• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Milionat e Inceneratorëve, Këlliçi: Në Sharrë u vra Ardit Gjoklaj, ja prova që nxjerr gënjeshtar Veliajn

17:03 : 10/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Belind Këlliçi, deputet i PD dhe anëtar i Komisionit hetimor, tha sot se incineratori i Tiranës është një skenë krimi. Ai u shpreh se të njëjtët pronarë si në Fier dhe Elbasan përfitojnë 430 milionë euro.

“Pas vjedhjes se inceneratorit të Elbasanit dhe inceneratorit të Fierit prej 50 mln euro, vjen momenti që vijmë tek skena e krimit që është landfill i Sharrës në Tiranë ku historia nis në fakt në 7 gusht, se këtu nuk kemi media ne.

Sa herë flasim për Ardit Gjoklajn nuk ka media prezente. Në 7 gusht të vitit 2016 ky i ri minoren punonte në landfillin e Sharrës i pasiguruar, në të zezë dhe humbet jetën në mënyrë tragjike. Menjëherë kemi deklarata publike që mund t’i verifikoni të kryetarit të bashkisë, Erion Veliajt që mohon ekzistencën e këtij djali të punësuar në landfillin e Sharrës dhe vetëm 10 ditë më pas rrjeti investigativ BIRN që unë gjej rastin ta falenderoj bën publike një foto tjetër të vëllait të të ndjerit, unë kam detyrim njerëzor dhe moral t’i shfaq sot sepse ka një çensurë të frikshme në lidhje me këtë ngjarje krimiale, me këtë vrasje që ka ndodhur në landfillin e Sharrës ku vëllai i Ardit Gjoklajt vetëm 10 ditë më pas pozon me uniformën që thotë “Bashkia Tiranë” të Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Pse i përmenda këto dy foto dhe pse i bëra publike: e para sepse refuzon media t’i bëjë publike dhe duket sot që mungesa e mediave pasqyron në fakt paranë e madhe që është hedhur për të çensuruar fjalën e kujtdo dhe për të çensuruar këdo deputet apo qytetar të lirë që ngre zërin në lidhje me këtë mega aferë, në lidhje me këtë mega vjedhje të 30 viteve.

Lexo edhe:

Veliaj mbetet në burg, Apeli i GJKKO nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Fjalimi i Ramës në Bordin e Paqes/ Këlliçi: Po të kishte b*le, të prezantohej si mik i McGonigal

Vetëm ditën e djeshme ju keni parë madje dhe nje media kombëtare që ka nisur një dokumentar për historinë e suksesit për landfillin e Sharrës, por do kemi mundësinë të shkojmë dhe më gjerë në këtë histori suksesi që ka të bëjë vetëm me një sukses, vjedhjen e taksapaguesve shqiptarë dhe atyre të Tiranës”, tha Këlliçi.

Në vijim, ai u shpreh se në shtator të 2016, kryetari i bashkise Tiranë del dhe njofton me pompozitet se po përgatitet që në Tiranë, në bashki do të vijë një kompani e madhe prestigjoze hollandeze e cila do merret me trajtimin, grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, do të ndërtojë një incenerator dhe bazuar në eksperiencën e saj të jashtëzakonshme në këtë fushe do të punësojë qytetarë nga zona e Kombinatit dhe nga kryeqyteti dhe do të bëjë një investim model në kryeqytet.

“Tani, pa u ngrohur ende mesa duket, nga dy PPP-të e fituara në Elbasan dhe në Fier ky projekt i ofrohet Ministrisë së Mjedisit në vitin 2016 për një incinerator të ri në Tiranë me vlerën 128 milion euro.

Ministria e Mjedisit kthen përgjigjen pozitive në 28 gusht 2016 dhe vetëm tre ditë më pas në tavolinën e ministrit të atëhershëm vjen propozimi i kompanisë Integrated Energy BV, pra kjo kompania hollandeze e cila kishte eksperiencë, që ishte prej vitesh në këtë fushë dhe operonte në pronësi të Klodian Zotos, që në këtë rast paraqitet si hollandez. Tani këtu vlen të përmendim dhe faktin që Klodian Zoto është i njëjti person që së bashku me Mirel Mërtirin dhe me partneren e Mirel Mertirit, Stela Gugallja kanë marrë para në inceneratorin e Elbasanit, kanë marrë para në inceneratorin e Fierit dhe shfaqen sërish së bashku me Ernesto Granelli, italianin e famshëm të inceneratorëve në skemën e inceneratorit të Tiranës. Ky projekt i propozuar përcakton që do të punohen 700-800 ton mbetje, pra rreth 292 mijë ton mbetje në vit me një sipërfaqe sheshi diku tek 120 hektar për një periudhë 30 vjeçare.

Në 5 shtator 2016 lëshohet urdhëri nga ministria e mjedisit për ngritjen e komisionit të koncesionit dhe më pas ish ministri Lefter Koka i dërgon shkresa zyrtare ministrisë së financave, të drejtësisë dhe asaj të energjitikës. Në prill 2017, qeveria shqiptare me VKM i jep një bonus prej 6 pikësh kompanisë Integrated Energy BV, meqë na kishte propozuar një ofertë të pakërkuar dhe në datë 24 prill shpallet në buletinin e prokurimit publik tenderi i hapur për PPP. Kjo ndodh 16 ditë përpara përfundimit të dorëzimit të ofertave”, tha ai.

Etiketa: GjoklajkelliciVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj mbetet në burg, Apeli i GJKKO nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

15:17 : 24/02/2026
AKTUALITET

Fjalimi i Ramës në Bordin e Paqes/ Këlliçi: Po të kishte b*le, të prezantohej si mik i McGonigal

21:37 : 19/02/2026
AKTUALITET

Padia e Veliajt kundër Ols Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

13:45 : 11/02/2026
AKTUALITET

“Do verifikohet farsa elektorale”/ Këlliçi: Brenda muajit do të vijnë dy misione faktmbledhëse nga Europa

20:23 : 09/02/2026
AKTUALITET

Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj

14:46 : 20/12/2025
AKTUALITET

Përgjimet Balluku-Berberi, Këlliçi: Nga sot nuk do e quajmë më Tuneli i “Llogarasë”, por i “k*rvës” ose i “Palloshit”

15:52 : 05/11/2025
Para

Shqipëria i nis eliminatoret e Europianit me humbje, kuqezinjtë e Cungut munden thellë nga Franca

TË GJITHA

OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

21:24 : 05/06/2026

Spital, data centera dhe resort bregdetar/ Mediat izraelite zbulojnë investimet e mikut të Ramës në Shqipëri

21:15 : 05/06/2026

Denoncimi/ Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!

21:10 : 05/06/2026

Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit

21:05 : 05/06/2026

“Po të mos ishte Kushner, s’i rruhej kujt”, Rama i kthen protestat e Zvërnecit në sulm ndaj “armiqve” të Trump

20:57 : 05/06/2026

Rama nuk tërhiqet: Investimi 4 mld dollarë në Zvërnec, bekim për gjithë ekonominë shqiptare!

20:44 : 05/06/2026

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

20:37 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetinterbahisbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobet