• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Kriza e refugjatëve- Maqedonia mbrohet, Greqia dëshpërohet

18:06 : 01/03/2016
në KRYESORE, RAJONI

Gjendje e tensionuar në kufirin greko-maqedonas. Pas shkallëzimit të situatës të hënën, Greqia përgatitet për një grumbullim masiv refugjatësh në ditët e ardhshme, deri në 100.000 vetë, shkruan Deutschewelle.

E hëna (29.02) ishte një ditë e trishtë për Europën që ende nuk po gjen një zgjidhje të përbashkët në krizën e refugjatëve. Qindra refugjatë u përpoqën të hënën në Idomeni të thyenin barrierat në kufirin greko-maqedonas. Policia përdori gazin lotsjellës, situata u shkallëzua, refugjatë të lënduar lehtë, fëmijë që qanin, zemërim, thirrje “Hapni kufijtë”.

Nga ana tjetër e kufirit, policia maqedonase shtoi forcat. Përpjekja e refugjatëve për të prishur gardhin me gjemba që ndan Greqinë me Maqedoninë këtë herë dështoi. Gjendja të martën (01.03) paraqitet e qetë.

Presidenti maqedonas, Gjorgji Ivanov e mbrojti veprimin e forcave maqedonase të sigurisë. “Ne kemi marrë vendimet tona. Në kohë krize çdo vend duhet të marrë vendimet e tij”, është shprehur Ivanov për revistën gjermane Spiegel Online (29.02). Sipas Ivanov po qe se vendi i tij do të kishte pritur për urdhrat e BE-së, “Maqedonia do të ishte përmbytur me refugjatë”. Presidenti maqedonas i lidh vendimet e vendit të tij me bashkëpunimin në rajon. “Gjithmonë nëse një vend më në veri i mbyll kufijtë, atëherë edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë.”

Maqedoni emigrante

Lexo edhe:

Rita Ora rrëfen fëmijërinë e saj si refugjate nga Kosova

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

Steinmeier: Duhet zgjidhje europiane për refugjatët
Pamjet nga kufiri greko-maqedonas kanë sjellë edhe reagime në Gjermani. Ministri i Jashtëm gjerman, Frank- Walter Steinmeier është shprehur se “pamjet janë prova për atë se vërtet bëhen përpjekje për veprime të veçuara kombëtare, por ato nuk të çojnë tek zgjidhja. Tani duhet vepruar me shumë intensitet për të gjetur zgjidhje të përbashkëta europiane.” Edhe kryeministri grek, Aleksis Tsipras është shprehur se Athina do të mbështesë në samitin e 7 marsit BE-Turqi në Bruksel vetëm një zgjidhje europiane dhe një shpërndarje të drejtë të refugjatëve brenda BE-së.

Maqedonia praktikisht e ka mbyllur kufirin, ky vend lejon vetëm pak qindra refugjatë në ditë të kalojnë kufirin, vetëm refugjatë sirianë dhe irakianë. Edhe vendet e tjera ballkanike përgjatë itinerarit kanë vendosur kontigjente ditore. Më shumë se 580 njerëz në ditë nuk lejon as Serbia, Kroacia e Sllovenia. Kjo bën që të rritet bllokada në Greqi, ku mijëra vetë presin të kalojnë kufirin për t’u ngjitur në veri. “7000 vetë para meje presin Më duhet të pres, kjo është një jetë e tmerrshme”, thotë një refugjat irakian.”

100.000 refugjatë në Greqi në ditët e ardhshme
Ndërkohë mediat greke duke u bazuar në njoftimet e rojes bregdetare greke, bëjnë të ditur të martën (01.03) se në portin grek të Pireut priten sërish të vijnë 1000 refugjatë, ndërkohë që në kufirin greko-maqedonas presin më shumë se 8.000 vetë. Ushtria greke po punon me intensitet të lartë për ngritjen e kampeve të reja të pranimit të refugjatëve.Nëse Austria e arrin kufirin maksimal që ka vendosur atëherë kjo nënkupton mbyllje të itinerarit ballkanik dhe grumbullim masiv të refugjatëve në Greqi, prandaj ushtria po ngre 7 kampe të rinj për 20.000 vetë.Grenze Griechenland Mazedonien Flüchtlinge

Athina ndërkohë ka kërkuar 470 milionë euro ndihmë tek Bashkimi Europian për refugjatët. Qeveria greke llogarit me atë që mbyllja e kufirit me Maqedoninë do të bëjë që në ditët e ardhshme të rritet deri në 100.000 numri i refugjatëve në Greqi. Për të përballuar këtë sfidë të re, duhen rreth 8.200 policë dhe punonjës civilë grekë që të regjistrojnë dhe ofrojnë kujdesin e parë për refugjatët.

(Boldnews)

Etiketa: kryesoreMaqedonirefugjate

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Rita Ora rrëfen fëmijërinë e saj si refugjate nga Kosova

14:52 : 15/11/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

21:10 : 02/11/2025
RAJONI

Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoni

14:09 : 01/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025
RAJONI

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

15:09 : 24/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

08:23 : 20/10/2025
Para

I bie vlera, ja sa kushton tani Ronaldo

TË GJITHA

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com