Agron Gjekmarkaj kërkoi dorëheqjen e Lulzim nga drejtimi i PD-së në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar demokrat – kërkesë që e ka shprehur dhe publikisht.
Ai i tha Bashës se kredibiliteti i tij është masakruar.
“Ju duhet të dorhiqeni por duhet ta beni kete duke ja kerkuar edhe Sali Berishes”, iu drejtua Gjekmarkaj – Bashës.
Fjala e Gjekmarkajt
Kjo mbledhje ka vlerë historike se do merren vendime të pazakonta per këtë parti! Unë jam natyrë emotive më shumë sesa racionale po këtë nuk ja njoh vetes per defekt!
Lufta civile është lufta më e ndyre e të gjitha luftrave! Do kisha preferuar të merrem me Qeverine, t’ju sherbeja demokratve, të argetohesha me retorike e stilistikë politike! Por jo u perfshiva me duar thellë në balten e luftes civile që perfshiu PD. Kam besuar që kjo beteje duhej bërë. Koha ka treguar që ne po e humbasim këtë luftë. Ndaj mora pergjeqsinë time dhe u dorehoqa. Unë ende besoj shume që në krye të PD nuk duhet të jetë një person “non gratta”! Nuk kam asgje personale me Sali Berishen por ende besoj që Berishizmi nuk mund të jetë e ardhmja. Në krye të PD nuk mund të jetë “non gratta”. Nëse kjo ditë vjen që edhe mund të ndodhe, unë nuk do jem me pjese e ketij grupi dhe anetar i kesaj Partie. Unë ju rri deklaratave dhe qendrimeve të mia. Dikush me quan “delirant” po pune e madhe, dikush gezohet po prape pune e madhe!
Në keto muaj kanë ndodhur ngjarje shume por personalisht kete debat që ka ndodhur në PD e quaj emancipues jo vetem per PD po edhe per Shqiperine. Nuk kam patur ndonje pengese per te folur e thene cfare mendoj e per kete ju falenderoj. Po kaq ju falenderoj per cfare keni bërë keto 9 vite per PD qe mua nuk me mjafton, qe ketij grupi nuk i mjafton, dhe as ju nuk ju mjafton. Personalisht duke e konsideruar veten kulturalisht katolik reflektoj në vazhdimesi dhe ju falenderoj me mirënjohje per mbeshtetjen që me keni dhenë. Po kaq gjera të shemtuara kanë ndodhur keto dite. Nga koleget u fotografova me koleget ne parlament. U bera target. Une s’kam asnje mandat negocimi e as po bej te tille, une s’kam pretendime per lider, zevendes lider apo çerek lider. Ju me foltoren do bashkoheni, me ata negocioni por target beni mua. Agron Gjekmarkaj kur sheh ne sy, nuk me keni rival në asgje. Nuk kam asnje ambicje apo pretendim. Nje deputet i thjesht i cili vihet ne dizpozicion per ti sherbyer kesaj opozite. Z Basha kredibiliteti juaj është masakruar. Pergjeqesi kemi të gjithe, unë e mora timen mbi supe. Ju jeni lideri, ju duhet ta prisni nyjjen gordiane. Ju duhet të dorhiqeni por duhet ta beni kete duke ja kerkuar edhe Sali Berishes. Nje komision i perbashket me personalitete mes nesh dhe foltores te ngrihet per ta pajtuar Partine dhe çuar drejt zgjedhjes se Liderit me gare! Sali Berisha mbase nuk e pranon po le ta mbaje ai barren e refuzimit! PD eshte ketu prej Sali Berishës dhe prej jush ndaj ajo duhet ta gjeje zgjidhjen pertej te dyve. Edhe nese Sali Berisha nuk e pranon kete ju duhet të dorhiqeni dhe ky grup parlamentar të gjeje zgjidhje politike e të menaxhojë partinë! Mes Sali Berishes dhe Lulzim Bashes une zgjedh ju zoti Basha po kjo nuk mjafton më! Në fushatë ndjeva zemerimin dhe perbuzjen e njerzve! Ajo duhet lexuar me pergjegjshmeri. Njerzit kanë nevoje per nje mit negativ per te justifikuar zemerimin e tyre. Kundershtaret tuaj ja kane dale t’ju shnderrojne ju ne një mit të tillë. Ndaj kjo pengese duhet hequr. Kjo pengese konsideroheni ju.