Nga Boldnews.al
Roli më i madh në jetën e tij artistike, duket se është ai Melamin Beratit, personazhi është trafikant me kobure në brez që bën ligjin kudo dhe me lidhjet në qeveri. Me siguri që kjo do ketë qenë edhe “vepra” që i ka pëlqyer më shumë kreut të qeverisë Edi Rama, i cili vendosi të shpallë “investitor strategjik”, Gazmend Pajën, komedianin e Portokallisë.
Kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro. Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar, tregon vendimi Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë. Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdoret për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë.
Vetë Paja ka reaguar duke thënë se e ka përfituar në bazë të ligjit, ku ka aplikuar si “ivestitor strategjik” dhe kanë nënkontraktuar një “kompani serioze për ndërtimin e resortit”. Duket e njëjta procedurë që është ndjekur me “investitorin tjetër strategjik”, Artan Gaçi, bashkëshorti i kryediplomates shqiptare Olta Xhaçka.
Të jesh investititor strategjik së pari duhet të paraqesësh një projekt bindës, të tregosh eksperiencën në fushën e turizmit dhe gjithashtu të kesh kapital të nevojshëm për kryerjen e investimeve. Gjithashtu që është më kryesorja ky investim të jetë në interesin publik. Po ku ka më “publike” se të jesh humorist në këtë vend që jetohet çdo ditë si në dramë?
Disa nga aktorët e humorit ia kanë parë hairin Rilindjes së Edi Ramës. Njëri prej tyre Erion Isai sot është numri një i Bashkisë së Ersekës. Strateg i madh në zhvilliminn e Ersekës, aq sa po shiten troje në një zonë që përflitet për zhvillim turizmin dhe “blerësit” janë po aq “strategjikë”, edhe ata aktorë gaztorë.
Kapitali është vërtetë i madh, por Paja nuk njihet si pronar apo ortak i ndonjë kompanie fitiprurëse, për më shumë në fushën e ndërtimit. Ka “eksperiencë” pasi për disa kohë merrte ndonjë bar me qira në bregdet për muajt e verës. A thua të mjaftojë vetëm kaq që të përfshihesh në listën e “ivestitorëve strategjik”. Mbase është e mjaftueshme për Rilindjen, që njerëzit e saj, sidomos ata që të dh… në të qeshura janë pjesë e pushtetit.
Edhe Paja nuk mbetet më pas, ku është pjesë e strukturave të Rilindjes, duke dalë gjithnjë në krah të Ramës dhe Veliajt. Ndonjëherë strategjia që ndjek për tu ulur në sofrën e pashallarëve të pushtetit të ndihmon për të shitur veten si “investitor strategjik”. Jemi në një rrugë të mbarë, paraja po derdhet lumë në bregun e detit