• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Anglia do t’i kthehet normalitetit! Johnson: Duke nisur nga e hëna, do hiqen masat anti-Covid

15:53 : 20/02/2022
në BOTA

Tashmë është e konfirmuar zyrtarisht. Duke nisur nga java e ardhshme Anglia do t’i rikthehet normalitetit, duke hequr masat kufizuese Anti-Covid. Ky është dhe qëllimi kryesor i kryeministrit Britanik, Boris Johnson, i cili përgjatë javës që vjen do të diskutojë në parlament planin që do të quhet: “Bashkëjetesa me Koronavirusin.”

Kësisoji, Anglia do të bëhet vendi i tretë, pas Danimarkës dhe Norvegjisë që pritet t’i rikthehet normalitetit të para-pandemisë. Me nisjen e ditës së hënë, kush do të rezultojë pozitiv me Covid, nuk do të detyrohet më të vetë-izolohet për disa ditë. Përkundrazi, sipas mjekëve anglezë, kush do të rezultojë i infektuar, thjeshtë do të këshillohet të qëndrojë në shtëpi, duke marrë një trajtim të ngjashëm me llojet e gripërave të tjerë.

Ky është ndryshimi më i rëndësishëm në paketën e re të reformës së pandemisë, e cila në praktikë do të heqë “të gjitha masat shtrënguese që kufizojnë lirinë e qytetarëve”.

Vendet e tjerë të Mbretërisë së Bashkuar do t’i ruajnë edhe për disa kohë disa masa shtrënguese, për shkak të disa vatrave ende problematike në përhapjen e shpejtë të covid, sidomos të variantit Omicron.

Sa i përket testeve Anti-Covid, megjithëse niveli i tyre do të ulet ndjeshëm, ato do të vazhdojnë të aplikohen kryesisht në zonat proplematike në përhapjen e virusit.

Lexo edhe:

Qeveria si ekuilibristi në tel mes investitorëve dhe qytetarëve të anashkaluar

Sherr me sende të forta në Sarandë, disa të lënduar në spital! 6 të shoqëruar në polici

Ndërsa në lidhje me fushatën e vaksinimit, vetëm pak ditë më parë, Ministri Britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, njoftoi mundësinë e vaksinimit të fëmijëve nga mosha 5 deri në 12 vjeç – diçka e ndaluar deri më tani në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, do të jenë prindërit ata që do të vendosin në lidhje me vaksinimin ose jo të fëmijëve të tyre.

Në Britaninë e Madhe, 85% e popullsisë së moshës mbi 12 vjeç, i ka marrë të dy dozat e vaksinës, dhe 66% ka marrë edhe dozën e tretë. Sipas eksepertëve të shëndetësisë Britanike, të paktën 98% të popullsisë ka arritur të krijojë anti-trupat e nevojshëm për një përballim të lehtë të sëmundjes.

Megjithatë, kthimi i plotë i në normalitet, me vendimin e Johnson, sipas disa prej kundërshtarëve të tij do të ishte edhe për shkak të dëshirës së kryeministrit për të spostuar vëmendjen e opinionit publik nga skandali i festave private përgjatë periudhës së pandemisë, që kanë shkaktuar shumë kritika nga ekspertë të shëndetësisë dhe nga politikanë.

Sakaq, David Nabarro, i dërguari special i OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetësisë) për covid, tha BBC-në se zgjedhja e qeverisë britanike është “e nxituar dhe shumë e pamatur”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria si ekuilibristi në tel mes investitorëve dhe qytetarëve të anashkaluar

08:19 : 06/06/2026
AKTUALITET

Sherr me sende të forta në Sarandë, disa të lënduar në spital! 6 të shoqëruar në polici

08:14 : 06/06/2026
AKTUALITET

Sot mot i kthjellët, temperaturat shënojnë sërish rritje

08:04 : 06/06/2026
AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
Para

Adoleshenti tërheq dëshminë, ngec hetimi i vrasjes së Endrit Mustafës

TË GJITHA

Qeveria si ekuilibristi në tel mes investitorëve dhe qytetarëve të anashkaluar

08:19 : 06/06/2026

Sherr me sende të forta në Sarandë, disa të lënduar në spital! 6 të shoqëruar në polici

08:14 : 06/06/2026

Sot mot i kthjellët, temperaturat shënojnë sërish rritje

08:04 : 06/06/2026

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş