• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Iku nga burgu i Trevisos/ Kush është Edison Pula, “mjeshtër i arratisjes”

08:50 : 10/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Tre të dënuar me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu i Trevisos në Itali. Ata kishin bërë gati planin dhe rreth orës 5 të mëngjesit të djeshëm (9 qershor), prenë hekurat e qelisë ku po vuanin dënimin dhe zbritën me çarçafë.

Skena e arratisjes së tyre është e ngjashme me atë të filmit vizatimor “The Dalton Brothers”. Për dy prej shqiptarëve, liria zgjati shumë pak pasi u kapën menjëherë nga policia italiane, ndërsa tjetri arriti të humbiste gjurmët. Ai është identifikuar si Ediosn Pula, 27 vjeç.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2022/06/62a2f4548664f.mp4

Edison Pula, 27-vjeçari që u arratis nga burgu në Itali është anëtar i bandës së Niklës. Duket se i riu është mjeshtër i arratisjes pasi në vitin 2017 u arratis nga burgu në Komisariatin e Kurjës duke kapërcyer murin rrethues.

Pula arriti që të shtynte policët duke u shpëtuar në momentin që zbriti nga fugoni, teksa po futej në dhomën e izolimit. Edison Pula ka qenë i dënuar për vrasje e mbetur në tentativë, vendosje eksplozivi dhe vjedhje me dhunë si dhe për atentatin e mbetur në tentativë ndaj mikut të Enver Stafukës, Gentjan Bejtja.

Atentati ndaj Bejtjas dhe furgoni me drogë

Lidhur me ngjarjen, referuar hetimeve, Prokuroria e Krujës ka nisur fillimisht hetimin për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, në tentativë, pas atentatit me lëndë eksplozive ndaj shtetasit Gentian Bejtja, në 19 Shtator 2016. Nga atentati, mbeti i plagosur “objektivi” Bejtja, si edhe u shkatërrua mjeti me të cilin ai po lëvizte në atë moment. Prokuroria e Krujës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, nisën hetimin për këtë rast, nga ku u sigurua informacioni se autorët e mundshëm të këtij atentati ishin shtetasit Oltion Caca dhe Edison Pula.

Ndërkohë që po kryeshin veprimet hetimore, u krijuan dyshime të arsyeshme se këta dy shtetas, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, po përfshiheshin edhe në veprimtarinë e kundërligjshme në fushën e narkotikëve. Nga hetimet, rezulton se keta shtetas jane autoret e dyshuar te nje ngjarjeje kriminale ne fushen e narkotikeve, ndodhur ne fillim te muajit Dhjetor 2016.

Lexo edhe:

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

Më konkretisht, Caca dhe Pula, në shoqërinë e Marklen Haka dhe Muharrem Sheta, kishin planifikuar të vidhnin një furgon, i cili transportonte lëndë narkotike cannabis sattiva në territorin e Krujës. Për këtë arsye, ata kanë menduar që këtij furgoni t’i zinin pritë me një automjet, të cilin do e vidhnin ku të gjenin mundësi. Këta shtetas, të cilët rezultojnë që kanë qenë edhe të armatosur, janë ndihmuar nga i dyshuari Klaudio Ismailaj, kanë vjedhur mjetin e një taksisti në zonën e Kamzës, në dt. 6 Dhjetor 2016.

Mbrëmjen e po asaj dite, të dyshuarit i kanë dalë para furgonit që transportonte lëndë narkotike dhe kanë tentuar ta nxjerrin nga rruga. Drejtuesi i furgonit ka tentuar t’u shmanget, por pas një rrugëtimi, është detyruar të largohet nga mjeti, duke lënë çelësat brenda në makinë. Më pas, të dyshuarit kanë marrë furgonin dhe e kanë fshehur në Nikël. Brenda furgonit gjendej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Ndërkohë, Prokuroria e Krujës kishte siguruar materialin e nevojshëm për autorët e dyshuar për atentatin e shtatorit në mjetin e Gentian Bejtja dhe, për këtë arsye, në dt. 19 Dhjetor 2016, nxjerr urdhër-ndalimi për Oltion Caca dhe Edison Pula. Gjithashtu, janë krijuar dyshime të arsyeshme se, për atentatin, këta dy shtetas kanë bashkëpunuar edhe me shtetasit Edison Bami.

