• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mania e Ramës, si i përdhosi tre gjeneralë

23:59 : 05/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Çdo lider autoritar, me nuanca të theksuara totalitariste, kur kap majat e pushtetit zgjedh dy forma për të qeverisur: Afron pranë vetes servilë të bindur, persona që nuk dinë të mendojnë ose kundërshtojnë; dhe së dyti nis gjeutinë për të mposhtuar ata që i mendon se kanë forcë nga statusi, karriera dhe mënyra si qasen në politikë. Tashmë kryeministri Edi Rama i ka dhënë provat që edhe gjeneralët e ushtrisë i zbut, i nëpërkëmb dhe i denigron.

Në gjykimin kolektiv tonin, është krijuar një psikologjia pa shumë bazë sikur ushtarakët janë atdhetarë, që nuk bëjnë kompromise për interes, apo që ndiqen nga përkushtimi në detyrë dhe ndershmëria. Pikërisht këtë po zhbën Edi Rama. Provat i ka dhënë që tre gjeneralë në një kohë të shkurtër i ka kthyer në individë pa bosht, duke u përdhosur edhe dinjetetin që thonin se e kishin, duke i vendosur në aradhët e tij politike si ushtarë të bindur të konceptit tij qeverisës.

I pari gjeneral që erdhi me bujë dhe iku me turp, ishte Sandër Lleshaj. Ai u emërua nga Rama Ministër i Brendshëm dhe me formimin ushtarak por edhe civil, tentoi të krijonte profilin e tij. Pikërisht kjo nuk mund të durohej nga Rama dhe gradialisht bashkëpunëtorin e tij që “mburrej” me gradat më të larta ushtarake, e ktheu në një nëpunës të rëndomtë, që duhej t’i bindej Ramës.

Lleshaj e dha provën që nga gjeneral të kthehej në “kotele kryeministrore”, duke pranuar që krahas detyrës së Ministrit të Brendshëm të bëhej edhe “drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Lezhës”. E detyruan të ulej me pushtetarë lokal dhe të fortë të zonës me CV të pasur në krime, trafiqe, korrupsion dhe aleshverishe. Ata ishin paria lokale, ndërsa Lleshaj në fakt u kthye në ‘ushtarin e bindur’ të kreut të qeverisë.

Lexo edhe:

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

Nisja e protestave të opozitës i veshi gjeneral Lleshajt një damkë që kurrë nuk do i hiqet. Përdorimi i pazakontë në sasi të madhe dhe shumë të dhunshme nga ana e polisisë të gazit losjellës ndaj qytetarëve që protestonin apo edhe që mbylleshin në shtëpi, ende ka lënë trauma në shoqërinë tonë. Por edhe ushtarar të bindur Rama nuk e donte, edhe më shumë tentoi ta poshtëronte. Vrasja e Klodjan Rashës nga një efektiv i Policisë së Tiranës nxiti protesta në vend. Rama e detyroi që Lleshaj të jepte dorëheqjen, por nga ana tjetër e turpëroi edhe më shumë kur deklaroi se Lleshaj ia kishte pranuar dorëheqjen, por kreun e policisë së kohës Ardi Velia nuk do e prekte kurrë.

Për gati dy vjet Lleshaj përfundoi nga gjenerali i hekurt në ushtarin e bindur të pushtetit dhe “gjenerali” i vërtetë politik Edi Rama e dënigroi në çdo drejtim. Po ka edhe gjeneralë që vetëofrohen të zhvishen “lakuriq në mendime” para kreut të qeverisë. Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Bardhyl Kollçaku, pak muaj para se të zhvilloheshin zgjedhjet Parlamentare dha dorëheqjen, me idenë e qartë që të përfshihej në politikë, gjithnjë si një “ushtar” deri në vetëmohim i “Liderit suprem”.

Ai u caktua si kandidat për deputet në qarkun e Beratit, diku nga fundi i listës, duke e bërë gjeneralin që të bridhte fshat më fshat e mejhane më mejhane rurale për të kërkuar votat për Partinë Socialiste. Ia doli në limite të ishte deputet dhe sot qëndron në rreshtin e atyre deputetëve të PS-së që dinë të bëjnë vetëm dy punë: ngri kartonë kur ua kërkon shefi dhe përulu para tij në çdo nismë.

Ironia e fatit ishte se Bardhyl Kollçakun e zëvendësoi në detyrën më të lartë ushtarake Bajram Begaj, presidenti i ri i zgjedhur më datë katër të këtij muaji. Shenjat janë mëse të frikshme. Fakti që gjeneral Begaj u soll aq përunjësisht, gati nën nënshtrim ndaj kryeministrit Edi Rama, paralajmërojnë një presidencë që mund të kthehet në zyrë të vogël noteriale, sa për ti dhënë frymë kushtetutës se ka pavarësi institucionale.

Që Rama po kontrollon çdo pushtet kjo nuk aspak risi, përkundrazi është kthyer në “sistem qeverisës”, por që edhe shtresa në dukje dinjitoze e atyre pak gjeneralëve po kthehen në mazhordomë të një individi që sheh ëmrra si lider global dhe nënshtron konceptin e mendimit ndryshe, sidomos branda oazit qeverisës.

Etiketa: gjeneraletperdhosiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Para

U la në burg 2 ditë më parë, digjet zyra e noterit në Sarandë

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në SHBA, disa të vdekur dhe të zhdukur

19:15 : 10/10/2025

Probleme me motorët mbajnë 38 avionë në tokë, kriza te “WizzAir” do zgjasë të paktën deri në 2027

19:09 : 10/10/2025

Putin: Po furnizohemi me armë strategjike, marrëveshja bërthamore me SHBA nuk është domosdoshmëri

19:03 : 10/10/2025

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025

Trump kërcënon Kinën me “rritje masive” të tarifave për metalet e rralla

18:39 : 10/10/2025

VIDEO/ Peshonte rreth 300 kg, momenti kur një burrë ngrihet me vinç dhe dërgohet me kamion në spital

18:38 : 10/10/2025

Ballanca në detyrë 3 vite përtej mandatit, Kuvendi shpall të hënën vakancën për Avokatin e Popullit

18:29 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com