Gjatë 24 orëve të fundit 6 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa janë regjistruar 120 raste të reja nga 2506 testime. Gjithashtu janë shëruar edhe 171 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet e reja janë evidentuar në këto bashki: 56 në Tiranë, 11 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, Berat, 3 në Kamëz, Mat, Përmet, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Sarandë, 1 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar.
Në të gjithë vendin janë 5,178 pacientë aktivë me COVID19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Vlora 38 vjeç, një qyetetar nga Pogradeci 68 vjeç, një qytetar nga Elbasani 70 vjeç, një qytetar nga Durrësi 79 vjeç, një qytetar nga Tirana 83 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 86 vjeç.
Statistika (20 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 120
Të shëruar në 24 orë 171
Të shtruar në spitale 122
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2,506
Testime totale 1,441,247
Raste pozitive 205,897
Raste të shëruara 197,547
Raste Aktive 5,178
Humbje jete 3,172
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,451
Fier 584
Shkodër 359
Durrës 344
Gjirokastër 306
Elbasan 284
Berat 260
Vlorë 214
Lezhë 125
Korçë 121
Kukës 66
Dibër 64