• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vakumi ligjor, ata që kapen me armë pa leje në publik nuk do dënohen?

11:54 : 07/03/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e dispozitave që dyfishonin dënimet për armëmbajtjen pa leje në ambjente publike mund të shkaktojë një konfuzion në praktikë. Në lexim fjalë për fjalë të vendimit të trupës më të lartë gjyqësore shqiptare, duket se personat që arrestohen me armë pa leje jashtë shtëpisë nuk mund të hetohen dhe gjykohen, pasi kjo paligjshmëri nuk gjendet më në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në bazë të Vendimit nr. 9.dt. 26.02.2016, trupa gjyqësore kushtetuese ka vendosur, ndër të tjera, edhe “..Shfuqizimin e…. paragrafit të pestë dhe të gjashtë të nenit 278 të Kodit Penal, shtuar me ligjin nr.144/2013, ndryshuar me ligjin nr.98/2014”. Ky vendim, i cili është botuar në Fletore Zyrtare në dt, 29.02.2016, shfuqizon paragrafët e mëposhtëm të nenit 278 të Kodit Penal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”: (5)Mbajtja e armëve, i bombave apo minave, ose lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e   organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. 6)Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve ose kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Me shfuqizimin e këtyre dy paragrafëve nga ana e Gjykatës Kushtetuese, neni përkatës të jetë me katër paragrafë. Më konkretisht, neni 278, pas 15 ditësh pas botimit në Fletore Zyrtare të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pra, në dt. 15.03.2015, do të jetë: (1)Prodhimi i armëve dhe i municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. (2)Mbajtja e municioneve luftarake, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. (3)Mbajtja e armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. (4)Mbajtja e bombave, minave ose lëndëve plasëse në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në tetë vjet.

Pra, nga ajo çfarë mbetet në nenin 278, Kodi Penal, dënon vetëm ata që arrestohen me armë pa leje në banesë. Ndërkohë, janë përjashtuar nga përgjegjësia penale nëse personat gjenden me armë pa leje në ambjente të tjera jashtë shtëpisë. Dhe ky ndryshim ligjor mund të sjellë një pështjellim në zbatimin në praktikë nga ana e institucioneve ligjzvbatuese, konkretisht Policisë dhe Prokurorisë, pasi nuk do të mund të referojnë në dispozitat penale armëmbajtjen pa leje në ambjente publike (jashtë banesës). Për të minimizuar pasojat që sjell vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mesa duket kërkohet një ndërhyrje urgjente e Kuvendit të Shqipërisë, i cili duhet të amendojë sërish nenin 278 vetëm për të hequr termin “në banesë”. Në këtë mënyrë, neni i Kodit Penal për armëmbajtjen pa leje do të rikthehet plotësisht në gjendjen e tij të mëparshme dhe do të parashikojë dënimin për armëmbajtjen pa leje, pavarësisht fakti se në cilin vend gjendet arma.

Kjo situatë jonormale ligjore, ndikon drejtëpërdrejtë në rastet e armëmbajtjen pa leje në ambjente publike që janë në hetim ose në gjykim. Si Prokuroria, ashtu edhe Gjykata, nuk mund të zhvillojnë procedura hetimore apo gjyqësore pa një dispozitë në Kodin Penal.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Po ashtu, ky vendim i Kushtetueses sjell edhe një pasojë tjetër sa u përket vendimeve të formës së prerë të marrë gjatë kohës që kanë qenë në fuqi paragrafët e shfuqizuar tashmë. Në këto raste, çdo i dënuar me vendim të formës së prerë për “armëmbajtje pa leje” në ambjente publike me marzhet e dënimit të parashikuar në dispozitat e shfuqizuara të nenit 278, do të duhet të kërkojnë rishikimin e vendimit në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit, pasi të konstatojë faktin se dënimet janë dhënë në bazë të paragrafëve të shfuqizuar, do të urdhërojë rigjykimin e çështjes në shkallë të parë. Pra, proceset gjyqësore të kësaj natyre do të rikthehen në spiralen gjyqësore, pavarësisht se kanë përfunduar më parë.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Manipulimi/ Zyra e propogandës së Ramës shpërndan lajmet kundër Blushit

TË GJITHA

Trafik ka kudo, por Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë

14:00 : 21/05/2025

Berisha: Për Oltën, Rama i vë flakën jo Gjylametit, por gjysmës së grupit parlamentar

13:59 : 21/05/2025

“Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar

13:49 : 21/05/2025

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 : 21/05/2025

REL: A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë?

13:23 : 21/05/2025

Berisha: DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën! Votat u plotësuan nga patronazhistët

13:19 : 21/05/2025

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

13:17 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com