• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Basha tradhtoi elektoratin dhe demokratët, sot PD është ngritur mbi nivelin e Prillit

13:15 : 29/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike është ngritur mbi nivelin e Prillit 2021 – kur kjo forcë politike mori mbi 620 000 vota në zgjedhjet parlamentare.

Berisha ishte këtë të Mërkurë në Vlorë, ku u mbajt një aktivitet me rastin e 31-vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike në qytetin bregdetar. Ish-kryeministri hodhi kritika ndaj Bashës, për të cilën tha se tradhtoi demokratët e elektoratin, duke mos protestuar për vjedhjen e votave më 25 Prill. Berisha tha demokratët u gjetën “mjerisht e sistematikisht të tradhtuar nga një njeri që do hyjë në historinë politike të Shqipërisë si politikani më i papërgjegjshëm i forcës së tij politike dhe ndaj vendit”.

“Por, sot kemi rast të ndihemi krenarë, sepse nëse hedhim një sy në hartën politikë të Europës ish-komuniste, forcat politike si e jona janë arkivuar në histori përveç në Hungari – Fidesit. Mirëpo ne mbijetuam. Në rast se Fidesi pati fat të ketë një lider të vendosur që e çoi këto vite nga fitorja në fitore, PD pati fatin e keq të ketë në krye një njeri që e çoi nga disfata në disfatë. E megjithë këtë ecuri, ne në 25 prill ishim së bashku 620 mijë shqiptarë. Pra një forcë politike madhore, por pa një kokë. Nga këta 620 mijë vetëm, 19 përqind i besonin kryetarit të PD-së, 81 përqind, më vizionarët, s’kishin besim te ai njeri se ai s’meritore besimin tuaj, s’meritonte besimin e demokratëve dhe më 26, 27 prill, në vend që ftonte demokratët të mbushnin sheshet për të mos pranuar një palë zgjedhje të cilat u zhvilluan me sistemin më antidemokratik të patronazhistëve, u zhvilluan me blerje mavsie të votës duke disbursuar në dy muaj e fushatës mbi 130 mln euro për zonat e dëmtuara nga tërmeti, duke disbursuar mbi 60 mln euro për zhavorr dhe asfalte elektorale gjatë fushatës në bashkitë socialiste. Njeriu që e shpalli masakrën elektorale do shndërrohej në tradhtarin më absolut. Në vend të merrej me manipulimin e votës ë shqiptarëve u mor me manipulimin e votës së tij për të siguruar karriget”, tha Berisha.

“Por ne jemi në këmbë dhe arritëm ta mbyllim vitin 2021 si një vit shprese për shqiptaret se e ngritëm PD në një force politike që i besojnë shqiptarët. Dhe kjo jo se e them unë por faktohet nga të gjitha studimet që treguan se nga një rënie katastrofale, sot PD është ngritur mbi nivelin e prillit 2021, sot PD është bërë shembull për shqiptarët se i tregoi shqiptarëve se ne që sollën votën e lirë kemi një vlerë të shenjtë te ajo votë”, shtoi.

Berisha foli dhe për “Foltoret” e Kuvendin e 11 Dhjetorit, që e cilësoi “mrekullia e pluralizmit shqiptar”. Më tej, përmendi referendumin për shkarkimin e Bashës si kryetar i PD-së më 18 Dhjetor, duke u shprehur se mahniti shqiptarët si dhe konservatorët e demokratët në mbarë botën me votën e lirë.

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

Berisha u shpreh se “e mbyllim vitin me një opozitë të vërtetë”.

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi me Berishën, Kovatchev i shqetësuar: Do i ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri

12:26 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
AKTUALITET

Raporti i PE! Berisha nga Brukseli: U denoncua farsa elektorale e 11 Majit

13:43 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Shqipëria narko-shtet”/ PPE pranon kërkesën e Berishës për të dërguar mision fakt-mbledhës

18:03 : 03/06/2025
Para
Foto: Instagram

Arbana Osmani e revoltuar: Sot u zgjova me mallkime për fëmijët e mi (Foto)

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com