• Kontakt
Monday, May 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si e pasqyruan mediat e huaja eksperimentin e Ramës me frustrimin nga BE

23:29 : 23/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas 8 vitesh nëpërkëmbje, përpjekje, lobime, kushte dhe refuzime nga Bashkimi Europian, Edi Rama ka shfryrë dufin me sa mundej në Bruksel, duke shfrytëzuar faktin që liderëve europianë u kanë mbaruar pretekstet e ngërçit në integrimin e Shqipërisë.

Me deklaratat e kësaj të enjteje në Bruksel, kryeministri i shkeli me të dyja këmbët vijat e kuqe me të cilat BE e ka mbajtur nën presion kaq kohë. Me shfaqjen që dha në Bruksel, Rama grisi përfundimisht imazhin e përfaqësuesit të vendit të vogël me bindje proeuropiane, që është i dënuar të qëndrojë pafundësisht në pritje, deri kur të mbërrijë Godo.

Herët në mëngjes, ai ofendoi gazetarët bullgarë, të cilët i konsideroi një “turp”, më pas i krahasoi liderëve europianë me “priftërinjtë që flisnin për seksin e ëngjëjve ndërkohë që muret e Konstandinopojës shembeshin”, e deri te mbrojtja absurde, që i bëri vendimit të Vuçiçit, për të mos i vendosur sanksione Rusisë.

Pohimet e pazakonta për një kryeministër shqiptar, Rama i kishte paralajmëruar si “ndryshim kursi”.

Por a pati jehonë tentativa e kryeministrit të Shqipërisë, për t’u shfaqur cinik dhe kontrovers në lidhje me Bashkimin Europian?

Lexo edhe:

Kur Edi Rama godiste Evropën se mbyllte sytë për Shqipërinë

“Më ka zënë belaja me kolegët, më pyesin ‘si i more 4 mandate?’”/ Rama: Fitoj sepse s’jam socialist i mirë

Zëri i Amerikës i ka dhënë një hapësirë të konsiderueshme zhgënjimit të Ramës.

“Zoti Rama e quajti një turp faktin që “një vend i NATO-s që merr peng dy vende të tjera të NATO-s, ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftë, dhe po ashtu nën sytë e 26 vendeve që janë krejt të pafuqishme së bashku”. Ai shtoi më tej se “agresioni rus kundër Ukrainës po merr kështu një ndihmë mjaft bujare dhe të pakërkuar nga një vend i NATO-s, Bullgaria, për të destabilizuar një vend tjetër të NATO-s, Maqedoninë e Veriut dhe për të fryrë më tej mllefin, pakënaqësinë në një fqinjësi si e jona, që është një hallkë e dobët në gjithë këtë situatë”, shkruan Zëri i Amerikës.

Në shkrim vihet në dukja dalja e treshes Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski me projektin e Ballkanit të Hapur.

“Serbia thjeshtë nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë, kaq shpejt dhe çuarja deri në kufij, do t’i japë efektin e kundërt dhe pastaj ajo çfarë do të ketë kosto, është agjenda europiane e Serbisë, për çka do të jetë kosto për popullin e rajonit” citohet Rama teksa mbron pozicionin e Vuçiçit në lidhje me luftën e Ukrainës.

“Ballkani Perëndimor rebelohet ndaj BE” është nëntitulli i Deutche Welle, që përcjell frustrimin e Ramës dhe Kovaçevskit.

“Rama nuk i përmendi qytetarët e vendit të tij por e nisi me ironinë: “Më lejoni të shpreh keqardhjen e thellë për Bashkimin Europian. Më vjen keq për ta dhe shpresoj që të mund t’i ndihmojmë”. Retorika e tij e ashpër ndaj rezultatit të këtij samiti, u komentua edhe nga homologu i tij serb Vuçiç, i cili i buzëqeshur, e komentoi sjelljen e Ramës “si të frustruar” shkruan DW.

Një hapësirë e veçantë i jepet edhe Ballkanit të Hapur dhe asaj që Vuçiç dalloi në sallë.

“Kur filluam këtë proces, vetëm dy ose tre gazetarë kishin interes për të. Shihni tani, salla është mbushur plot” – citohet të ketë thënë Vuçiç me krenari.

Ndërkohë agjensia e lajmeve AFP raporton se qëllimi i vendeve të BE-së ishte të jepte një mesazh inkurajimi për ballkanasit, por nuk ia doli.

“BE-ja, një klub politik dhe ekonomik që mburret me tregun e vetëm më të madh në botë, dëshiron të qetësojë vendet në Ballkan që kanë pritur vite të tëra për pranimin se dyert e bllokut mbeten të hapura” shkruan AFP që citon Ramën të komentojë vendimin për Ukrainën.

“Është një gjë e mirë të jepet statusi i kandidatit, por shpresoj se populli ukrainas nuk do të bëjë shumë iluzione për këtë”, thotë Rama.

Pikërisht këto “shpresa të rreme” për Ukrainën, i vë në dukje edhe BBC, që citon të njëjtin pasazh nga Edi Rama.

Deklaratat e forta në Bruksel kanë pasur jehonë jo të vogël në mediat ndërkombëtare dhe janë raportuar si shprehje e frustrimit, që vjen nga pritja e gjatë. Por a është vetëm kaq?

Pak kohë më parë, në një nga konferencat e përbashkëta për mediat, Rama fliste me zili për pozicionin e Vuçiçit përballë Bashkimit Europian. Sipas Ramës populli serb i kishte dhënë Vuçiçit mundësinë të zgjidhte mes Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa kryeministri shqiptar ishte i “dënuar” të shihte veç në njërën anë.

Përmes projektit të Ballkanit të Hapur, përmes njehsimit me politikat e Vuçiçit dhe me cinizmin ndaj Bashkimit Europian, Rama po tenton të krijojë iluzionin tek europianët sikur dielli i shqiptarëve mund të lindë edhe ndokund tjetër përveç perëndimit. Mbetet për t’u parë se çfarë efekti do të ketë në politikën e brendshme një eksperiment i tillë./Lapsi.al

Etiketa: BEmediat e huajaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kur Edi Rama godiste Evropën se mbyllte sytë për Shqipërinë

11:19 : 25/05/2025
AKTUALITET

“Më ka zënë belaja me kolegët, më pyesin ‘si i more 4 mandate?’”/ Rama: Fitoj sepse s’jam socialist i mirë

09:53 : 24/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

21:34 : 23/05/2025
BOTA

Trump kërcënon BE-në me tarifa prej 50 për qind

15:08 : 23/05/2025
RAJONI

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

10:41 : 23/05/2025
AKTUALITET

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

10:34 : 23/05/2025
Para

“E kanë lënë Maradonën të vdesë”, tetë mjekë dhe infermierë akuzohen për vrasje

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com