Deputeti Eduart Ndocaj ka vizituar resortin turistik të familjes së Kelmend Balilit në Sarandë, “Santa Quaranta”. “Kaubojsi” madje ka takuar Rigels Balilin, kryetarin e Bashkisë së Delvinës, i afërmi i Kelmend Balilit, të shumëkërkuarit për trafik droge.
Përmes një statusi në Facebook, Ndocaj ka kritikuar epitetin “Eskobar i Ballkanit” me të cilin mediat greke etiketojnë Kelmend Balilin.
Madje Ndocaj e ka quajtur kapedan Kelmend Balilin, që sipas tij ka hapur vende pune për popullsinë në atë zonë.
Ja statusi i deputetit Eduard Ndocaj:
Sot, deputeti Ndocaj pati kenaqesi te takohej me Rigels Balili ne Santa Quaranta. Rigelsi, jo vetem Kryetar Bashkie i Delvines por edhe nje djale punetor e patriot.
Keta jane te gjithe familje punetore qe njihen ne gjithe Saranden e Delvinen. Jane marre me sipermarrjen qe ne fillim te viteve ’90 dhe ne gjithe keto vita kane punesuar dhe kane mbajtur qindra familje te ndershme e punetore. Vetem sot, ne hotelin Santa Quranta ka qindra punetore. Greqia eshte munduar me shekuj familjen e mira shqiptare t’i sulmoje e kete e ka bere qe te kete influencen e saj te plote ne Jug e Shqiperise.
Shqiperia ka nevoje per familje te ndershme e punetore qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit dhe ne ruajtjen e sovranitetit. Shqiperia nuk eshte Kolumbi dhe historia jone kombetar eme familje patriotike nuk ka lidhje me kartelat e Kolumbise. Eshte e turpshme qe shqiptaret te quhet Eskobar. Ne Shqiperi ka tituj: kapedan, bajraktar, aga e keto tituj meritojne te gjithe ato familje qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit.