• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohet magazina me hashash në Krujë, arrestohen 2 persona. Dy të tjerë shpallen në kërkim

09:57 : 14/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia njofton se ka zbuluar një magazinë hashashi në Krujë.

Sipas policisë, dy persona janë arrestuar dhe dy janë shpallur në kërkim.

Brenda magazinës janë gjetur 700 rrënjë kanabis. Gjatë operacionit policor të koduar “Çinari” u arrestuan në flagrancë shtetasit Gjon Gazulli  dhe Gojart Pelivani, të kapur nga shërbimet e Policisë në ambientet e magazinës.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Velidjan Broca pronar i magazinës, si dhe shtetasit Dashamir Vathi dhe Ledjan Vathi, vëllezër me njëri-tjetrin, të dy bashkëpunëtorë të shtetasit Velidjan Broca.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë edhe 2 punonjës të OSHEE-së, Ardian Hysa, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe Lulzim Mançe, me detyrë lexues i aparatit matës pranë OSHEE-së.

Lexo edhe:

EMRAT/ Kultivuan kanabis, arrestohen dy persona në Krujë

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vjeçare, e mitura humb jetën

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Çinari”.  Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Zbulohet në Krujë, një magazinë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike.

Janë arrestuar 2 shtetas që u kapën në flagrancë në magazinë, si dhe u shpallën në kërkim pronari i banesës dhe 2 shtetas të tjerë.    Gjithashtu u arrestuan në flagrancë dhe 2 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 700 bimë të dyshuara narkotike, llamba elektrike, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultvimin e bimëve narkotike në ambient të mbyllur.

Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Durrës, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Çinari”.

Ky operacion u zhvillua bazuar në informacionet e siguruara se në lagjen “Abaze”, në qytetin e Krujës, në një magazinë, kultivoheshin bimë narkotike. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e magazinës me sipërfaqe rreth 400 metër katror, kanë gjetur dhe sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Gj. G., 23 vjeç, banues në Shkodër dhe G. P., 18 vjeç, banues në Krujë, të cilët janë kapur në ambientet e magazinës;

– A. H., 22 vjeç, banues në Krujë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe L. M., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, me detyrë lexues i aparatit matës, pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

-V. B., 38 vjeç, banues në Krujë, pronari i banesës;

-D. V., 32 vjeç dhe L. V., 31 vjeç, banues në Krujë (vëllezër), bashkëpunëtorë me shtetasin V. B.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në drejtimim e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim,  “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Etiketa: hashashkrujemagazina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Kultivuan kanabis, arrestohen dy persona në Krujë

12:17 : 24/07/2025
AKTUALITET

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vjeçare, e mitura humb jetën

17:56 : 23/07/2025
AKTUALITET

Rruga ‘Goce’ në Krujë, e prishur dhe e bllokuar, banorët pa kalim

21:10 : 11/07/2025
AKTUALITET

Zbulohet parcela me kanabis në Mazhë të Krujës

16:09 : 08/07/2025
AKTUALITET

Berisha publikon videot: Në Krujë u votua me kamera tek koka, policia patronazhiste i kontrollonte

13:15 : 04/07/2025
AKTUALITET

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

08:46 : 03/07/2025
Para

SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë për Tahirin, kërkon dënimin e tij dhe për trafik droge

TË GJITHA

Vodafone dhe One “shkundin” shqiptarët nga xhepat

08:41 : 30/07/2025

Transgjinorja Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë

08:31 : 30/07/2025

Tërmeti me magnitudë 8.8 në Paqësor, centrali bërthamor i Fukushimës evakuohet nga frika e Cunamit

08:23 : 30/07/2025

Evakuime në Japoni dhe SHBA, tërmeti i fuqishëm pranë Rusisë shkakton paralajmërime për cunami

08:14 : 30/07/2025

Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

08:10 : 30/07/2025

Këmbimi valutor 30 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:07 : 30/07/2025

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:05 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com