• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Kalaj: S’kam asnjë lidhje me Shkëlzen Berishën. Ja pse tërhoqa 7 mln euro brenda ditës

12:17 : 12/01/2017
në EKONOMI, KRYESORE

Personi i akuzuar nga kryetari i Komisionit Hetimor, Taulant Balla, si sekser i Shkëlzen Berishës për ardhjen e kompanisë CEZ në Shqipëri, Nuel Kalaj ka mohuar çdo lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin.

Në një intervistë për të përditshmen “Panorama”, Kalaj jep përgjigje të gjitha pretendimeve të ngritura rreth përfshirjes së tij në çështjen CEZ.

Sipas Kalajt ai është kontraktuar nga kompania CEZ për të mbledhur informacione lidhur me fizibilitetin e tregut energjetik shqiptar për investime.

Kalaj thotë se me ish-kryeministrin Berisha është takuar si pjesë e delegacionit të kompanisë çeke, kur ata kanë ardhur në Tiranë.

Në lidhje me kompaninë CEZ, Kalaj shprehet se ka bashkëpunuar në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe Çekisë ku kjo kompani ushtron aktivitetin e saj.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Nga ky bashkëpunim me kompaninë çeke, Kalaj nuk mohon se ka nxjerrë fitime të ligjshme, duke paguar dhe taksa për to. Ai u përgjigjet dhe akuzave për tërheqje të parave cash nga bankat.

“Paratë i kam tërhequr nga banka për qëllime investimi në drejtime të tjera”, shprehet Kalaj për gazetën “Panorama”.

Komisioni parlamentar ju akuzon ju si sekserin e qeverisë Berisha, që “lidhi martesën” me kompaninë CEZ. Çfarë lidhjesh keni ju me çekët dhe kompaninë CEZ?

Bashkëpunimin me CEZin e kam pasur të bazuar mbi marrëdhënie kontraktuale dhe ligjore. Nuk jam sekser i askujt, por kam punuar për të sjellë CEZ-in në Shqipëri dhe për këtë kam realizuar fitimet e mia në mënyrë të rregullt dhe të ndershme duke paguar taksat.

Ju akuzoheni se në llogaritë tuaja bankare janë mbi 7 milionë euro, të cilat janë tërhequr në 2009-n në cash nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, pak para zgjedhjeve. E mohoni një akuzë të tillë?

Paratë i kam tërhequr nga banka për qëllime investimi në drejtime të tjera.

Çfarë ju lidh me Shkëlzen Berishën dhe a jeni takuar ju me ish-kryeministrin Berisha në lidhje me çështjen CEZ?

Me Shkëlzen Berishën nuk kam asnjë lidhje. Nuk i kam premtuar askujt organizimin e takimeve me të. Me ish-kryeministrin Berisha jam takuar si pjesë e delegacionit të CEZ-it, kur ata kanë ardhur në Tiranë. E gjithë veprimtaria ime ka qenë në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe të Çekisë ku zhvillon aktivitetin e saj kompania CEZ.

Me çfarë statusi keni negociuar për ardhjen e CEZit në Shqipëri?

Nuk kam negociuar, por kam pasur një kontratë për të mbledhur informacionet e nevojshme për nevojat që kjo kompani kishte në Shqipëri.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

VIDEO/ Haradinaj del në gjykatën franceze, ja reagimet e tij në seancë

TË GJITHA

21 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura

11:11 : 12/07/2025

Një shefe në Kuçovë/ Proda vijon me ndryshimet në Polici, kush janë 11 emërimet e fundit (EMRAT)

10:58 : 12/07/2025

I arratisur nga burgu në Itali, shqiptari arrestohet në një autobus turistik në Gjermani

10:51 : 12/07/2025

Qeveria pezullon inspektimet e AKU-së, do u bëjë inspektorëve provim me shkrim dhe me gojë

10:40 : 12/07/2025

Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, viziton sot Kosovën

10:31 : 12/07/2025

I përfshirë në atentate dhe në zhdukjen e Koçoles/ Kush është Ervis Cukali që u kap në Sarandë

10:19 : 12/07/2025

Çmimi i duhanit në rritje, BE planifikon taksa të reja drastike për cigaret

10:07 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com