• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqi për “Partizanin”/ Malltezi hedh poshtë pretendimet e Ballës: Në një kallëzim, 11 gënjeshtra!

16:44 : 30/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe një nga të pandehurit për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ka akuzuar Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, duke pretenduar se ky i fundit ka bërë 11 deklarata të rreme gjatë dëshmisë së tij nën betim në Gjykatën e Posaçme.

Në një deklaratë me gazetarët pas seancës gjyqësore, Malltezi hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Ballës, duke i cilësuar si “gënjeshtra” dhe duke paraqitur dokumente që, sipas tij, vërtetonin të kundërtën.

Në një kallëzim, 11 gënjeshtra. A mund të jetë i besueshëm?” pyeti retorikisht Malltezi, duke listuar disa nga pikat kryesore të kundërshtimit të tij.

“11 gënjeshtrat e Taulantit. E para. Tha, prona ka qenë e shpronësuar. Është gënjeshtra komplet e Taulant Ballës, prona ka qenë e shpronësuar. Urdhëro ku keni dokumentin, Fletoren Zyrtare, që nuk ka qenë e shpronësuar dhe është gjynah që një deputet të gënjejë. Së dyti. Tha gënjeshtrën e dytë, ëh procesi i kryer në gjashtë muaj. Siç u kap në gënjeshtër në mënyrë të vazhdueshme aty dhe që vetë kishte marrë dokumentet, procesi i kthimit të pronës kishte zgjatur 12 vjet, nga ’95-a deri në 2007-ën. Ndërsa procesi i privatizimit ka zgjatur katër vjet, nga 2005-a deri në 2009-ën. Të gjitha këto, ky thotë janë bërë për gjashtë muaj. Imagjinohet çfarë mashtruesi ordiner.

Së treti, gënjeu tha prona ka qenë në planin e përhapjes në 2007-ën. Urdhëro ku keni këtu dokumentin, plani i përhapjes i firmosur nga Alfred Moisiu. Nuk ka qenë as në 2004-ën. Pra kur gënjen për fakte publike kaq të rënda, do të thotë që është shumë keq, por duket që prokurorët e mbrojnë. Së katërti, gënjeu tha Maltezi ka pasur 144 m². U pyet. I tha, a ke përdorur ndonjëherë makinë llogaritëse? Sepse i ke dorëzuar vetë, që ka pasur 2000… 26.600 metra Begeja. Bëj pjesëtimin, nuk të del kaq, po të del tre-katërfish më tepër. Së pesti, gënjeu kur tha Maltezi ka marrë 5% nga pronarët. Ju ofrua mundësia të paraqiste dokumentin. Nuk ishte asnjë dokument. Thjesht gënjeu, tha e kam marrë nga burime mediatike. Së gjashti, gënjeu tha Maltezi ka marrë 60% të objekteve. Gënjeu.

Lexo edhe:

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Pas Ramës, edhe Balla sulmon Goxhajn: “Zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit

Iu ofrua përsëri mundësia të thoshte, ku e bazon këtë? Që ka marrë 60%? Nuk ishte asnjë gjë. E kam me të dëgjuar. Së shtati, gënjeu dhe tha Maltezi ka bërë prej një viti presion Ministrisë së Mbrojtjes. Ju ofrua, i tha, po mirë, cili të ka thënë? Më thuaj një. Jo nga media e kam prapë. Pra, është një një person që të vjen gjynah. Por, kemi parasysh, kur ky thotë procesi ka mbaruar për gjashtë muaj, si qenka presioni një vjet? E teta që ishte gjë shumë e bukur, e tha vetë, tha, i kam lënë 10 detyra SPAK-ut për të bërë. Dhe me sa duket prokurorët e nënshtruar politikisht i kanë zbatuar me rregull porositë e Taulant Ballës. Së nënti, u pyet për deklaratën e tij që e ka dhënë publike, nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg.

Nuk i dha përgjigje. Vuri duart në kokë, mbylli, nuk i dha përgjigje. Së dhjeti, gënjeu tha nuk kam depozituar shkresa kur kam bërë deklaratën. U kap aty në në gjyq që kishte bërë, kishte dhënë disa shkresa të cilat as nuk i kishte lexuar dhe kishte angazhuar studio të tjera ligjore duke shkelur ligjin, ndonëse ka, ka, është betuar për respektimin e ligjeve, duke i dhënë të dhënat personale studiove të tjera ligjore të kolegëve të tij. Së 11-ti, tha sërish sot, ndërtimet janë bërë me leje të Berishës. Ju ofrua mundësia që të shikonte ndërrimet e destinacionit 2004, 2006, 2008 të Edi Ramës. Bile dhe leja e ndërtimit e dhënë nga Edi Rama e 2007-ës. Por për këto bëri sikur nuk ekzistojnë. Tha, nuk kam qenë në dijeni. Kështu që në 11 gënjeshtra, pra një kallëzimi i Taulant Ballës, 11 gënjeshtra. A mund të jetë i besueshëm kur një kallëzim ka 11 gënjeshtra, nuk ka një e dy? Këtë jua lë vetë juve ta gjykoni.

