misionit në Shqipëri. Megjithatë, pasojat shkonin shumë më larg se sa thjesht mashtrim i thjeshtë me të ardhurat, shpjegojnë britanikët.

Jo vetëm që për këto automjete nuk ishin paguar taksat e duhura, por ato as nuk ishin regjistruar në Shqipëri dhe nuk ishin objekt i kontrolleve vjetore për sigurinë e automjetit dhe në shumë raste nuk kishin siguracion të vlefshëm, referohet në raport. “Sigurisht që nuk ekzistonin as në sistemin kombëtar të regjistrimit e për rrjedhojë policia nuk mund të gjurmonte pronarët e tyre në rast se ata kryenin shkelje si dhe shumë prej targave britanike ishin ose të falsifikuara ose të skaduara”, sqaron Crown.

Vetëm në rrugët e Tiranës kemi larguar mbi njëmijë automjete të paregjistruara, për të cilat nuk ishin paguar taksat e figuracioni, ndaj kemi hartuar gjithashtu një Udhëzim të ri, i cili është firmosur nga drejtori i Përgjithshëm, ku jepet më shumë qartësi dhe transparencë rreth kushteve të regjimit, referojnë ekspertët e Crowns. Në maj 2014, një grup operacional i Crown Agents hyri në ambientet e një varreze makinash në zonën e Kombinatit, në Tiranë.

Kjo u pasua nga identifikimi i një sërë automjetesh tregtare të pajisura me targa britanike, të cilat qëndronin të parkuara jashtë. Gjatë kontrollit të ambienteve, grupi operacional mundi të identifikojë edhe një sasi të konsiderueshme pjesësh këmbimi për makina, përfshirë motorë dhe parakolpe të cilat mbanin ende targa britanike. Pronari i varrezës pranoi se nuk ishin paguar detyrimet e importit për asnjë nga automjetet që ndodheshin në ambientet që ai zotëronte.

Lexo edhe:

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

Paralajmëron nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

Ai gjithashtu pranoi se parakolpet me targa britanike u përkisnin disa automjeteve të tjera të cilat kishin hyrë në Shqipëri pa paguar detyrimet, e që ishin blerë (në mënyrë të jashtëligjshme) nga importuesi i parë. Ishte e qartë që ky biznes kishte qenë i përfshirë për një kohë të gjatë në blerjen e automjeteve të importuara nga palë të treta me qëllim çmontimin e tyre për pjesë këmbimi. Ambientet e varrezës u bllokuan dhe detajet e këtij rasti iu kaluan Departamentit Hetimor për procedim të mëtejshëm.

Të gjitha mallrat qëndrojnë tashmë të bllokuara e nën kontrollin e Doganave deri sa ky rast të zgjidhet. “Pas këtij rasti, u gjetën disa ambiente të tilla rreth e qark zonës së Tiranë të cilat kryenin aktivitete të ngjashme (p.sh. automjete me targa të huaja të çmontuara për pjesë këmbimi) pra, automjete që ishin importuar nën Regjimin e Lejimit të Përkohshëm (duke shmangur detyrimet e importit).

Në njërin prej këtyre rasteve u kërcënua edhe familja e njërit prej këshilltarëve tanë nga ana e një shtetasi shqiptar i cili jetonte në Britaninë e Madhe dhe furnizonte një varrezë me makina. Ne mundëm të koordinoheshim me autoritetet britanike dhe ndërmorëm të gjithë hapat e nevojshëm”, thuhet në raport.  Monitor

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
LSI zbulon skenarin e PS-së për zëvendësimin e Llallës: Ja pse është skandal
AKTUALITET

Paralajmëron nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

21:20 : 13/03/2018
Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 përsona
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 përsona

11:42 : 11/01/2018
Aksident tragjik në Cremona, vdes gruaja shqiptare e majorit të karabinierëve
AKTUALITET

Aksident tragjik në Cremona, vdes gruaja shqiptare e majorit të karabinierëve

11:21 : 11/01/2018
Paloka, Rama ka frikë, ja vendimi që ka marrë
AKTUALITET

Paloka, Rama ka frikë, ja vendimi që ka marrë

11:17 : 11/01/2018
Spaho: Dorëheqja e Ruçit, hapi i parë për kthimin e Kuvendit në normalitet
AKTUALITET

Spaho: Dorëheqja e Ruçit, hapi i parë për kthimin e Kuvendit në normalitet

12:33 : 09/03/2018
Para
Koço Kokëdhima këshillon Joleza Kokën (foto)

Koço Kokëdhima këshillon Joleza Kokën (foto)



TË GJITHA

Meta-Pahor: Zgjerimi i BE duhet të vazhdojë me vendet e Rajonit

Meta-Pahor: Zgjerimi i BE duhet të vazhdojë me vendet e Rajonit

16:54 : 05/07/2022
Rregullat e reja në kufirin Kosovë-Mali i Zi, nuk mund të kalohet me certifikatë

Rregullat e reja në kufirin Kosovë-Mali i Zi, nuk mund të kalohet me certifikatë

16:48 : 05/07/2022
Transportonte drogë me Mercedez A Class, arrestohet shqiptari

Transportonte drogë me Mercedez A Class, arrestohet shqiptari

16:45 : 05/07/2022
Botërori i Katarit ndal Kategorinë Superiore, zbulohen datat e pauzës

Botërori i Katarit ndal Kategorinë Superiore, zbulohen datat e pauzës

16:44 : 05/07/2022
Borxhet ndaj një kompanie në Fushë Krujë, përmbarimi sekuestron inceneratorin e Tiranës

Të mashtruar nga inceneratorët, Rruzhdije Meta: S’kemi shtëpi, e jo më biznese

16:38 : 05/07/2022
KPK i kërkon shpjegime prokurorit Sino për bilancet negative dhe profesionalizmin

KPK i kërkon shpjegime prokurorit Sino për bilancet negative dhe profesionalizmin

16:31 : 05/07/2022
Zjarret në masivin pyjor të Krujës, Kasmi: Të qëllimshme, e njëjta dorë që qeveris

Zjarret në masivin pyjor të Krujës, Kasmi: Të qëllimshme, e njëjta dorë që qeveris

16:27 : 05/07/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com