• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kufizimet/ Maqedonia e Veriut kërkon lehtësira për hyrje në Kosovë

08:18 : 24/01/2022
në RAJONI

Maqedonia e Veriut i ka kërkuar Kosovës lehtësira për qytetarët e saj gjatë kalimit të kufirit mes dy shteteve, respektivisht rishqyrtimin e vendimit që parasheh hyrjen në Kosovë me tri doza të vaksinave kundër COVID-19 apo dy doza dhe test negativ PCR.

Kjo është bërë e ditur të dielën, më 23 janar, nga ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Verit, Bekim Sali, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij kosovar, Rifat Latifi.

Në një postim në rrjetin social FB, ministri Sali tha se “ka mirëkuptim për vendimin e Qeverisë kosovare, që ka ardhur duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike në shtetin fqinj, si dhe kapacitetet e tyre për përballjen me këtë valë të virusit”.

Por, në të njëjtën kohë ai tha se i përcolli ministrit Latifi, reagimet e shumta të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për pengesën që ka shkaktuar vendimi në lëvizjen e tyre drejt Kosovës.

“Duke konstatuar bashkërisht se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, kërkova nga homologu im Latifi, që ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të kërkojnë një mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali.

Lexo edhe:

Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Masat e reja në Kosovë kanë hyrë në fuqi më 23 janar.

Ndërkaq, vaksinimi në Maqedoninë e Veriut mbetet i ulët përkundër apeleve të shumta të institucioneve për vaksinim si mundësi e vetme për përballje me pandeminë.

Mbi 862,000 persona të Maqedonisë së Veriut kanë marrë nga dy doza të vaksinës, ndërsa numri i përgjithshëm i vaksinave të aplikuara sillet në rreth 1.7 milion doza.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, të dielën ka regjistruar 20 viktima me COVID-19 dhe 1,424 të infektuar. Rastet e reja dolën pas testimit të 5,604 mostrave.

Viktimat janë regjistruar: shtatë në Shkup, tri në Prilep, nga dy në Veles dhe Strumicë si dhe nga një në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Strugë, Bogdancë, Kriva Pallankë.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,218 persona dhe shumica prej tyre janë regjistruar në Shkup.

Sa i përket të infektuarve, më 23 janar autoritetet thanë se 790 raste janë regjistruar në Shkup, ndërsa numër më i vogël në 33 qytete tjera. Raste aktive janë 20,571 persona.

Që nga paraqitja e pandemisë, me COVID-19 janë diagnostikuar mbi 256,000 persona.

/rel/

Etiketa: kosovemaqedoni e veriut

Lajme të lidhura

RAJONI

Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër

12:24 : 26/08/2025
RAJONI

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

11:32 : 26/08/2025
RAJONI

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

12:00 : 24/08/2025
RAJONI

Zbulohen 500 bimë kanabisi në Gjilan, policia gjen armë e municione

20:30 : 23/08/2025
RAJONI

LVV propozon Hekuran Muratin për kryetar të Parlamentit të Kosovës, por sërish nuk merr votat e nevojshme

11:59 : 22/08/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Politika ngec, mundësitë ikin

10:02 : 22/08/2025
Para

DJ Dagz flet për Donaldin: Nëse do ishim jashtë do e kishte pësuar keq

TË GJITHA

Tragjedi në Portugali, demi sulmon dhe vret një 22-vjeçar gjatë ndeshjes/ VIDEO

20:13 : 26/08/2025

Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarisht të fejuar

19:50 : 26/08/2025

Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata

19:34 : 26/08/2025

Një grup turistësh bllokohen në det pas defektit të gomones në Gjirin e Kakomesë

19:07 : 26/08/2025

U masak*ua nga bashkëshorti, Marjola Nakoleci përcillet për në banesën e fundit

18:46 : 26/08/2025

Loredana flet për raportin me Jozin pas “Big Brother VIP 4”, mesazhi që i dërgon

18:44 : 26/08/2025

25 shtete pezullojnë dërgesat postare drejt SHBA-së pas tarifave të Trump

18:30 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com