Këtë e kam bërë dy herë deri tani. Dy herë prokuroria e ka mbyllur çështjen, për fat të keq. Por përsëri do t’i, do t’i përsëris. Do kemi seancën tjetër ku neve do të bëjmë prapësimet e të dyja palëve ndaj deklaratave të Taulant Ballës, të cilat thjesht nuk qëndrojnë. Kemi parasysh që disa nga ato ishin, ishin, bënin mu, që ishin gënjeshtra. Këto që thamë unë nuk janë pretendime thjesht të mia, këto janë fakte. Pra, që nuk ka qenë në planin e përhapjes, këtë e thotë dekreti i presidentit. Nuk ka pse të merret dëshmitari kur ke me shkrim e me vulë të presidentit.

Që nuk ka qenë e shpronësuar, këtë e thotë Fletorja Zyrtare. Dhe Fletorja Zyrtare s’pyet për opinionet e mia apo të dikujt tjetër. Pa dyshim ne do e përsërisim sërish, kallëzimin penal ndaj Taulant Ballës, natyrisht edhe ndaj Edi Ramës. Siç mund ta shikoni, edhe këtu ku e ka firmosur vetë, ka shënuar kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Edhe këtu kur Ministria e Mbrojtjes i jep dokumenta, i jep gjithë dosjen, duke përfshirë dhe të dhëna personale që nuk, janë të ndaluar me ligj që t’ia dhënë dikujt tjetër, thotë, kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Pra çdo institucion është vënë në shërbim të kryetarit të Partisë Socialiste. Çfarë unë dua të them me këtë? E para që ka shkelur ligjin. Ka shkelur ligjin edhe të mbrojtjes së të dhënave personale, por edhe që kjo, e gjithë procesi është proces i stisur politik, siç mund ta, siç mund të dëshkohet.

Të dyja janë bashkë, sepse zoti Balla ka marrë këto të dhëna personale dhe ja ka çuar studios ligjore të Alket Hysenit. Pra edhe zoti Balla e ka shkelur, edhe këto institucione të cilat janë vendosur nën hyqmin e Taulant Ballës, jo me qejf, po me detyrë, se është partia mbi shtetin. Unë nuk e kam ngritur për veten time apo për personat e familjes time. Nuk e ngrej fare këtë çështje. Por aty janë të dhëna, numra personalë të personave që s’kanë asnjë lidhje. Të fiseve të tjera, duke përfshirë jo vetëm Begeja, Bekteshi, Vaqarri, Llagami, Ali Mehmeti, që të gjithë që janë.

Këto janë të dhëna personale. Ligji e ndalon. Tani, këtu ligjin e kanë shkelur edhe institucionet shtetërore, sepse janë vënë në hyqmin e Taulant Ballës, po e ka shkelur dhe Taulant Balla duke ja dhënë Alket Hysenit. Neve, neve e kemi këtë, në rast se ju mund ta shikoni, e kemi H.A. Studio. E kemi nënvizuar që ky ka përdorur këtë studio për të gjitha.

Fatkeqësisht, me sa ne kuptuam aty, fakti që Taulant Balla nuk tregonte dot asnjë dokument, asnjë provë, po thonte vetëm jam bazuar në vlerësimin tim dhe në burime mediatike gjatë gjithë kohës. Për fat të keq nuk tregoi dot një provë. Atëherë, ne besojmë që ky thjesht ja ka dhënë, ja ka nënkontraktuar studios së Alket Hysenit që të bënte një vlerësim a bënte ndonjë gjë për këtë. Dhe kjo është e paligjshme. Normalisht, as Taulant Balla nuk duhet të kishte të drejtë të merrte të dhënat personale të shtetasve, jo më t’ia binte në studiot e tjera në dispozicion.” tha Malltezi.

Etiketa: dosja partizaniJamarbër MallteziTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026
AKTUALITET

Pas Ramës, edhe Balla sulmon Goxhajn: “Zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit

22:30 : 22/06/2026
AKTUALITET

Lapaj i përgjigjet Ballës: Ti dhe shefi yt jeni hajdut! Sado të lehësh, nuk e bën dot pis protestën

19:04 : 22/06/2026
AKTUALITET

Përplasja për diasporën, Zhupa: Shqiptarët nuk mashtrohen me video propagandistike

18:20 : 22/06/2026
AKTUALITET

Zbardhet dëshmia e vajzës së Fatos Lubonjës për dosjen “Partizani”

17:27 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Rama ka ngarkuar Ballën për të bërë antimiting”, Këlliçi: Telefonon diasporën, por refuzohet çdo herë

16:20 : 22/06/2026
Para

Maji, muaj me sfida! Një periudhë që trondit ekuilibrat e jetës veçanërisht për 4 shenja horoskopi

TË GJITHA

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş