• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta filloi. Po tani?

12:18 : 22/02/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, OP-ED
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

 Ilir Kalemaj

Boritë e një lufte të paralajmëruar ranë më në fund, duke shfajësuar burimet e inteligjencës së Perëndimit që për disa komentatorë sportivë nga nahija jonë, ishin shtytëse të Putin-it dhe hedhje benzinë zjarri rus. Ato ranë me bujë e turfullimë, me arsye qesharake për gjasme kërcënim ushatarak nga Ukraina për Luhanskun dhe Donjetsin në rajonin e Donbasit ku asnjë verifikim i pavarur, asnjë burim inteligjence perëndimor dhe asnjë media (me përjashtim të atyre ruse dhe ndonjë në Serbi), nuk e konfirmon këtë. Natyrshëm sic pritej dolën kasandrat që kishin muaj që ia hidhin fajin Perëndimit për luftë-nxitje, dolën ata që vlerësojnë gjeninë e Vladit, madje pati nga ata që nën duhmën euforrike po bërtasin që kjo konfirmon që Federata Ruse është tashmë hegjemoni i ri global, madje duke guxuar dhe në mënyrë të çartur ta quajnë si një sistem apo edhe rend të ri ndërkombëtar.

Pa dashur të kalojmë në pedagogji të tepruar për të shpjeguar se është më groteske se ëndrrat e një nate vere të flasësh për hegjemoni ruse, për sistem apo deri dhe fantazmagoria e një rendi të ri ndërkombëtar, çka është më tepër se e pamundur, mund të themi se mes teorisë së “Vladit të çmendur” dhe Putinit racional, fatkeqësisht ka ndodhur e para. Kjo e çmendurisë nuk është thjesht një teori por një praktikë e marrëdhënieve ndërkombëtare përgjatë “luftës së ftohtë” ku Kisinxheri, asokohe Sekretar Shteti kërcënonte Bashkimin Sovjetik me opsionin nuklear në duart e një Niksoni anormal për të arritur bash në detantën e famshme që prodhoi një nga periudhat më të ekuilibruara përgjatë dekadave nga fundi i luftës ë dytë botërore deri në shembje të “perdes së hekurt”. Natyrisht kjo me mbështetjen e heshtur të Kinës e cila u kthye në një rivale gjeopolitike të Bashkimit Sovjetik qysh përgjatë qeverisjes së Krushovit e mandej.

Është interesante sesi përsillen këto histori kur sheh lëvizjen e fundit të carit të ri rus që gjithsesi nuk nuk të jetë kurrsesi shah-mat. Jo vetëm se ka qenë e paralajmëruar nga një SHBA, Bashkim Europian dhe vende antare të NATOs gjithnjë e më të unifikuara përballë këtij kërcënimi të ri, me burime ushtarake, logjistike, ekonomike, financiare dhe inovative ku e ku më të mëdha se Federata Ruse sot por edhe për shkak të një izolimi të ri të kësaj të fundit që duket se është futur në një aventurë pa bereqet. Është e vërtetë që nga njëra anë kemi pasur në vijëmësi kontradiktat e vendeve të BE-së dhe deri diku ato të NATOs, çka i kishte dobësuar këto struktura të ngjizura pas luftës së dytë botërore, duke ringjallur aleanca taktike dhe duke ravijëzuar partneritete konkurruese për disa nga vendet antare, si fjala bie Hungaria e cila ka kohë që luan me dy porta por edhe ka vënë në diskutim rendin e demokracisë liberale. Kjo bashkuar me varësinë energjetike të Gjermanisë dhe mungesën e investimeve ushtarake bashkë me një prirje përgjithësisht pacifiste të politikës së saj të jashtme, por edhe fiaskoja ameriakne e Afganistanit, kanë bërë të mundura gjithfarë interpretimesh për rishikim të sistemit ndërkombëtar që sot sipas një pjese të mirë analistësh dhe profanësh nuk është më unipolar por së paku trepolar duke përshirë dhe Kinën dhe Rusinë.

