Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda u ka dhënë pafajësinë të gjithë anëtarëve të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” duke mbyllur përfundimisht kështu dosjen në ngarkim të tyre.
Sipas Apelit, provat janë marrë nga policia në mënyrë të paligjshme. Anëtarët e grupit, Kreshnik Spahiu, Orik Shyti, Laert Shyti, Altin Arapi, Gent Caka, Nikolin e Pasho Nevruzaj, Gëzim Gjoni, Roland Shyti dhe Dritan Hata, akuzoheshin për pengmarrje dhe shkatërrim prone.
Procesi gjyqësor për grupin e “Hakmarrjes për Drejtësi” ka zgjatur plot 21 vjet.
Vitin e shkuar Gjykata e Lartë vendosi për të rikthyer edhe njëherë në rigjykim në Apel dosjen ndaj bandës “Hakmarrjes për Drejtësi”.
Asokohe u tha se çështja në Apelin e Krimeve të Rënda të shqyrtohet nga një trupë tjetër gjyqësore.
Vëllezërit e dënuar Orik dhe Laerft Shyti janë bijtë Aredin Shytit, njeri prej figurave më të rëndësishme të ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në vitin 1991.
Gjykata e Lartë e Shqipërisë riktheu për gjykim çështjen e organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”. Pasi prishi gjykimin në fuqi, Gjykata e Lartë e riktheu çështjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.
Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti. Ai bashkë mes 10 personave kanë marrë dënime nga 5 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për disa krime të rënda.
Veç Orik Shytit, në organizatë kanë qenë i vëllai i tij Laerti, Altin Arapi dhe Gentian Caka të dënuar me burgim përjetë.
I dënuari Orik Shyti e mori vendimin në mungesë gjatë gjykimit, pasi është azilant në Zvicër.
Vëllezërit Shyti janë bijtë Aredin Shytit, njeri prej figurave të rëndësishme të ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në 1991.
Aredin Shyti u dënua me 17 vjet burg për “vrasje me dashje indirekte” të 4 demonstruesve të civilë në 2 prill 1991 në Shkodër.
Të dënuarit e “Hakmarrjes për Drejtësi” i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe tërë akuzat, përfshi vrasjen e drejtorit të burgjeve, vrasjen e 4 civilëve nga vendosja e bombës në ish-supermarketin e kompansië “VEFA” dhe të shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku që kur organizata u shfaq, sipas autoriteteve, në 12 tetor 1996.