Dokumente të reja të publikuara rrëzojnë pretendimet e deputetit rilindas Alfred Peza, se pasurinë prej 1.13 miliardë lekësh, me të cilat ka blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë, e kanë burimin nga kursimet e tij dhe të bashkëshortes.
Në vitin 2010 deputeti Alfred Peza, asokohe gazetar dhe drejtues i televizioni informativ, u hodh në gjyq nga ish-bashkëshortja Adelina Toli për detyrimet ndaj djalit që ata kanë së bashku.
Në këtë dokument me një vërtetim të lëshuar nga televizioni ku Peza punonte, faktohet se paga zyrtare e gazetarit ishte vetëm 800 mijë lekë të vjetra.
“Sipas vërtetimit 04.03.2010 të lëshuar nga RTV, Ora News, rezulton se paga mujore bruto e të paditurit është 80 000 lekë në muaj”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Pra paga e deklaruar me vërtetim para gjykatës rezulton disa herë më e ulët se sa paga që pretendon Peza.
Nga ana tjetër Peza thotë se gjatë kohësh kur punonte në media kishte pasur paga të majme.