• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama: Ja përfitimet që do sjellë sateliti që do hedhim në Mars

12:25 : 09/11/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të Martë se satelitët do jenë “një ndihmë e jashtëzakonshme” për Policinë e Shtetit.

Në një aktivitet për prezantimin e projekt-buxhetit 2022 për Policinë e Shtetit, Rama tha se satelitët do ndihmojnë në identifikimin e vendgrumbullimeve të paligjshme të mbetjeve si dhe ndërtimeve pa leje. Po ashtu, Rama deklaroi se satelitët do vijnë në ndihmë në identifikimin e parcelave të mbjella me kanabis, menaxhimin e trafikut e krimeve të ndryshe mjedisore.

Kreu i qeverisë bëri me dije se sateliti i parë do lëshohet në muajin Mars.

“Me satelitët që do hedhim të parin në Mars, do kemi në dispozicion të dhëna në kohë reale dhe policia do ketë përditë të dhëna për ndërtime pa leje dhe s’do jetë më e varur nga sa mirë e bëjnë punën në terren punonjësit e policisë. Që siç thashë i kanë sytë hapur katër kur i bien më qafë një familje në ndonjë fshat dhe i kanë të mbyllur kur u hidhen zhavorr plazheve të Shqipërisë për të ndërtuar bankina apo për të hedhur beton për të ngritur struktura. Ndërkohë, gjithçka do kalojë në një sy tjetër që është larta që s’ka kushërinj, miq, parti, lidhje emocionale, por vetëm mbledhje, kalim të dhënash në duart e autoriteteve, të atyre të mbledhin të dhëna. Po ashtu, policia do ketë të dhëna për atë që është një luftë e përbashkët – ndotja e mjedisit. Vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave janë krime mjedisore dhe polici i shtetit është përgjegjës që në territorin ku ai vepron ti identifikojë jo vetëm vendndodhjet e këtyre skenave kriminale, por dhe protagonistët dhe pastaj Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thirret për të vepruar më tutje”, deklaroi Rama.

“E patolerueshme që në pyllin e Sodës të mbushet një sipërfaqe me 3 ton zhavorr dhe policia as mos të shikojë e as mos të dëgjojë asgjë, e patolerueshme që të hidhet zhavorr përgjatë vijës bregdetare dhe gjithçka të varet nga një qytetar që ta shohë e të marrë mundimin të lajmërojë një autoritet të caktuar apo një televizion. Drejtuesit e policisë ta lexojnë nen për nen ç’ka është miratuar së fundmi nga parlamenti në këtë drejtim. Ligji i ri është që ti arrestohesh dhe shkon para drejtësisë. E njëjta gjë dhe për ndërtimet pa leje. Çdo ndërtim pa leje është i paligjshëm, s’ka katër kate me leje dhe dy kate pe leje. E gjithë godina prishet, kështu e ka ligji i ri”, shtoi kreu i qeverisë.

Lexo edhe:

Tensionet në seancën plenare, Bardhi: Rama u tall me Kuvendin, përvetësoi rolin e kryetarit

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tensionet në seancën plenare, Bardhi: Rama u tall me Kuvendin, përvetësoi rolin e kryetarit

21:35 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

20:34 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Rama e eliminoi Veliajn politikisht”, Bushati: Nisma për shkarkim nga këshilltarët, ‘legenllëk’!

20:17 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”, përfundon me avionë pa logo

16:18 : 19/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria

16:10 : 19/09/2025
AKTUALITET

Rama sulmon inspektorët: Ndërtohet në mes të Tiranës, por shikojnë vetëm matanë Dajtit

14:35 : 19/09/2025
Para

I foli policëve për krimin mjedisor, Paloka-Ramës: Po tall menderen me të gjithë ne

TË GJITHA

EMRI-VIDEO/ Kishte mbjellë kanabis në oborrin e banesës, arrestohet 23-vjeçari në Kurbin

09:39 : 20/09/2025

“Ishin të prishura”/ Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini

09:27 : 20/09/2025

Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

09:16 : 20/09/2025

EMRI-VIDEO/ I riu kapet në autostradën Tiranë-Durrës me mbi gjysmë kilogrami kokainë

09:02 : 20/09/2025

12 minuta tension në qiellin e Estonisë, si avionët italianë i shmangën incidentet

08:50 : 20/09/2025

Sarandë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, më pas goditen edhe nga një kamionçinë

08:42 : 20/09/2025

“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit

08:30 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com