• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama shpall Olta Xhaçken investitor strategjik

14:07 : 03/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një qeveri mblidhet dhe merr vendim për t’i falur bregdetin një anëtari të saj. Nuk është imagjinatë. As ndonjë ndodhi në republikat afrikane. Është ngjarje reale në mes të Europës.

Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi një vendim, i cili i jep lejen per te perdorur për 30 vjet një sipërfaqe të madhe bregdeti në Gjilekë të Himarës një kompanie të quajtur AGTCC Hotel Management. Kompania do të ndërtojë aty një resort të pagëzuar me emrin Dreamades Luxury Suites. Më parë, në mars të vitit të kaluar, ky subjekt ka marrë nga Komiteti i Investimeve Strategjike edhe statusin e investitorit strategjik. Por kush qëndron pas AGTÇ Hotel Management?

Sipas ekstraktit nga Qendra Kombëtare e Biznesit, pronare e kompanisë AGTCC Hotel Management është një shtetase amerikane nga Massachusettsi e quajtur Tawni Lin Grzych-Sutton. Pa asnjë eksperiencë në biznes dhe pa burime të njohura financiare për të ndërtuar resort, 30 vjeçarja nga Massachusettsi ja ka dalë të marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare e madje dhe një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar në Gjilekë të Himarës. Bingo.

Pyetja që lind natyrshëm është cili është çelësi i suksesit për studenten amerikane të Epokës? Dhe përgjigja është e thjesht. Zonja Sutton është thjesht një koperturë, që maskon pronarin real që po gllabëron bregdetin e Himarës.

AGTÇ Hotel Management është themeluar në 25 qershor të vitit të kaluar. Veprimet për regjistrimin e saj në QKB janë kryer nga Iris Erebara. Zonja Erebara është juristja e kompanisë AG. TCC, që zotërohet nga Artan Gaçi, bashkëshorti i ministres së mbrojtjes, Olta Xhaçka. Por lidhjet nuk mbarojnë këtu.

Lexo edhe:

“L’Espresso”: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Tensionet po ndikojnë te integrimi në BE

Parlament i krimit/ Marshimi nëpër Tiranë, qytetarët: 140 deputetë, që të gjithë analfabetë!

Adresa e kompanisë AGTCC Hotel management është në një dyqan në pallatin Kristi-Co, që gjendet në Rrugën“Dervish Bej Mitrovica.” Në të njëjtën adresë, në të njëjtin dyqan gjendet edhe dy kompani të tjera. Ato quhen Peninsula Development dhe Generate.

Peninsula Development ka administrator shtetasin Idlir Lopçi, që është njëkohësisht edh eish administratori i kompanisë AG. TCC që zotërohet nga familja e zonjës Xhaçka. Kompania tjetër Generate zotërohet nga Andi Canaj. Ky është punonjës i kompanisë AG TCC të Artan Gaçit. Të paktën ka qenë deri në qershor të vitit të kaluar kur ka kryer veprime në emër të kësaj kompanie.

Në fakt Peninsula Development, Generate dhe AGTCC Hotel Management janë satellite të pronarit real, që po merr tokën në bregdetin e Himarës. Ajo është kompania AG. TCC në pronësi të familjes së ministres së Mbrojtjes.

Madje së fundmi kjo kompania ka shtuar në vendet ku ushtron aktivitetin edhe adresën Gjilekë Himarë, pikërisht në vendin ku do të ndërtohet resorti Dreamades Luxury Suites. Për ta thënë më shkurt. Edi Rama shpalli investitor strategjik ministren e tij të mbrojtjes dhe një ditë më parë i fali edhe bregdetin. Aty ku do të ndërtohet resorti luksoz. Ndoshta me burim financimi të ardhurat nga paga.

/MCN/

Etiketa: Edi Ramaolta xhackaRama shpall Olta Xhaçken investitor strategjik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“L’Espresso”: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Tensionet po ndikojnë te integrimi në BE

22:46 : 23/07/2026
AKTUALITET

Parlament i krimit/ Marshimi nëpër Tiranë, qytetarët: 140 deputetë, që të gjithë analfabetë!

22:40 : 23/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap që mban pushtetin me dhunë

22:15 : 23/07/2026
AKTUALITET

Rama ironizon protestën nga zyra: Kënga ime e preferuar është ‘Rama jep dorëheqjen’

22:14 : 23/07/2026
AKTUALITET

Nesho: Kur populli del në rrugë, pushteti ka marrë fund

21:51 : 23/07/2026
AKTUALITET

“Një shtet që trembet nga një vezë nuk është shtet”, mesazhi i protestuesit për qeverinë

20:31 : 23/07/2026
Para

Deputeti rus: Operacionin në Ukrainë e përgatitëm prej 1 viti, për dy ditë marrim Ukrainën

TË GJITHA

Plagoset me sende të forta një person në plazhin e Shëngjinit/ Detajet e para

22:58 : 23/07/2026

BE në Zveçan: Komunat në veri përballen me mungesë stafi, arkivash dhe kufizime buxhetore

22:55 : 23/07/2026

Horoskopi, 24 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:48 : 23/07/2026

“L’Espresso”: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Tensionet po ndikojnë te integrimi në BE

22:46 : 23/07/2026

Parlament i krimit/ Marshimi nëpër Tiranë, qytetarët: 140 deputetë, që të gjithë analfabetë!

22:40 : 23/07/2026

Rrënimi i euros/ Xama: Nuk erdhi nga eksportet apo turizmi, por nga aktiviteti kriminal

22:36 : 23/07/2026

Qori shpjegon pse qeveria Rama po i përgjigjet protestuesve me “tërheqje zvarrë”

22:27 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom