• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtari Besnik Hoxha dënoi “Boldnews.al” për Mirel Mërtirin. Shoqata e Gazetarëve: Tentativë për mbyllje goje

19:36 : 26/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Për Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, gjobitja e “Boldnews.al” nga gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, në një proces penal për ‘Shpifje” ndaj Mirel Mërtirit, është “një tentativë për mbylljen e gojës së medias”, e cila ka raportuar dhe denoncuar aferën e inceneratorëve në Shqipëri.

Në një reagim të publikuar pasditen e së Premtes, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë vendoset në krah të redaksisë së “Boldnews.al”, duke e vlerësuar se vendimi i gjyqtarit Hoxha “synon njollosjen dhe dekurajimin e gazetarëve, të cilët kanë kurajon të raportojnë, pavarësisht lidhjeve apo ndikimit deri në nivelet më të larta të personave, subjekt i denoncimeve mediatike”.

Më poshtë është deklarata e plotë e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë:

“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë mbështet shqetësimin e gazetarëve të medias “Boldnews.al”, pas vendimit të gjykatës për ta gjobitur me 100 mijë lekë këtë media, duke e konsideruar si shpifje, identifikimin në një shkrim nga #Boldnews të një biznesmeni shqiptar, në një foto të publikuar nga mediat në Zimbabve, në kuadër të një skandali, ku personi i identifikuar nga #Boldnews gjendej me Presidentin e Zimbabves dhe ministrin e shëndetësise, i arrestuar për abuzim me fondet publike.

Vetë vlera e “gjobës” ngre dyshime për nivelin e shpifjes, pasi duket se në rastin konkret është ndëshkuar raportimi i #Boldnews dhe kjo është shqetësuese. Eshtë shqetësuese sepse një vendim i tillë, edhe me atë vlerë modeste monetare, synon njollosjen dhe dekurajimin e gazetarëve, që kanë kurajon të raportojnë, pavarësisht lidhjeve apo ndikimit deri në nivelet më të larta të personave, subjekt i denoncimeve mediatike.

Lexo edhe:

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

Afera me dherat te inceneratori, Bashkia e Tiranës në shërbim të koncesionarit

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqetësimin për këtë tentativë të “mbylljes së gojës” së një medie, si dhe për influencën e padenjë të që ushtrohet ndaj mediave e në kurriz të tyre, vetëm sepse kryejnë misionin që kanë: informimin e publikut”.

Të enjten e kësaj jave, gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, i mbështetur nga prokurori Isa Jata, vendosi të shpallte fajtor dhe të dënonte redaksinë e “Boldnews.al” për raportimet mbi personazhin Miren Mërtiri, si edhe lidhjet e tij e bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, me nivelet e larta qeveritare, për të realizuar atë që konsiderohet nga redaksia si “sipërmarrje korruptive dhe kriminale e inceneratorëve”.

Procesi i nisur nga Mirel Mërtiri kundër redaksisë së “Boldnews.al” është saktësisht një prej atyre që konsiderohen “SLAPP-Të të hedhin në gjyq sepse ke folur”.

Këto vendime gjyqësore, të shëmtuara për ata që i firmosin, natyrisht nuk e stepin median të thotë të vërtetën.

/BoldNews.al/

Etiketa: mirel mertiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Afera me dherat te inceneratori, Bashkia e Tiranës në shërbim të koncesionarit

22:11 : 26/02/2025
AKTUALITET

Buxheti/ Sa do të paguajmë në 2025-sën për inceneratorin, që nuk ekziston

22:25 : 03/12/2024
AKTUALITET

Emrat/ Historia e inceneratorëve, në burg autorët e denoncuesit, përveç Rama-Veliaj

14:59 : 24/10/2024
AKTUALITET

Video/ Mirel Mërtiri përshëndet SPAK-un nga Austria, bashkë më të edhe Mark Jaka

19:31 : 07/08/2024
AKTUALITET

Dokumenti/ Inceneratori i Tiranës, konsulencë 1 mln € në muaj me kompaninë e Mërtirit, Blushit dhe Zotos

14:52 : 23/07/2024
Para

Zbulohen eshtrat e 10 personave në afërsi me Serbinë (Dyshimet fillestare)

TË GJITHA

Fier/ Shpërthimi i bombolës në pikën e tregtimit të gazit, njëri që pësoi djegie ishte pronari

20:35 : 21/07/2025

Selmani shihet si zgjedhje e parë te Teuta, portieri tjetër i durrsakëve njofton largimin

20:24 : 21/07/2025

Abilekaj: Rama do të gllabërojë Gjykatën Kushtetuese 100%

20:23 : 21/07/2025

Skandali me mikrokreditë/ Xama akuza SPAK: Po mbyll pa lavdi aferën 37 milion euro

20:11 : 21/07/2025

Nuk ka më besimin e trajnerit, Bayern Munich dërgon portierin në huazim

20:09 : 21/07/2025

Lopatat s’japin rezultat, Italia dhe Greqia na ndihmojnë me avionë për të shuar zjarret

20:09 : 21/07/2025

“Faleminderit Vllazni”, Dodaj përshëndetet me shkodranët dhe përgatitet për aventurën e re

19:52 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com