Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Librazhd. Mësohet se një mjet është përmbysur në rrugë ndërsa shkaqet janë të paqarta.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima.
Burime bëjnë me dije se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.