• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbledhja e grupit parlamentar/ Balla: PS gati për Komisionin e Zgjedhores, të adresojë rekomandimet e ODIHR

11:45 : 22/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Socialiste është gati që të ngrihet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Deklaratën e bëri kryetari i grupit parlamentar të PS, i cili tha se aktualisht ka një ngërç sa i përket objektit të punës së Komisionit, por sipas tij, kjo do të zgjidhet shumë shpejt.

“Jemi duke saktësuar objektin e punës së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Kjo do të zgjidhet shumë shpejt. Për mua ka rëndësi që në fund të fundit po e diskutojmë këtë çështje dhe kemi shprehur vullnetin e plotë për ta ngritur Komisionin dhe koha është e mjaftueshme”, tha Balla.

Balla nuk preferoi të hynte në detaje, pasi sipas tij “sa herë që këto çështje bëhen publike na vonojnë kohën e zgjidhjes së çështjeve”. Megjithatë, nuk e shmangu mendimin e tij se Komisioni i Posaçëm duhet të adresojë të gjitha rekomandimet e ardhura nga raportet e OSBE/ODIHR. Për çdo propozim tjetër, sipas Ballës, ato mund të shqyrtohen.

“Mendimi im është komisioni i posaçëm adreson të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga raporti i ODIHR. Pra duhet ta pranojmë që kemi që nga 2015 në mos më tej që nuk kemi adresuar rekomandimet. Ky duhet të jetë objekti i punës. Nuk duhet të paragjykojmë punën e komisionit. Nëse komisioni do të vijë me propozime të tjerë ato të shqyrtohen brenda Komisionit. Ajo që PS në shumicë garanton është që brenda Komisionit të Posaçëm ka barazi mes anëtarëve dhe të drejtë vetoje mes dy partive më të mëdha në parlamentin e Shqipërisë. Besoj se do ta gjejmë zgjidhjen në themelin e hedhur prej shumë vitesh”, tha Balla në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Një tjetër çështje e prekur është edhe zgjatja e mandateve të organeve të Vettingut. Sipas Ballës, nuk duhet bërë debat për këtë çështje. Vettingu sipas Ballës është një domosdoshmëri.

Lexo edhe:

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

Rama mbledh grupin e ri parlamentar, çfarë po diskutohet

“Tashmë është çështje që i takon Këshillit të Legjislacionit, Komisionit të Ligjeve madje dhe Komisionit të Venecias që është ftuar për të dhënë një opinion urgjent për këtë çështje dhe mesa jam informuar Venecia e ka parashikuar në ditët e para të dhjetorit.  Të shmangim diskutimet në publik për këtë çështje, por të çojmë përpara një nevojë që nuk u parashikua para 5 vitesh, por sot është domosdoshmëri”, tha Balla.

Prokurorët e SPAK kanë kërkuar që të zgjatet mandati i tyre. Por çfarë mendon mazhoranca për këtë çështje? Sipas Ballës, kjo çështje ka procedura përpara pasi bëhet fjalë për ndryshim kushtetues.

“Koha në dispozicion është e mjaftueshme sepse asnjë nga anëtarët e prokurorisë speciale nuk është në fund mandati të tij, por në fillim. Do kemi kohë, do ta diskutojmë”, tha Balla.

Balla shtoi se Grupi parlamentar i PS do të mbështesë paketën fiskale dhe buxhetin e shtetit për vitin 2022.

Etiketa: Taulant Balla

Lajme të lidhura

Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
AKTUALITET

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

12:18 : 16/09/2025
AKTUALITET

Rama mbledh grupin e ri parlamentar, çfarë po diskutohet

10:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Parlamenti është kthyer në kartel droge, kryesohet nga njeriu që ka porositur vrasje

13:51 : 11/09/2025
AKTUALITET

Nga Balluku te Spiropali e Vengu, ministrat e vjetër të qeverisë së Ramës (EMRAT)

13:11 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Për një B, fjala Balla bëhet Palla”/ Ministri nuk ia kursen ndjekësit: A e ke pa sa e kishte… (FOTO)

13:22 : 02/09/2025
AKTUALITET

“Zgjedhoren ta fillojmë në shtator”/ Balla-Tabaku përplasen në Strasburg: Duhej bërë 10 vite më parë

17:03 : 18/06/2025
Para

"3 mln euro më shumë", Berberi shpall fitues kompaninë "Geci" për ndërtimin e rrugës në Porto Romano

TË GJITHA

Futi “lavanderitë” e kokainës në Belgjikë, Prokuroria kërkohen 20 vite burg për “Cincon”

14:07 : 01/10/2025

Përse “Tigrat” punësojnë macet!?

14:04 : 01/10/2025

“Rusia-Putiniste, Ariu i rraskapitur përball USA/NATO”!

13:51 : 01/10/2025

Në kërkim për plagosje dhe kanosje, arrestohen 2 persona në Korçë

13:37 : 01/10/2025

E zhdukur prej një muaji, flet babai i 15-vjeçares: Dyshoj se shoqja e ka futur në “valle” vajzën time

13:36 : 01/10/2025

Horoskopi mujor nga Meri Shehu/ Renditja e shenjave nga ajo me pak fat, tek më e favorizuara

13:20 : 01/10/2025

Itali/ Dy të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak pranë Parkut Kombëtar Circeo

13:18 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com