• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Basha: 52 mln euro për shpenzimet e luksit të qeveritarëve, ekonomi putiniste

11:13 : 15/11/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Kreu demokrat Lulzim Basha u shpreh sot nga salla e Kuvendit se ndërkohë që flitet për krizë energjitike, Qeveria ka planifikuar 52 milionë euro shpenzime luksi.

Basha tha se 52 mln euro do të shpenzohen për makinat, për rikonstruksionet e zyrave, ndërkohë që kjo shumë do të mjaftonte për të mbuluar propozimin tonë për familjet në nevojë.

“Qeveria ka monopolizuar ekonominë për një grusht oligarkësh, ndërsa njerëzit rropaten për të siguruar bukën e gojës, për të çuar fëmijët në shkolla. Sipërmarrësit përballen me gjoba e presione, të drejta e të padrejta, ndërkohë që fillon loja e vjetër ku ishit ju dhe ku ishim ne”, tha Basha.

Sipas tij, nuk janë më shumë se 5-6 oligarkë, profilet e të cilëve, janë skicuar te milionat e eurove që dali nga Buxheti i Shtetit dhe shkojnë në xhepat e tyre.

Basha tha se kjo është një ekonomi putiniste.

Lexo edhe:

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

Kreu demokrat tha se kjo Qeveria ka marrë më shumë borxhe se çdo qeveri tjetër në 30 vitet e fundit, ndërkohë që ka rritur taksat më shumë që nga koha e tanzimatit.

“Kemi mbledhur miliardat dhe nuk po i ktheni në shërbime për qytetarët. Po largohen të rinjtë dhe të rejat, po ikin profesionistët 13 herë më shumë se në Serbi, ndërkohë që pjesën e luanit e marrin oligarkët, që më pas depozitohen në parajsat fiskale. Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave”, tha Basha.

Pjesë nga fjalimi i Bashës në Kuvend

E ndonëse qeverisni këtë vend prej 8 vitesh, gjysmën e të cilave të vetëm, pyetjet për cështjet kryesore që shqetësojnë shqiptarët i keni lënë pa përgjigjje.

Sepse ndonëse keni marrë më shumë borxh se të gjitha qeveritë e mëparshme të bëra bashkë, keni rritur taksat dhe tarifat më lart se kurrë më parë në historinë e këtij vendi që nga Tanzimati, nuk keni ditur t’i ktheni miliardat që keni keqmenaxhuar as në mirëqënie për qytetarët, as në paga dhe pensione më të larta dhe të dinjitetshme, as në përmirësimin e produktivitetit të sipërmarrjeve.

Përkundrazi. Miliardat që keni marrë borxh në emër të shqiptarëve, taksat që keni rritur për të financuar makutërinë tuaj, kanë shërbyer për ndërtimin e një ekonomie të përqëndruar në pak duar

Me shtetin e përdorur si punëdhënës patronazhistësh dhe i pak oligarkëve, me të cilët keni vrarë konkurencën e lirë, keni ndrydhur zhvillimin ekonomik, keni penguar investimet e huaja,

E keni bërë Shqipërinë një vend nga i cili largohen të rinjtë e të rejat, largohen profesionistët dhe forca prodhuese e shoqërisë.

Po dëmtoni prodhimin vendas, që ka nxitur dhe do vazhdojë të nxisë një rritje të mëtejshme cmimesh nga e cila penalizohen të gjitha familjet shqiptare

Kjo nuk është ceshtje buxheti, por mentaliteti.

Dhe mentaliteti juaj, duket edhe njëherë në këtë buxhet, që përvec taksave dhe aksizave që rriten dhe shtohen, shfaq dukshëm tahmanë për të mbrojtur status quo-në dhe interesat e një pakice, që pengon zhvillimin, që dëmton prodhimin vendas, që ka nxitur dhe do vazhdojë të nxisë një rritje të mëtejshme cmimesh nga e cila penalizohen të gjitha familjet shqiptare.

Mirëpo Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha dhe ka nevojë për zgjidhje po aq të mëdha.

Që ju nuk i jepni dot.

Sepse ndërkohë që ju majmeni e krenoheni majë plehut, vendi po plaket me shpejtësi marramendëse. Rritja e numrit të të moshuarve po shoqërohet me emigrimin e familjeve të reja dhe me normat më të ulëta të lindshmërisë në vend.

Etiketa: Bashabuxhetikuvend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
RAJONI

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:02 : 05/06/2025
AKTUALITET

Nis me debat seanca plenare në Kuvend

10:19 : 05/06/2025
AKTUALITET

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet/ Axhenda

08:36 : 05/06/2025
BOTA

VIDEO/ Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Kuvendit

19:31 : 04/06/2025
Para

I lidhur me gjermanen dhe me shoqen e Adrola Dushit/ Zbulohet lidhja paralele e banorit të “BBVIP”

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com