• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Përplasje në mbledhjen 6 orëshe, të gjithë deputetët e jugut kundër Koço Kokëdhimës

20:17 : 27/03/2016
në POLITIKE

Pushteti që ka mbledhur rreth vetes dhe emërimet e reja në parti e kanë vënë Koço Kokëdhimën në qendër të sulmeve nga deputetët e qarkut.
Në një mbledhje që ka zgjatur për 6 orë, mësohet se Kokëdhima është sulmuar për zëvendësimet në masë që ka bërë në PS e Vlorës dhe për kandidimin e tij në Kongres, në postin e anëtarit të Asamblesë. Shqiptarja.com shkruan se deputetët e Vlorës dhe Gjirokastrës e akuzuan Kokëdhimën për protagonizëm në parti dhe për përjashtimin e të gjitha strukturave.

Një prej kritikëve, ka qenë deputeti i Tepelenës, Dashamir Kamberi i cili ka ngritur shqetësimin e mosrespektimit të të vjetërve. “Unë jam shumë dakord që prurjet e reja duhet të kenë prioritet, ama kjo nuk duhet bërë duke anashkaluar strukturat e vjetra. Ajo që po bëhet sot nuk është e ndershme në raport me njerëzit e partisë që kanë kontribuar ndër vite. Me keqardhje vërej se në këtë proces ristrukturimi, strukturat e vjetra të partisë janë nënvlerësuar, nuk janë respektuar, dhe nuk është e tepërt të them që edhe janë përjashtuar.

Struktura pasurohet, dhe përmirësohet, por s’mund të ikin të gjithë e të vijnë ca të tjerë”-mësohet se ka thënë Kamberi. Po ashtu, fjalën e ka marrë edhe deputeti më kritik ndaj Kokëdhimës, Fatmir Toçi, i cili ka ngritur disa shqetësime që sipas tij kanë të bëjnë me shkelje të statuti. “Së pari, unë do të kisha preferuar një mbledhje më të ngushtë, ku ne si shtab drejtues, grup deputetësh të mund të zgjidhim problemet që kemi me njëri-tjetrin. Nuk mund të mohoj punën e mirë që është bërë gjatë gjithë kësaj kohe me prurjet e reja në parti.

Ajo që është bërë keq, dhe në kundërshtim me të gjithë normat statusore, është përjashtimi i anëtarëve të vjetër të partisë. Ata njerëz kanë kontribute 25 vjeçare dhe kanë dhënë fitore kësaj partie. Ato nuk mund të konsiderohen si një bandë, dhe të zëvendësohen me një bandë tjetër. Ka një shqetësim tjetër, lidhur me zgjedhjet për në Asamble, Kongres dhe në këshillat socialistë. Koordinatori ynë futi emrin për votim kundër statutit duke marrë një rol protagonist të tepruar, e duke mohuar dikujt tjetër të ishte në asamble apo kongres si anëtar i thjeshtë.

Sikur të mos mjaftonte me kaq, statuti përsëri është shkelur. Më shumë se gjysma e anëtarëve të zgjedhur në Asamble, janë bërë anëtar parti në shkurt, ndërkohë që statuti i ri dhe ai i vjetër kushtëzojnë mandatin me të paktën 3 vjet anëtar partie. Këta që ne kemi zgjedhur nuk janë më shumë se 3 muaj anëtar partie. Normat duhen zbatuar. E njëjta gjë edhe për të zgjedhurit për këshillat socialistë”-tha Toçi. Në përgjigje të këtyre akuzave, Koço Kokëdhima është mbrojtur me argumentin se gjithçka është bërë për të mirën e partisë. “Unë e kam këtu edhe statutin e vjetër edhe atë të riun. Të dy e kanë të parashkruar se partia është e hapur ndaj prurjeve të reja.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Tani, ne jemi përpjekur të zgjedhim njerëzit më të mirë, më të arsimuar, më të ndriçuar, më të spikatur e më energjikë. Tani nuk do rrimë germë për germë, për çdo hap që hedhim të lexojmë statutin. Qëllimi i statutit është të bëjë më të mirën për partinë, dhe vajzat e djemtë që ne kemi zgjedhur, janë më të mirët për partinë dhe për Shqipërinë”-mësohet të ketë thënë Kokëdhima. Më neutrale ka qenë në qëndrimin e saj, deputetja Valentina Leskaj.

“Pavarësisht debateve të brendshme, partia duhet të unifikohet dhe të përqendrohet në punën e saj sepse shumë shpejt ne do të jemi, pas një viti, në një përballje me Sali Berishën”-ka thënë Leskaj, e cila për këtë deklaratë ka marrë një përgjigje nga deputeti i Gjirokastrës, Vladimir Kosta. “Nuk jam dakord me atë çfarë tha më parë zonja Leskaj se ne kemi përballë Sali Berishën. Në fakt ne kemi përballë LSI-në dhe për këtë duhet të qartësohemi dhe të fokusohemi në punën tonë të përditshme”,-ka thënë Kosta.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Saimir Tahiri, 1.3 miliardë lekë vetëm për të mobiluar zyrën e re

TË GJITHA

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

20:07 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com