Në fakt kjo është e pamundur te këtë ndodhur apo të ndodhë në periudhën afatmesme për disa arsye objektive. Së pari, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një ekonomi që vlen sot 21 trilionë dollarë dhe shpenzojnë rreth 800 milionë dollarë për shpenzime ushtarake në vit, më shumë se të gjitha vendet e tjera të botës së marra së bashku. Së dyti, fuqitë revizioniste, të cilat kontestojnë si unipolaritetin e SHBA-së ashtu edhe rendin e demokracisë liberale të mbështetur në “konsensusin e Washingtonit”, të tilla si Kina dhe Rusia nuk arrijnë të ofrojnë një alternativë bindëse. Jo vetëm se janë shumë larg investimeve ushtarake, në teknologji dhe inovacion që SHBA dhe Bashkimi Europian kanë së bashku, për mos të folur për madhësinë e tregjeve respektive, por nuk kanë as aspektin e “fuqisë së butë”, çka është një conditio sine qua non për cilëndo fuqi aspiruese globale. Fjala bie, kinezçja (e variantit mandarin) mund të jetë gjuha e dytë më e folur në botë se e flasin rreth 70 përqind e 1.5 miliardë kinezëve (të tjerët flasin variantin kantonez apo shanganian) por kjo nuk e bën as gjuhën më të përhapur, as atë më të kërkuar për t’u mësuar. Në këtë prizëm nuk rivalizon dot jo me anglishten, por as me arabishtem frëngjishten apo spanjishten.

Lexo edhe:

Republikat tona

Kalemaj: Platforma “Deputeti që duam” fasadë! Kandidatët, militantë të PS pa formim ligjor

Nga ana tjetër Rusia, e cila ka nje ekonomi të përafërt me atë të Italisë apo Spanjës jo vetëm nuk ka projeksione globale por tashmë po hedh në erë dhe strategjinë e “konflikteve të ngrira” duke i kthyer në vatra të hapura të cilat në periudhë afatmesme dhe afatgjatë do të kenë një kosto të jashtëzakonshme politike, ekonomike dhe financiare për shtetin dhe shoqërinë ruse. Jo vetëm po e fusin veten në qorrsokak si lufta e fundviteve 80-të në Afganistan duke u ballafaquar me një luftë guerrile nga një Ukrainë e cila do të ndihmohet në logjistikë, armatime dhe ekonomikisht nga NATO dhe BE por që ka dhe sipërfaqen e dytë më të madhe në Europë pas vet Rusisë, çka e bën praktikisht të pamundur cdolloj ambicie për ta mbajtur të pushtuar edhe nëse guximi i tepruar e shtjnë ushtrinë ruse të shkojnë përtej pjesës së kufizuar të Ukrainës Lindore. Por edhe vetë dy republikat e vetshpallura jo vetëm do të kenë fatin e simotrave të tyre në Transdnistri (Moldavi) apo Abkhazi dhe Osetinë Jugore (Gjeorgji), të panjohura ndërkombëtarisht as tani, as kurrë, por do të jenë rajonë të varfëra, të depopulluara, pa kurrfarë vlere dhe peshe strategjike. Përkundrazi mund të përshpejtojnë antarësimin e Ukrainës në NATO, çfarw do të ishte dhe makthi që Kremlini ka dekada që synon ta evitojë madje duke treguar nervozizëm të pashoq kësaj here kur këto garanci i kërkon në tavolinë.

Për mos të folur për peshën e sanksioneve, bllokimin e mundshëm të Gazprom 2, rritjen e pavarësisë energjetike nga BE e cila po kërkon burime alternative, rrethmin gjeostrategjik me hyrjen ndoshta edhe të Finlandës dhe Suedisë në NATO, ambivalencën kineze që u duk së fundmi edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së apo prononcimit për herë të parë me tone të forta nga vendet antare afrikane të këtij Këshilli të cilat janë kundër çdolloj forme irredente që mund të kërcënojë kufijtë e tyre kolonialë në rast se kjo kthehet në precedencë. Është e paqartë se çfarë synon të fitojë Kremlini nga ky bast që ka rritur stekën e mosarsyes në nivele irracionale, por duket se pak ka për të fituar përkundër iluzionit.

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Republikat tona

15:33 : 03/06/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Platforma “Deputeti që duam” fasadë! Kandidatët, militantë të PS pa formim ligjor

17:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria quo vadis?!

13:40 : 27/05/2025
AKTUALITET

Triptik

15:35 : 20/05/2025
AKTUALITET

Pesha e regjimit

13:13 : 15/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
Para

Veliaj nxjerr mesazhet: Turp po Desada t´i sjell pyetjet/ Tabaku kërkon ndërhyrjen e Gardës

TË GJITHA

Spanjë, grabitën farmacinë, katër shqiptarë tentuan t’i iknin policisë, përplasen dhe humbin jetën

09:33 : 06/06/2025

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025

Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

09:25 : 06/06/2025

Tre shqiptarë grabisin një farmaci por përplasen me automjetin e një polici gjatë arratisjes, 4 të vdekur

09:17 : 06/06/2025

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com