Ish-Kryeministri Sali Berisha tha nga Tropoja se më 18 dhjetor do të themelohet shoqata Basha-Bardhi, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë deklaratave të kreut demokrat Lulzim Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, që në deklaratat publike shprehet se Kuvendi i vetëm do të jetë ai i 18 dhjetorit.
Berisha i ka drejtuar një apel Bashës që të japë dorëheqjen sa më parë, sikundër duhet të japin dorëheqjen të gjithë ata që janë emëruar dhe jo zgjedhur, në bazë të statutit të PD.
“Jepni dorëheqjen, nëse doni hyni në një garë me kandidatura rivale, në të kundërt Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit do e kthejë PD në shtëpinë e lirisë së të gjithë demokratëve.
Lulzim Basha na ka mashtruar me të dy dosjet ku është i zhytur, dosjen e Nick Muzin dhe atë të Toyota Yaris. Ai më gënjeu edhe mua, ndaj ai është peng Basha”, tha Berisha.