• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

SKANDALI/ Qeveria favorizoi privatin, “Ekonomiku” pranoi studentë me mesatare 6-të

11:32 : 17/01/2017
në KRYESORE, SOCIALE

Formula e re e maturës shtetërore që solli një kaos gjatë regjistrimeve për vitin akademik 2016-2017 ka shënuar edhe skandalin e parë.

Në një nga fakultetet më të synuara për të vazhduar studimet e larta, atë të Ekonomikut ku mesatarja për t’u pranuar ka qenë gjithmonë mbi nëntë, mësohet se janë regjistruar studentë me mesatare 6-të.

Pasi loja e madhe që u bë për të favorizuar universitetet private kliente të qeverisë ka bërë, që auditorët e Universitetit të Tiranës të mbeten bosh, duke i detyruar të pranojnë studentë edhe me mesatare mjaft të ulëta.

“Mesatarja minimale në të katër programet e studimit të Fakultetit të Ekonomisë për vitin akademik 2015-2016 varion nga 9.22-9.89, ndërsa për vitin 2016-2017 ajo është ulur jashtë çdo pritshmërie, pasi varion nga 6.08-6.92”, shkruan sot  gazeta Shqiptare.

Kjo rënie drastike e mesatares për pranim në një fakultet aq shumë të preferuar dhe njëkohësisht me konkurencë të lartë vjen si pasojë e çorganizimit, me regjistrimet në mesin e muajit Tetor të vitit të shkuar. Sipas prononcimit për gazetën të dekanit Dhori Kule, “tejzgjatja e regjistrimeve dhe paniku që i kapi kandidatët se mos mbeten pa shkollë, solli një deformim të cilësisë së kandidatëve që janë pranuar”.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Dekani Kule i gjendur përpara kësaj situate skandaloze duket se ka një “zgjidhje” orgjinale për të korrigjuar atë që ndodhi pas “çorbës”, që bëri Ministria e Arsimit duke ndryshuar rregullat e lojës në fund të vitit.

“Ne kemi vendosur që vitin tjetër, ata kandidatë që na kanë ikur në fakultete analoge, pra në fakultete ekonomie, do t’i marrim nëpërmjet transferimeve”, deklaron dekani Kule.

Por këtë pohim të dekanit Ministria e Arsimit nuk e ka pranuar siç thotë gazeta dhe një paralele me këtë sjellje mund të hiqet me rastin e protestave të fundit të maturantëve për gabimet në sistemin e provimit. Ministria e menaxhoi tensionin duke premtuar se asnjë nuk do të ngelet pa shkollë. Dhe vërtetë me sa duket asnjë nuk po ngelet pa u regjistruar në universitet, sepse të gjithë ata me mesatare të larta u detyruan të regjistrohen te privati kundrejt tarifave që janë shumëfish më të larta se ato të Universitetit të Tiranës.

Kjo që po ndodh në fakultetin Ekonomik bie ndesh me të ashtuquajtura ambiciet e qeverisë dhe të kryeministrit Rama, i cili pas plasjes së skandalit me maturën shtetërore pretendoi se ka ardhur koha që studimet e larta ti ndjekin vetëm ata me mesatare të lartë. Në fakt e gjitha po del se ka qenë një lojë në favor të klientëve të qeverisë që operojnë në fushën e arsimit të lartë privat.

“Një ankth i madh e ka përfshirë shoqërinë se ata me mesatare 5 nuk marrin dot një diplomë e nuk bëhen dot inxhinierë. Kjo e ka gjetur vendin. Mesatarja gjashtë, është një nivel qesharak në ambicien tonë, por është vetëm fillimi një procesi që duhet ta kthejë rrugën drejt dyerve të universitetit drejt atyre që e meritojnë të hyjnë në universitet”, deklaroi atëherë përpara studentëve të Universitetit Bujqësor,  kryeministri Rama.

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Manchester City, gati 100 mln paund për Messi-n

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

15:35 : 18/05/2025

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

15:23 : 18/05/2025

Presidenti i Barcelonës, Laporta: Yamal do të rinovojë kontratën

15:16 : 18/05/2025

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

15:03 : 18/05/2025

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

15:00 : 18/05/2025

Meta refuzon të hyjë në Parlament përmes dorëheqjes së deputetëve të PL: Nuk pranoj asnjë marifet

14:49 : 18/05/2025

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

14:30 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com