• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!

Çdo verë, qeveria premton kontrolle më të forta në det dhe siguri për pushuesit. Por këtë sezon, aksionet po shfaqen më shumë në Facebook sesa në terren. Nga videot me gjoba te postimet virale të ministrave, propaganda online po ngre pikëpyetje mbi monitorimin real të bregdetit, transparencën e kontrolleve dhe aftësinë e shtetit për të parandaluar tragjedi në det.

15:05 : 25/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Sezoni turistik po nis dhe, bashkë me të, edhe “propaganda”.

Këtë fundjavë vëmendje morën dy statuset e zyrtarëve të PS-së, Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari dhe ish-ministrit Taulant Balla.

“Për ‘trimat’ si ky në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim. Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla. Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të jetë çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe qetësinë në plazhet tona,” – shkroi në rrjetet e tij z. Lamallari.

Ndërsa Taulant Balla: “Gjoba për këtë tipin që hedh mbeturinat në det është 200 mijë lekë. O djali, nuk e bën dot ‘të fortin’ duke hedhur kanaçen në det.”

Lexo edhe:

Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë/ Zhupa nxjerr videon: Si gënjeu Balla në Strasburg!

Shqiptarët në protestë, Balla me socialistët, puro e ‘murlan’ në Strasburg /VIDEO

Në rastin e dytë, zoti Balla ra pre e videove që qarkullojnë në rrjet, pasi Kozak, personazhi i njohur në TikTok, deklaroi se videoja ishte bërë në Greqi, përkatësisht në ishullin Mykonos.

Çfarë tregon kjo?

Shqipëria po promovon këtë verë një mesazh për sigurinë në bregdet, nisur nga përvoja e viteve të shkuara, ku tragjeditë në det nuk kanë munguar.

Ministrat publikojnë video në rrjetet sociale, paralajmërojnë gjoba dhe flasin për kontrolle të shtuara ndaj mjeteve lundruese çdo sezon, por ajo që nuk kuptohet është kush dhe si kontrollohen brigjet tona, përmes strukturave të posaçme apo përmes videove sporadike që përfundojnë në rrjetet sociale?

Në një rast, ministri i Brendshëm publikoi pamje ku një skaf afrohej pranë vijës bregdetare, ndërsa njoftonte se drejtuesi ishte ndëshkuar me gjobë. Videoja u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale si dëshmi e “masave të forta” ndaj shkelësve, por në fakt dokumentimi i rastit erdhi në mënyrë sporadike.

Në rastin tjetër, ish-ministri Taulant Balla publikoi një video ku personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Kozaku, shfaqej duke drejtuar mjet lundrues. Edhe aty u fol për ndëshkime dhe gjoba, por nuk u bë e qartë se çfarë shkeljeje konkrete ishte kryer, çfarë procedure ishte ndjekur dhe nëse kishte pasur verifikim nga autoritetet kompetente.

Më pas rezultoi, sipas deklaratës së tij, se videoja ishte bërë në Greqi. Megjithatë, as për këtë deklaratë nuk pati një qëndrim zyrtar: ishin kryer verifikimet apo jo?

Të dyja rastet kanë një problem më të madh e të përbashkët: dilemën nëse po zëvendësohet monitorimi në terren me komunikim propagandistik në rrjetet sociale.

Ekspertë të sigurisë detare thonë se problemi kryesor nuk është mungesa e videove, por mungesa e kontrolleve sistematike në terren. Në shumë zona bregdetare, sidomos gjatë sezonit turistik, mjetet lundruese afrohen pranë zonave të pushuesve, ndërsa monitorimi mbetet veçse sporadik. Kemi parë shpesh që kontrollet intensifikohen vetëm pas një ngjarjeje të rëndë ose pas publikimit të videove virale.

Një tjetër pikë problematike mbetet procedura e pajisjes me leje për drejtimin e mjeteve lundruese. Edhe pse ligji parashikon licenca dhe certifikime, ka pasur vazhdimisht dyshime për mënyrën se si kontrollohen drejtuesit e mjeteve, eksperienca e tyre dhe respektimi i rregullave të sigurisë në det.

Burime nga sektori detar pranojnë se gjatë verës shtohet ndjeshëm numri i mjeteve që operojnë në bregdet, ndërsa kapacitetet monitoruese mbeten të kufizuara. Në shumë raste mungojnë patrullimet e vazhdueshme, radarët apo sistemet e koordinimit që do të mund të garantonin kontroll të hapësirës detare.

Kjo situatë bëhet edhe më alarmante kur kujtohen rastet tragjike të viteve të fundit.

Ngjarja që tronditi më shumë opinionin publik ishte ajo e Himarës në vitin 2022, ku 7-vjeçarja J.A. humbi jetën pasi u godit nga një skaf pranë bregut të detit. Rasti nxori në pah dështimet në kontrollin e mjeteve lundruese dhe mungesën e masave parandaluese në zonat e plazheve. Pas ngjarjes pati premtime për rregulla më të forta, ndarje të hapësirave detare dhe kontrolle të rrepta, por incidentet nuk munguan as në sezonet pasuese.

Në vite janë raportuar edhe aksidente të tjera me pasoja të rënda në bregdetin shqiptar, përfshirë përplasje jetskish, mjete që hyjnë në zona të ndaluara për pushuesit dhe raste drejtuesish të dyshuar nën efektin e alkoolit apo pa dokumentacion të rregullt.

Në kohën kur qeveria publikon video me gjoba dhe aksione të izoluara, ekspertët kërkojnë kontrolle të vazhdueshme në det, transparencë mbi lejet e mjeteve lundruese, publikim të statistikave të aksidenteve dhe investime në sigurinë detare.

Derisa kjo të ndodhë, na mbetet veç të shohim videot që bëhen virale, me shpresën se diçka do të ndryshojë… për mirë!/ Denada Jushi, acqj.al

Etiketa: bregdetmonitorimpolicia kufitareTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë/ Zhupa nxjerr videon: Si gënjeu Balla në Strasburg!

11:22 : 11/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarët në protestë, Balla me socialistët, puro e ‘murlan’ në Strasburg /VIDEO

12:35 : 09/07/2026
AKTUALITET

Patronazhistët si skaner! Taulant Balla: Këta 2 protestues i kemi arrestuar për drogë

21:04 : 08/07/2026
AKTUALITET

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut/ VIDEO

20:53 : 06/07/2026
BOTA

OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, shërohet edhe pacienti i fundit

17:11 : 04/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”

10:24 : 04/07/2026
Para

Zgjedhjet e 7 qershorit/ Kurti nis fushatën elektorale, prezaton programin qeverisës

TË GJITHA

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş