• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Pasojat e varfërisë në Shqipëri ndikojnë drejtpërdrejtë te fëmijët

21:41 : 27/05/2022
në BOTA, SHENDETI

Fëmijët në “situatë rruge” vazhdojnë të mbeten një shqetësim i pazgjidhur ndër vite për shoqerinë shqiptare, ndonëse institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile, harxhojnë çdo vit miliona dollarë me programe që i kushtohen luftës ndaj këtij fenomeni. Shpeshherë, fëmijët janë të shfrytëzuar nga vetë prindërit e tyre dhe pavarësisht se institucionet japin shifra në ulje, sipas ekspertëve situata vazhdon të jetë shqetësuese.

Përfaqësuesja e “World Vision” në Shkodër, Valbona Doçi, thote se ka rritje numri i fëmijëve në “situatë rruge”.

“Gjatë viteve të fundit Shqipëria kaloi një situatë shumë të vështirë, kjo e krijuar nga pandemia globale e COVID 19, por edhe vitin e fundit nga lufta që po ndodh në Ukrainë pasi kemi rritje të çmimeve dhe inflacionit, gjë që ka sjellë një situate shumë të vështirë për ne si individ, por gjithashtu edhe në familjet tona. Si rezultat i kësaj janë shtuar problemet në familje, fenomene siç janë dhuna, neglizhenca apo fenomeni i fëmijëve në situate rruge”, thotë ajo.

Sipas një studimi të realizuar me mbështetjen e UNICEF, në të gjithë Shqipërinë janë afro 2500 fëmijë në “situatë rruge”, kryesisht djem dhe pjesa më e madhe të moshës 4-14 vjeç.

Ndërkohë, numrin më të madh të fëmijëve në “situatë rruge” e kanë bashkitë Tiranë dhe Shkodër. Përfaqësuesja e Bashkisë së Shkodrës, Lorena Bardeli, thotë se grupet e terrenit kanë evidentuar rreth 60 femijë në situatë rruge.

Lexo edhe:

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

Heqja e flamurit nga stadiumi, reagon OVL-UÇK: Kur preket ai simbol, preket gjaku i dëshmorëve

“Janë diku rreth 60 raste të fëmijëve që janë identifiku nëë situatë rruge. Ajo, që mbizotëron në fakt, janë problemet social-ekonomike. Kemi shtim të rateve të dhunës në familje, kemi shtim të familjeve në vështirësi të theksuar social-ekonomike, por kemi edhe familje të tjera që vuajnë nga papunësia”, thotë ajo.

Por përfaqësues të shoqërise civile pohojnë se ky numër është shumë më i madh se shifrat zyrtare. Pjesa më e madhe e fëmijëve në “situatë rruge” i përkasin komunitetit rom dhe atij egjyptian, të cilët në Shkodër jetojnë në kushte shumë të vështira, të papunë, në 5 kampe me baraka të ngritura nga vetë ato, ku kushtet e jetesës dhe të higjenës janë jashtë çdo norme jetese.

Për shkak se nuk janë të regjistruar në gjendjen civile, familjet e tyre nuk përfitojnë ndihmë ekonomike dhe kjo, në pjesën më të madhe, i shtyn prindërit t’i nxjerrin në rrugë për të lypur fëmijët.

Katër vite më parë, me mbështetjen e UNICEF, në qytetin e Shkodrës u ngrit qendra multifunksionale për familjen, kryesisht për komunitetin rom dhe atë egjyptian, por ndikimi i saj në jetën e këtyre familjeve vazhdon të jetë e pakët.

Për psikologen sociale Erudita Fshazi, gjithnjë e më shumë po shtohen problematikat që ndikojnë në humbjen e kujdesit prindëror dhe rritjen e numrit të fëmijëve në situatë rruge.

Në pjesën më të madhe, njesitë vendore në Shqipëri kanë ngritur vitet e fundit skuadrat e terrenit për të evidentuar fëmijët në situatë rruge dhe për t’i mbështetur ato.

Por, puna e tyre është përqendruar kryesisht në zonat urbane. Kështu, sipas Helga Smakës nga fshatrat “SOS”, ka mbetur zbuluar një pjesë e madhe e territorit, veçanërisht zonat e largëta malore, ku edhe vështirësitë ekonomike janë më të mëdha, së bashku me rrezikun që fëmijët të përdoren për të lypur në rrugë, apo për t’u trafikuar.

“Janë kryesisht familje që vijnë ga zona në vështirësi, ku pothuajse shërbimet për këto familje mungojnë. Kanë aftësi të ulëta që të marrin informacionin e duhur dhe të integrohen në jetën sociale në komunitet. Janë 324 fëmijë që janë pjesë e projektit”, thotë ajo.

Në Shqipëri ka një numër të madh strukturash, në nivel qendror dhe vendor, si dhe shumë shoqata dhe organizata joqeveritare, të ngritura për të mbështetur fëmijët. Çdo vit ato shpenzojnë miliona dollarë nga buxheti i shtetit dhe donatorë të huaj, megjithatë problemi i fëmijëve në situatë rruge vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare.

Marrë nga VOA

Etiketa: Shqiperivarferivoa

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025
SPORT

Heqja e flamurit nga stadiumi, reagon OVL-UÇK: Kur preket ai simbol, preket gjaku i dëshmorëve

12:21 : 08/06/2025
SPORT

Asani nuk mori sërish asnjë minutë, Silvinjo: E kam diskutuar edhe me lojtarët që…

08:48 : 08/06/2025
AKTUALITET

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë/ Duka u rri gati tu serbëve

08:27 : 08/06/2025
SPORT

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025
Para

Misteri i biletave në finalen Roma-Feynoord, ja pse 1500 vende ishin bosh në stadium

TË GJITHA

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com