• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmimet e “çmendura” të energjisë, vetëm në tetor u blenë rreth 65 milionë euro në treg të lirë

08:02 : 26/10/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Energjia është kthyer në të mirën më të lakmuar të këtyre ditëve dhe çmimet në bursa kanë prekur nivele rekord teksa u theksua se nuk bëhej më fjalë për vlerë financiare, por për sasi të disponueshme për blerje.

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL), një nga tre kompanitë pjesë e OSHEE Group, pagoi vetëm në tetor për të siguruar energjinë e nevojshme për konsum rreth 65 milionë euro, një shumë kjo rekord dhe më e madhja e regjistruar ndonjëherë në një hark të tillë kohor prej më pak se 30 ditësh. Mjafton të shohim procedurat që janë zhvilluar gjatë këtij muaji që mbulojnë periudhën nga data 4 tetor deri në 31 tetor për të llogaritur dhe shpenzimin që është dashur të bëhet.

Ajo që bie në sy për çdo procedurë është fakti që është shtrirë në të paktën tre faza dhe ku pavarësisht kësaj shtrirje nuk është arritur të sigurohet në pjesën më të madhe sasia e kërkuar e energjisë.

Për datat nga 4 tetori deri në 31 tetor janë blerë në treg të lirë mbi 237 mijë MWh energji, çka bën që çmimi mesatar me të cilën është siguruar një megavat/orë është rreth 273 euro/ MWh.

Sigurisht ky çmim rezulton nga mesatarizimi, por FTL-së i është dashur të blejë energji në nivele mbi 320 euro MWh.

Lexo edhe:

Stuhia rrëzon shtyllat eletrike në Kukës, disa zona pa drita

Stuhia shkaktoi defekt në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes punonjësi i OSHEE-së

Qeveria shpalli në 8 tetor gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike duke sjellë bashkë me të një sërë masash që nisin nga pezullimi i investimeve në sektorin e energjisë nga të tre operatorët dhe fokusimi i tyre tek sigurimi i energjisë për konsum deri tek vendosja në dispozicion të instrumenteve financiarë për OSHEE-në. Kjo e fundit ka në dispozicion 100 milionë euro për të siguruar energjinë e nevojshme gjatë këtij viti në tregun e lirë ndërkohë që 100 milionë të tjera janë në dispozicion për pjesën e parë të vitit tjetër. Gjendja e emergjencës është lënë në fuqi deri më 15 prill 2022.

Por teksa u tha se OSHEE do të ketë në dispozicion për këtë vit 100 milionë euro për blerje energjie thuajse 65 për qind e këtij fondi është fshirë vetëm në muajin tetor teksa mbeten para nëntori dhe dhjetori. Sigurisht shpresat janë varur tek ndryshimi i situatës hidrike në vend dhe reshjet potenciale në vjeshtë dhe dimër por nuk ka asnjë garanci mbi ecurinë dhe sytë mbeten në tregun e lirë.

Aktualisht çmimet në bursa vijojnë të mbeten të lartë edhe pse disi më ndryshe nga mesi i tetorit. Në Bursën e Hungarisë 1 MWh për datën 26 tetor u shit mesatarisht me 235 euro, ndërkohë që në pik regjistroi vlerën 251 euro. Ekspertë ndërkombëtarë të sektorit të energjisë dhe ekonomistët parashikojnë që kriza e energjisë të zgjasë të paktën dy vjet deri në stabilizimin e çmimeve për shkak të kushteve dhe faktorëve kompleksë që e krijuan atë dhe nga e cila po vuan një pjesë e mirë e globit./N.Maho


/Monitor.al/

Etiketa: energji elektrikeoshee

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Stuhia rrëzon shtyllat eletrike në Kukës, disa zona pa drita

10:34 : 22/07/2026
AKTUALITET

Stuhia shkaktoi defekt në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes punonjësi i OSHEE-së

08:44 : 22/07/2026
AKTUALITET

Stuhi me erë të fortë në Kukës/ Rrëzohen shtyllat elektrike, disa zona pa energji

19:51 : 21/07/2026
AKTUALITET

Shkëndija elektrike shkakton zjarr pranë Postës në Gjirokastër, stakohet energjia në gjithë qytetin

10:23 : 07/07/2026
AKTUALITET

Shi dhe breshër në juglindje/ Probleme në qarkullim, disa fshatra pa energji

21:07 : 30/06/2026
AKTUALITET

E rëndë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari në Mirditë

13:34 : 29/06/2026
Para

Zajmina Vasjari shtatzënë për herë të dytë (FOTO)

TË GJITHA

“Fushatë kundër protestës”/ Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët për sulme online

14:05 : 22/07/2026

PD refuzon Sokol Bizhgën, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

13:54 : 22/07/2026

Rubio takohet me Lavrov të enjten në Manila

13:46 : 22/07/2026

Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore shqiptare

13:30 : 22/07/2026

Katër herë tritol banesës së Arben Turkut në Lushnje/ Dëshmojnë Altin Lamçe dhe bashkëshortja

13:26 : 22/07/2026
Foto ilustruese

Shënohet viktima e dytë nga stuhia në jug, gjendet i mbytur peshkatari /EMRI

13:19 : 22/07/2026

Moti i keq në Sarandë/ Ndalohet dalja në det për të gjitha mjetet lundruese

13:11 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobet