• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shifra të frikshme/ Abortet në Shqipëri, më të lartat në moshën 17-vjeçare

15:17 : 31/10/2021
në AKTUALITET, SOCIALE

Aborti është një moment i vështirë si nga ana psikologjike ashtu edhe fizike. Kjo gjendje është dhe me e vështirë në momentet kur mosha e nënës është tepër e re.

Në raportin vjetor burra-gra thuhet se abortet në moshën e adoleshencës janë analizuar veçmas dhe pjesa më e madhe e aborteve është kryer në moshën 17 vjeçare, 104 aborte për 1000 lindje të gjalla.

Sipas gjinekologes Moza Keta, të gjitha abortet janë të dëmshme, por më të vështira janë ato në moshë të re.

Ajo i tha Gazetasi.al se abortet ndikojnë negativisht në riprodhim.

Ndërkaq abortet në moshë të re lidhen me disa faktorë.

Lexo edhe:

Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar

Shpërtheu flluska? Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien me 8.4%

Sociologia Marsi Simo shpjegon për Gazetasi.al se ky fenomen ndikon dhe lidhet fillimisht me adoleshencën e hershme, një dukuri sa biologjike aq edhe sociale.

‘Është vënë re se dy dekadat e fundit adoleshenca nis në një moshë më të hershme. Sipas studimeve vajzat zakonisht fillojnë pubertetin midis moshës 8 dhe 13 vjeç dhe mesatarisht djemtë arrijnë pubertetin dy vjet më vonë se vajzat. Nisja e hershme e adoleshencës mund të shoqërohet me marrëdhënie seksuale të hershme. Duke qenë se po jetojmë në një shoqëri të hapur ku informacioni është i pandalshëm sidomos në zonat urbane, adoleshentët priren të nisin aktivitetin seksual ende pa njohur veten’, shpjegon Simo.

‘Abortet, pra ndërprerja e shtatzënisë në një moshë të re mund të ndodhin si pasojë e një papërputhshmërie midis pjekurisë fizike dhe pjekurisë mendore. Kur aborti është pasoja, shkaku janë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura.

Kjo mund të ndodhë si rezultat i kulturës së ulët të të rinjve për përgjegjësinë që ka akti seksual i pambrojtur, sikundër mund të tregojë së dëshirojnë seksin por nuk njohin, nuk thellohen, ose injorojnë dhe neglizhojnë përgjegjësitë që vijnë me të’, shpjegon Binjaku.

Binjaku shton se kur janë 107 aborte nga vajza 17 vjeçare, kjo tregon mungesa e edukatës seksuale është e lartë, niveli kulturor i vajzave dhe djemve nga ky ngjizet një embrion është i diskutueshëm. Sipas psikologes edhe pse mjekët flasin shpesh për pasojat që ka në shëndetin e vajzës apo gruas ky proces, sërish ky aspekt nuk merret seriozisht.

Ndërsa sociologia Simo i shpjegon Gazetasi.al se sipas një studimi nga ‘Sistemi i Mbikëqyrjes së Sjelljes së Rrezikut të të Rinjve’ ku u anketuan rreth 130,000 nxënës të shkollave të mesme në 40 shtete, rezultoi se në nivel kombëtar, 38% e adoleshentëve thanë se kishin pasur marrëdhënie seksuale.

‘Nga këto marrëdhënie të hershme, shpesh dhe të pambrojtura dhe pa informacion çojnë në shtatzëni të padëshiruara. Në këtë mënyrë vajzat i drejtohen abortit si zgjidhje.

Megjithatë nuk mund të përjashtohen edhe rastet e abortit në këtë moshë të vogël edhe për shkak të shtatzënive të krijuara si pasojë e përdhunimeve apo incesteve,’shton Simo.

Të dhënat e raportit nga INSTAT tregojnë se numri i aborteve në total gjatë vitit 2020 ishte 4540, ndërkaq abortet spontane përbëjnë 80.8% të totalit. Një tjetër e dhënë shqetësuese është se raporti lindje-abort tregon se për 6.2 lindje ka ndodhur paralelisht një abort.

Binjaku shton se në shumë raste varfëria është përcaktuese për abortet.

‘Vajza apo djem të varfër ose nga familje të varfra që nuk kanë mundësinë të çojnë përpara një shtatëzani sepse nuk janë gati për të dhe nuk kanë as edhe mundësinë të marrin përsipër përgjegjësi të tilla. Por pranojnë të ndërpresin një shtatzëni sepse nuk kanë mundur ta parandalojnë atë,’ shprehet Binjaku.

Më tej psikologja shton se shpesh traumat pas një aborti nuk trajtohen, për shkak se ky proces kryhet në heshtje dhe pa u këshilluar me askënd dhe ato mund të vijnë e thellohen me kalimin e kohës dhe e gjitha kjo pasqyrohet edhe në marrëdhëniet me të tjerë. /Gazeta ‘SI’/

Etiketa: abortetshifratShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar

21:29 : 25/07/2025
AKTUALITET

Shpërtheu flluska? Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien me 8.4%

18:17 : 25/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO)

19:24 : 24/07/2025
AKTUALITET

Bilanci i zjarreve: Rreth 10,000 hektarë sipërfaqe të humbura këtë vit

12:42 : 24/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Transferuan mln euro të drogës në Shqipëri përmes sistemit “Hawala”, lihen në burg të arrestuarit

16:22 : 21/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 7 ende aktive

12:18 : 21/07/2025
Para

Aksidenti në Qafë Thanë, 1 vikt*më dhe 4 të plagosur

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com