Në kuadër të këtyre urdhërave, nga ana e strukturave policore më datë 19.12.2016 në lagjen numër 13 Plazh është ndaluar për kontroll mjeti me targë AA xxx GG që drejtohej nga shtetasi Klaudio Ismalaja, në këtë moment është konstatuar dhe një mjet tjetër tip forisdradë me targe AA xxx Pf me drejtues mjeti shtetasi Oltion Caca  i cili është larguar në drejtim të vendit Përroi i Agait. Nga ndjekja e bërë dhe kontrolli i territorit është arritur të gjendet mjeti i braktisur dhe i mbyllur dhe në në distancë prej tetëqind metra është gjendur e fshehur gjithësej 54 (pesëdhjetë e katër ) pako që pas peshimit ka rezultuar të jetë e peshës  110 (njëqind e dhjetë) kg e 845 (tetëqind e dyzet e pesë) gramë lëndë narkotike cannabis sattiva. Kjo lëndë narkotike rezulton se është siguruar në Tepelenë dhe po transportohej drejt Fushë-Krujës.

Nga tërësia e veprimeve të kryera ka rezultuar që të implikuar në veprimtarinë në fushën e narkotikëve janë të përfshirë dhe shtetasit Klaudio Ismalaja dhe Arbër (Atsrit) Rryçi. Ndërkohë, ka rezultuar se edhe Muharrem Sheta ka bashkëpunuar dhe në episode të tjera të transportit të lëndëve narkotike në drejtim të qyetit të Malësisë së Madhe.

Gjithashtu, rezulton se edhe xhaxhai i Oltion Caca, shtetasi Ilir Caca, ka bashkëpunuar në veprimtarinë e narkotikëve, duke i siguruar informacion për transportin e lëndës narkotike me furgonin, të cilit më pas iu zu pritë nga të dyshuarit.

Gjithashtu, ka dyshime se janë të përfshirë si bashkëpunëtorë në sigurimin e lëndës narkotike edhe Fadjol Anamali, Arjan Ademi.

Në dosjen hetimore dëgruar gjykatës bashkë me kërkesat për masat e sigurisë më Dhjetor 2016, prokuroria sqaronte se në kërkim rezultonte i dyshuari Edison Pula, i cili arriti t’i largohej mbikqyrjes policore në Komisariatin e Krujës, pas ndalimit të tij.

Arrestimi në Itali

Pasi probleme me drejtësinë shqiptare, Edison Pula e ka vijuar ‘zanatin’ edhe në Itali.

Mediat në Itali raportojnë se Pula të gjitha veprat penale për të cilat mbahej në burg i ka kryer jashtë Italisë, por në zonën e Venetos, ai kishte kryer disa grabitje. Sipas tyre, Pula ka kryer një grabitje në Mogliano në nëntor 2021, ndaj italianit Luciano Miotto, ndërsa kërkohej së bashku me një bashkëpunëtor për plaçkitjen e shtëpive në Valbelluna.

Edison Pula u arrestua në shkurt të këtij viti së bashku me bashkëpunëtorin e tij Imer Masha nga skuadra “Belluno”.

Ata konsideroheshin si profesionistë të një niveli të caktuar kriminal, të cilët për disa muaj grabitën banesa të shumta, duke iu shmangur të gjitha kontrolleve të organizuara nga forcat e policisë dhe duke grumbulluar fitime në shuma të konsiderueshme.

Policia kishte zbuluar strofkën e tyre në një vilë të madhe të pabanuar në fshatin Carbonera dhe Zëvendësprokurorja e Bellunos, Marta Tollardo kishte urdhëruar kontroll, i cili rezultoi në kapjen e Pulës.

Në vendin ku ai u arrestua agjentët kishin gjetur disa mjete që shërbejnë për të hapur dyert, ku përfshihet një disk prerës, detektorë frekuencash dhe madje edhe instrumente për të matur pastërtinë e diamanteve. Të dy të arrestuarit asokohe ishin dërguar në burgun Treviso të Santa Bona, nga i cili Pula u arratis sot.

Etiketa: arratisjeBurgEdison PulaItali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025
AKTUALITET

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025
AKTUALITET

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025
BOTA

Itali/ Trazira në burgun e Xhenovës! Dhjetëra të burgosur dalin jashtë qelive, dy oficerë të plagosur

17:17 : 04/06/2025
BOTA

Universiteti italian përfshihet nga flakët, nis me shpejtësi evakuimi i studentëve/ VIDEO

13:15 : 04/06/2025
AKTUALITET

Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët dhe e hodhi në FB

20:55 : 03/06/2025
Para

Mbushën makinat me emigrantë, kapen 3 persona në Fier

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com