Familjarët e pesë të pandehurve pretendojnë se hetimet në lidhje me përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë nuk janë kryer ashtu siç duhet, e se prokurori i çështjes ka shkelur ligjin.
Babai i Nik Lleshit ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, prokurorin e çështjes Ylli Pjetërnikaj për “Shpërdorim detyre”.
Mark Lleshi pretendon se prokurori me veprimet dhe mosveprimet ka ndikuar në proçesin penal ku është akuzuar djali i tij.
” Komisariati i Policisë Mirditë ka arrestuar djalin tim Nik Lleshi, sëbashku me 4 përsona të tjere, duke i akuzuar për një veper penale e cila nuk është kryer nga djali im.
Oficeri i policies ka kryer të gjitha veprimet në kundërshtim me ligjin, duke nisur që nga arrestimi në flagrancë, por Gjykata e Apelit e ka shpallur të paligjshem arrestimin në flagrancë. Eshtë marrë në pyetje vajza e mitur, duke u udhëzuar me pyetjet nga ana e oficerit të policisë si dhe janë marrë përbazë deklarimet e saj, duke i drejtuar pyetje që vajza vetem sa i ka pohuar ato. Kemi kërkuar që të kryhen hetime edhe në lidhje me prejadhjen e e saj familjare si dhe kam kërkuar që të merren në pyetje mësuesit e saj, por nga bisedat dhe interesimi jonë tek mësuesit, verteton se nuk ka patur mungesa në shkollë.
Prokurori duhet ti drejtonte hetimet në mënyre që të zbardhet e vërteta, pasi unë dhe familja e ime përveç që kemi djalin në burg, na është shkatërruar gjithçka që kemi patur si dhe na është dëmtuar rëndë reputacioni familjar. Pas interesimit të vazhdueshem tek avokati i djalit tim më ka konfirmu që prova e vetme që ka prokuroria është intervista që ka dhënë naten këllëzuesja dhe nëna e saj. Nuk jam në dijeni se cili është përfitimi dhe qëllimi i prokurorit, por di se kam marrë pjesë në të gjitha seancat dhe shumica prej tyre nuk janë zhvilluar për shkak të magesive dhe mungesave të prokurorit. Prorkuri duhet të jetë garant i të drejtave të qytetareve, por jo të mbajë në burg padrejtësisht djalin tim.
Kërkoj nga ju të hetohet në lidhje me veprimet dhe mosveprimet si dhe shkeljet që prokurori Ylli Pjetërnikaj ka bërë gjatë hetimit të kësaj dosje. Djalit tim dhe të tjereve ju ka bërë gjyqin media dhe nuk ka prova që vërtetojnë se djali im ka kryer atë veper penale për të cilen prokurori ngre akuzen sikur e ka kryer me dhunë dhe në bashkëpunim.
Nga kjo akuzë e pabazë më është shkatërruar familja, duke u larguar nusja e djalit bashkë me dy fëmijet. Kërkoj nga ju të thirrem e ti shpreh me gojë të gjitha ata që ka bërë prokurori Ylli Pjetërnikaj” thuhet në kallëzim i cili i është dërguar dhe Prokurorit të Përgjithshem Olsion Çela.
Ngjarja që shokoi opinionin publik
Çështja penale në lidhje me përdhunimin e 15-vjeçares, ende nuk ka kaluar për gjykim themeli, pasi në muajin dhjetor të vitit që lam pas Gjykata e kthej çështjen për plotësim hetimesh. Pas dy muajsh organi i akuzes e ka ridërguar çështjen për gjykim, por ndonëse janë zhvilluar dy seanca gjyqësore ende nuk është marrë asnjë vendim. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe 17-vjeçari me iniciale A. Gj akuzohen për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç të kryer në bashkëpunim.
Ngjarja e denoncuar në maj të vitiit 2021 nga 15-vjeçarja nga Mirdita tronditi opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të vendit, por familjaret e të akuzuarve pretendojnë se ngjarje është e sajuar nga familja e vajzës.