Një makinë është aksidentuar pasditen e sotme në Kamëz. Si pasojë e shpejtësisë me të cilën po lëvizte, drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin rrethues dhe në fund u përmbys.
Sipas informacioneve paraprake raportohet se në makinë ndodhej vetëm drejtuesi i cili është plagosur.