Shqipëria dhe rajoni pritet që të “mbërthehen” nga i nxehti afrikan.
Sot në mesditë, pritet që në vendin tonë të shkojë temperatura deri në 37 gradë celcius.
Shqipëria
Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë si pasojë e masave ajrore me origjinë Afrikane. Përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të kenë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin shqiptar ku në verilindje priten grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe afat-shkurta shiu dhe mini-stuhi breshëri.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Republika e Kosovës
Edhe pse në periferi të valëve të nxehtit Afriak republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëvë te paradites por pjesa e dytë e dites sjell vranësira të dendura dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu, herë pas here mini-stuhi breshëri në shumë zona të Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë paraqitet republika e Maqedonisë së Veriut përgjatë paradites por orët e pasdites do të sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar shira në fortë shtrëngatash si edhe breshër në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut.
Rajoni dhe Europa
Brigjet veriperëndimore të Europës dhe kryesisht, Europa Qendrore do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë mini-stuhi të forta ere dhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, do të jenë prezent rrebeshet e shiut pjesërisht në rajonin e Ballkanit ndërsa përsa i përket, pjesës tjëter të Europës do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, si pasojë e valëve të nxehtit afrikan.