• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BE-ja duhet të shpejtojë procesin e zgjerimit në Ballkan

08:46 : 26/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Kievi ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidatit këtë javë, duke e quajtur atë një moment historik për anëtarësimin në bllok. Disa vende të tjera po kërkojnë anëtarësimin në BE dhe kritikët thonë se Brukseli duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit për t’iu kundërvënë ndërhyrjeve nga Rusia dhe Kina.

Presidenti, kryeministri dhe kryetari i parlamentit të Ukrainës dhanë një mesazh të përbashkët të premten, duke theksuar se integrimi i vendit në BE është tashmë i pakthyeshëm.

“Ukraina është vërtetë e bashkuar. Ukraina po lufton dhe do të fitojë. Do të fitojë Evropa, bota dhe njerëzimi. Lavdi Ukrainës. Lavdi Heronjve”, tha Presidenti Zelenskyy.

Udhëheqësit e BE-së thanë se ky është një moment historik, por paralajmëruan se rruga drejt anëtarësimit të plotë për Ukrainën dhe Moldavinë nuk do të jetë e lehtë.

“Por unë jam e bindur se të gjithë do të reagojnë më shpejt e do të punojnë për të zbatuar reformat e nevojshme”, tha Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Lexo edhe:

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

Zbatimi i këtyre reformave do të jetë i vështirë dhe do të marrë kohë, thotë analisti Andi Hoxhaj.

“Bëhet fjalë për forcimin e sundimit të ligjit dhe të sistemit të drejtësisë. Ata gjithashtu duan të shohin zbatimin një ligji kundër oligarkëve dhe çrrënjosjen e korrupsionit”, thotë ai.

Për momentin, Ukraina është përqendruar në zmbrapsjen e sulmit rus në lindje të vendit. Rezultati i luftës ka të ngjarë të përcaktojë edhe atë të anëtarësimit të vendit në BE.

“A do të jenë në gjendje të lejojnë anëtarësimin në BE të një vendi të madh si Ukraina, e cila do të kishte ende shumë probleme me kufijtë e saj?”, pyet analisti Hoxhaj.

Edhe vende të tjera ish-sovjetike dëshirojnë anëtarësimin në BE. Shpresat e Gjeorgjisë për të marrë statusin e vendit kandidat ashtu si Moldavia, u shuan pasi BE-ja kërkoi reforma të mëtejshme.

Maqedonia e Veriut mori statusin e vendit kandidat 17 vjet më parë, por procesi i integrimit të saj u bllokua nga Bullgaria për shkak të mosmarrëveshjeve rreth historisë dhe gjuhës. Ligjvënësit bullgarë votuan të premten për t’i dhënë fund vetos, nëse Maqedonia e Veriut i plotëson disa kushte./VOA

Bosnja dhe Kosova gjithashtu dëshirojnë të anëtarësohen në BE, por për shkak të krizave politike Brukseli nuk u ka dhënë atyre statusin e vendit kandidatë. Kritikët thonë se kjo është një dritëshkurtësi.

“Nëse vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE përballen me vonesa, ato do të riorientojnë politikat e tyre dhe më pas do të kemi një rritje të ndikimit rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor që do të krijonte probleme brenda vetë BE-së”, thotë Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”.

Ndërkohë, Rusia tha se dhënia e statusit të vendit kandidatë nga BE-ja për Ukrainën nuk do të përbënte kërcënim, por akuzoi Perëndimin se po kërkon luftë.

“Në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Hitleri mblodhi rreth vetes shumicën e vendeve Evropiane. Tani BE-ja dhe NATO po mbledhin të njëjtin koalicion modern për të luftuar, për një luftë me Federatën Ruse”, tha Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov.

NATO-ja dhe BE-ja thonë se nuk po kërkojnë të futen në luftë me Rusinë dhe kanë akuzuar Moskën për prishjen e paqes prej disa dekadash në Evropë, me sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës./VOA

Etiketa: analistetballkaniBE

Lajme të lidhura

BOTA

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

12:19 : 11/08/2025
BOTA

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025
BOTA

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

14:59 : 09/08/2025
BOTA

BE: Paqja, vetëm me Kievin në tryezë dhe sovran në vendime

14:21 : 09/08/2025
BOTA

Marrëveshja BE-SHBA, disa sektorë “nën mjegull”

13:39 : 09/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

11:55 : 08/08/2025
Para

Kievi zgjohet nga sulmet me raketa, rusët shënjestrojnë ...

TË GJITHA

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24

14:26 : 11/08/2025

Shiste doza kokaine në Gjirokastër, vihet në pranga 33-vjeçari/ EMRI

14:20 : 11/08/2025

Aksident me tre të plagosur në Mamurras-Thumanë, dy prej tyre në gjendje të rëndë

14:05 : 11/08/2025

Pronari i kuajve të qëlluar me çifte shpërthen në lot: M’i vranë vetëm se pinë ujë

14:04 : 11/08/2025

Shiste kanabis në doza në lagje të ndryshme të Elbasanit, arrestohet 31-vjeçari

13:52 : 11/08/2025

Ministrat e BE-së takohen mes përpjekjeve për përfshirjen e Zelenskyt në bisedimet Trump-Putin

13:50 : 11/08/2025

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal

13:30 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com