• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderat nga Bashkia e Tiranës, Lali Eri mban rekordin për ankimimet

16:31 : 30/11/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj mban rekordin lidhur me ankimimet mbi procedurat e prokurimit, krahasuar me të gjitha njësitë vendore në vend.

Referuar buletinit të Komisionit të Prokurorimit Publik, nga 80 procedura të ankimuara, 54 janë vetëm në Bashkinë e Tiranës, çka dëshmon se operatorët, pjesëmarrës në tendera, kanë dyshime, ose kanë ngritur pretendime, lidhur me procedurat e ndjekura.

Prej kohësh janë denoncuar procedurat e prokurorimeve publike, ku duket se fituesit paracaktohen, përmes kritereve specifike, edhe pse ata mund të rezultojnë në vlera 99.99% të fondit limit apo disa qindra mijëra deri në miliona euro më shumë se operatorët e tjerë që renditen më poshtë, pra jo si fitues.

Vendin e dytë e mban bashkia e Durrësit me 11 ankesa ndërsa e treta renditet bashkia e Fierit me 4 ankesa.

Pjesa më e madhe e 80 ankimimeve lidhet me prokurorimin publik, ndërsa vetëm një ankesë është për fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Lexo edhe:

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit

Ankimimet sipas fazës në të cilën është bërë ky i fundit kanë ndodhur ose gjatë vlerësimit të ofertave ose në fazën fillestare ku operatorët kanë pasur rezerva për specifikimet teknike në dokumentet standarde të tenderit.

Konkretisht, 45 janë ankimuar në fazën e vlerësimit të ofertave dhe 35 për specifikimet teknike të tenderit.
Shumë prej këtyre ankesave lidhen me procedura që kanë në objekt të tyre sigurim mallrash, të paktën 47, ndërsa në vendin e dytë janë ankesat për punë publike dhe më pas vijnë ato për shërbime.

Komisioni i Prokurimit Publik bën të ditur se është marrë vendimi për 65 procedura, ku janë refuzuar 39, 21 janë pranuar, për 4 është mbyllur çështja ndërsa 1 është në përfundim të procesit administrativ. Gjatë tetorit rezulton gjithashtu se janë depozituar 2 padi për vendimet e KPP dhe një masë sigurie nuk është shqyrtuar ende nga Gjykata Administrative e Apelit.

Pak javë më parë Kryeministri paralajmëronte të zgjedhurit vendorë dhe ministrat se do ti dërgonte vetë në SPAK dosjet e prokurimeve publike me probleme, por duket se edhe deklaratat publike të Kreut të Qeverisë duhen marrë me rezerva, përsa kohë asgjë nuk ka ndryshuar.

Ndërsa prezantonte, paketën e re të prokurimit publik, që synonte, sipas tij, të kapërcejë sa më parë dhe sa më shpejt hendekun mes politikës dhe të ardhmes, Rama u shprehse ministrat, janë po njësoj përgjegjës si titullarët e Bashkisë për procedurat e tenderit, ku përfshihet numri i pjesëmarrjeve, vlera e kursyer në paratë e buxhetit të shtetit, nënshkrimi i kontratave, realizimi i tyre në terren si edhe kufizimi i tenderëve me negocim pa shpallje, që janë edhe 5 prioritetet e paketës së re të Prokurimeve.

Dhe të paktën në një nga kriteret e përmendura nga Rama, ajo mbi vlerën e kursyer në paratë e buxhetit, duke u bazuar në atë çka raportohet dhe denoncohet pothuajse çdo ditë, shihet qartë se vetëm për kursim nuk flitet.

Etiketa: ankimimetenderaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025
AKTUALITET

Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit

15:44 : 16/08/2025
AKTUALITET

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

21:13 : 07/08/2025
AKTUALITET

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

21:35 : 06/08/2025
AKTUALITET

SPAK: Gentian Sula tentoi të fshehë apartamentin sekret të Veliajt te “Kodra e Diellit”

18:05 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

18:20 : 04/08/2025
Para

Kukësi del me njoftim zyrtar, ndërpritet bashkëpunimi me lojtarin titullar

TË GJITHA

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

15:17 : 17/08/2025

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025

Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike

14:35 : 17/08/2025

Denoncimi i gazetarit: Urgjenca Pediatrike në QSUT është kthyer si sportel banke

14:28 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com