• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Rüdiger prezantohet te Real Madrid: Më kërkoi edhe Barça, ​​por i thashë agjentit…

21:50 : 20/06/2022
në SPORT

I veshur elegant, me një kostum me kuadrate ngjyrë kafe dhe i shoqëruar nga gruaja e tij Laura dhe dy fëmijët, Antonio Rüdiger u prezantua si lojtar i ri i Real Madridit. “Familja ime është gjithçka dhe e falënderoj atë që ndodhet këtu, veçanërisht prindërit e mi”, – tha futbollisti i ri madrilen kur erdhi radha e tij për të folur, duke emocionuar të gjithë ata që e kanë shoqëruar në këtë udhëtim.

Ishte një prezantim që ndoqi modelet standarde. Nënshkrimi i kontratës, foto me fanellën dhe Kupat e Europës, video, fjalët e presidentit, fjalët e lojtarit, konferencë për shtyp dhe prekjet e para të topit me fanellën e bardhë.

Ai do të mbajë numrin 22, të djersitur nga Isco në shtatë sezonet e fundit. Numri i tij ishte pothuajse gjithmonë numri 2, që Dani Carvajal vesh aktualisht në “Bernabeu”, ndaj zgjodhi dy 2: “Më pëlqen numri 22, jam i kënaqur me të”.

Rüdiger tregoi ekuilibër në konferencën e tij të parë për shtyp. Gjithashtu lumturi dhe gëzim. Siç ka treguar tashmë për “MARCA”, në intervistën e tij të parë si lojtar madrilen, ka lënë ndjenjën se do të përshtatet në mënyrë perfekte në dhomën e zhveshjes: “Unë jam lider, por Roma nuk u ndërtua për dy orë”.

Rüdiger është i etur, por i di kushtet e futbollit. Gjithashtu vështirësitë që kanë fillimet e reja. “Kjo është arsyeja pse ju keni në mbështetje tifozët madrilenë”, – i tha Florentino Pérez, i cili e përcaktoi atë si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë. Të njëjtën gjë mendon edhe Ancelotti, njeriu që e bindi në prill për këtë transferim, pas një bisede private.

Lexo edhe:

Champions/ PSG mposht Barcelonën, fitojnë Arsenal dhe Dortmund

Atalanta fiton me përmbysje në Champions, goleadë e Real Madrid

Gjermani foli në anglisht, por premtoi se së shpejti do të komunikonte edhe në spanjisht. “Hala Madrid dhe asgjë tjetër”, ishte e vetmja gjë që tha në gjuhën iberike.

14 Kupat e Europës (Champions) – “Është mbresëlënëse t’i shohësh, sepse duke parë ato Kupa ju kuptoni me një shikim se cili është qëllimi i Real Madridit; të fitojë”.

Dallimet mes Real Madridit dhe Chelsea – “Nuk do t’i krahasoj, sepse të gjitha klubet për të cilat kam luajtur janë të rëndësishme për mua. Në Madrid, sigurisht, ka presion, por ne duhet ta shijojmë atë”.

Debutimi në një klasike – “Është ndeshja më e madhe që ekziston. Edhe pse një ndeshje parasezonale, ne duam ta fitojmë. Jam i emocionuar ta luaj këtë lojë në vend që ta shikoj në TV”.

Çfarë i tha familja – “Familja ime është e kënaqur, sepse e di se sa i madh është Real Madridi. Familja ime nuk di shumë për futbollin, por e di se çfarë është Real Madridi. Dhe gruaja ime është e kënaqur”.

Ofertat që ka pasur – “Kishte interes nga Barcelona, ​​por unë i thashë agjentit tim: O Real Madridi, ose asgjë!”

Numri 22 – “Numri im i preferuar është 2, por i përket Carvajal. Klubi më ofroi 12 dhe 22, unë zghjodha këtë të fundit”.

Champions-it e Real Madridit – “Kur u zhvillua finalja e Parisit, e dija që do të luaja për Real Madridin dhe bëra tifo për të. Ky Champions ka qenë i jashtëzakonshëm”.

Ndjenjat e tij kundër Real Madridit – “Kur luaja kundër Real Madridit, marrëveshja nuk ishte mbyllur ende. Qëllimi im ishte ta eliminoja Real Madridin, jam profesionist. Ishte e lehtë për mua të përqendrohesha”.

Etiketa: BarcelonaReal MadridRudiger

Lajme të lidhura

SPORT

Champions/ PSG mposht Barcelonën, fitojnë Arsenal dhe Dortmund

23:04 : 01/10/2025
SPORT

Atalanta fiton me përmbysje në Champions, goleadë e Real Madrid

21:01 : 30/09/2025
SPORT

Atletico “turpëron” Realin në derbin e Madridit

18:40 : 27/09/2025
SPORT

Lamine Yamal, kundër kritikave të Flick-ut: Nuk ishte çështje egoje

22:04 : 02/09/2025
SPORT

Champions League ka dy skuadra superfavorite, të tjerat janë vetëm ndjekëse

19:46 : 02/09/2025
SPORT

Nuk e grumbulloi në kombëtare, Tuchel zbulon arsyen pse mungon ylli i Real Madrid

17:29 : 02/09/2025
Para
Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë

TË GJITHA

EMRI/ Vodhi sende me vlerë në Sarandë, arrestohet 34-vjeçari

15:45 : 03/10/2025

Aksident në Vlorë, plagoset rëndë motoristi

15:43 : 03/10/2025

“Shqiptari u rrëmbye, u ekzekutua dhe u var si paralajmërim”/ Mediat belge: Ja si u vra Bekim Halilaj

15:33 : 03/10/2025

SKEMA/ Si shfrytëzoheshin kolumbianet për prost*tucion, tutorët i zhysnin në borxhe! Kush ishte “koka”

15:32 : 03/10/2025

Shkoi në spital pasi u vetëplagos aksidentalisht me armë, arrestohet së bashku me shokun e tij

15:12 : 03/10/2025

“Rekomandimet janë zvarritur”, KLSH: Mangësitë në Onkologjik, pasoja të rënda për pacientët me kancer

14:55 : 03/10/2025

Arrestohet polici në Tiranë, blinte drogë për ta shitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku punonte

14:50 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com