• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjekmarkaj: Berisha e ka mbyllur ciklin, nëse fiton Foltorja largohem nga PD

19:48 : 13/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është i mendimit që PD ndodhet në një krizë që do të dalë shumë shpejt.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, Gjekmarkaj tha se Sali Berisha ka kaluar të gjitha fazat e veta në politikë, me fitore historike, por edhe humbje. Ai tha se nuk ka më se çfarë të ofrojë dhe shtoi se një PD në luftë me SHBA-të nuk do të jetë mirë për partinë.

Po ashtu, Gjekmarkaj nënvizoi se mbështet idenë e një e rithemelimit të PD e përfshirjen në të të intelektualëve dhe njerëzve të elitës. Sakaq, ai shtoi se nëse nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar rikthehet në krye të PD Sali Berisha, ai largohet nga partia.

“Unë di cilat kanë qenë marrëdhëniet mes Bashës dhe Berishës. Unë Sali Berishën e kam takuar 3 apo 4 herë gjithsej. Por çështja është se kur në një parti politike marrëdhëniet personalizohen, nuk është gjë e mirë. Marrëdhëniet duhet të jenë më transparente. S’duhet të jetë ky shqetësimi, por duhet të jetë më shumë se sa kaq. Ku po shkon PD nga ky konflikt”, tha Gjekmarkaj.

A ka besëprerje nga Basha për Berishën?
Gjekmarkaj: Nuk e di cilat kanë qenë pritshmëritë e Berishës. Sali Berisha e kishte kryer ciklin e tij politik si fitues, e në 2013 ai humbi. Ai ka qëndruar 8 vite në politikë më pas e ka qenë mentori i zotit Basha. Ka qenë i udhës që Berisha të tërhiqej. Basha ka qenë nën hije. Unë s’e përjashtoj Amerikën. Në këtë kuptim nuk gjej besëprereje, në kuptimin e aktit që mori.

Lexo edhe:

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

Po shkruajnë shumë për firmat, por një pyetje është si mund t’i japësh firmat në dorë një strukture personave që nuk besojnë?
Gjekmarkaj: Po, sepse duhet besuar strukturës. Kolegët e mi i thonë zotit Basha pse ti fyen zotin Berisha, ndërkohë që ky i fundit e fyen të gjithë ditën. Berisha ka shprehur atë që mendon, por duhet të vendosi strukturat. E në këtë rast është dashur të ndeshesh me to, e jo të fshihesh nga frika se ata nuk e pranojnë.

Çdo të ndodhë me 11 dhjetor?
Gjekmarkaj: Në trajtat që po merr, PD i është bërë një dëm i madh dhe njeriu më i gëzuar është kryeministri. Sado serioz të jemi ne, sado të përpiqemi të reagojmë, vëmendja është kthyer te cështja e brendshme e PD. Por nga pikëpamja e gjësë në vetvete, mua më duket se kjo do të jetë një miting, marshim, i cili i fryn konfliktit me SHBA dhe nuk ndihmon në paqësimin e shpirtrave të PD. Kush do të jetë fituesi kryesor? Do të jetë përçarja.

Si e shihni PD në të ardhmen e afërt?
Gjekmarkaj: PD do të dalë nga kjo krizë. Unë jam partizan i rindërtimit të PD, e kam hedhur këtë tezë që në korrik, e kam mbështetur zotin Marku në tezën e tij. PD ka jetike, por jo në shenjën e konfliktit, duhet të rikthehet gara në çdo nivel, s’duhet të ketë emërime. Nuk duhet të jetë e personalizuar PD. Unë dua një parti ku përfshihen elitat, që ka mendim, të jetë parti bashkëkohore të joshë qytetarët që të vij në pushtet. Ka njerëz me vlera PD, por jo mjaftueshëm sa meriton.

Çfarë do të thoshte një PD me në krye Sali Berishën e po kështu pretendimi për të qenë sërish kryeministër i Shqipërisë?
Gjekmarkaj: Është kërkuar iluzioni sikur do të bëhet kuvendi me datë 11 dhe me 12 do të rrëzohet Edi Rama. Shumë personave i janë premtuar poste, për kryetar bashkish e të tjera, kjo nuk është rruga e duhur. PD është partia kryesore e opozitarizmit në Shqipëri dhe do e kalojë këtë moment. Unë e thashë, që Berisha ka konsumuar fazat e veta në politikë, ka pasur suksese, ka pasur fatalitete si askush tjetër. Nuk mendoj që është ai modeli. E shkuara nuk duhet të jetë e ardhmja. Berisha mund të ishte një këshilltar shumë i mirë. Ai ka zgjedhur konfrontimit. Ai ka ide, energji, por ka mbyllur të gjitha fazat me fitore e me humbje, e thjesht përsërit vetveten.

Nëse fiton foltorja a i qëndroni deklaratave të tua?
Gjekmarkaj: Në PD kanë hyrë e dalë qindra njerëz. Unë jam një individ i ardhur së fundmi nga atashimi e nuk marr vendime për PD, por marr vendime për veten. Një PD në konflikt me SHBA nuk është e mirë për askënd. I qëndroj deklaratës time. Largohem!

Etiketa: gjekmarkajPDreagimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

12:39 : 08/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
Para

Lajm i madh për Brdaric, futbollisti bashkohet pas 2 muajsh me Vllazninë

TË GJITHA

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

19:13 : 08/06/2025

Sizmologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

19:06 : 08/06/2025

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com